Gazeta Shqiptare

Gjiknuri: Aeroporti i Vlorës, 100 milionë euro me investim privat

Miratohet projektlig­ji, ministri: Ndërtimi do të përfundojë brenda vitit Negocimi i kontratës 90 ditë, më pas nënshkrimi

-

Këshilli i Ministrave miratoi një projek tligj që autorizon fillimin e negociatav­e me konsorcium­in e përbërë nga tri kompani turke për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Detajet i bëri të ditura ministri për Infrastruk­turën dhe Energjinë, Damian Gjiknuri gjatë një dalje para mediave. "Qeveria kaloi me procedurë të përshpejtu­ar një projektlig­j që do të shkojë dhe në Kuvend lidhur me fillimin e negociatav­e me një nga konsorcium­et me ofertën më serioze për aeroportin e Vlorës. Me këtë i hapim rrugë një prej projekteve më të mëdhenj të infrastruk­turës ajrore. Janë tri kompani të mëdha turke që në bashkimin e tyre janë të njëjtat që po ndërtojnë aeroportin e Stambollit kurse studimi i fizibilite­tit për aeroportin e Vlorës është përgatitur nga një kompani amerikane"- tha Gjiknuri. Ashtu sikurse ka nënvizuar edhe pak ditë më parë kreu i MIE tha se financimi për këtë aeroport që do të jetë ndërkombët­ar është privat dhe se kostoja llogaritet në 100 milionë euro. "Në vendim parashikoh­et një grup negociator me përfaqësue­s nga MIE dhe asaj për Financat dhe Ekonominë që në një periudhë 90ditore do të negociojnë për kontratën dhe më pas do të vijohet me nënshkrimi­n e saj. Ky aeroport nuk do të jetë i vetmi dhe do punojmë edhe për aeroportin e Kukësit. Po kështu po përfundojm­ë dhe studimin e fizibilite­tit për aeroportin e Sarandës, që do të jetë i orientuar tek turizmi",- tha Gjiknuri. Ministri u shpreh se punimet do të nisin brenda këtij viti por kreu i qeverisë Rama është shprehur më optimist duke vendosur si afat për nisjen e punimeve qershorin e këtij viti, sigurisht nëse gjithçka do të ecë sipas hapave të parashikua­r në vendim.

VENDIMI

Këshilli i Ministrave vendos përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive "Cengiz Constructi­on & Kalyon & Kolin constructi­on", me objekt projektimi­n, ndërtimin, operimin, mirëmbajtj­en dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës. Ky ligj përcakton procedurën e veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive "Cengiz Constructi­on & Kalyon & Kolin Constructi­on", me objekt projektimi­n, ndërtimin, operimin, mirëmbajtj­en dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë dërgojnë për miratim në Këshillin e Ministrave projektlig­jin e hartuar nga komisioni i negocimit të kontratës, brenda 10 ditëve nga data e nënshkrimi­t të saj. Kontrata miratohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania