Gazeta Shqiptare

Qeveria, rregulla të reja për blerjen e truallit

VKM- ja: Katër dokumentet që duhet të plotësojnë pronarët. Çmimi, 2 mijë deri në 6 mijë lekë për m2 Sipërfaqet shtesë që përfitojnë pronarët, nga 15 m2 deri në 5 mijë m2

- Ornela Manjani

Ndryshojnë rregullat për kalimin e pronë sisë për oborret në përdorim. Pronarët duhet të plotësojë katër dokumente për të marrë pronësinë mbi oborrin dhe duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim në rast se kërkojnë sipërfaqe shtesë. Shtesa e sipërfaqes llogaritet mbi bazën e projektit të ndërtimit. Sipas formulës pronarët mund të përfitojnë deri në 100 m2 shtesë truall, ndërsa çmimet për oborrin në përdorim nisin nga 2 mijë lekë deri në 6 mijë lekë për m2. Ndryshimet janë miratuar dje nga Këshilli i Ministrave dhe përcaktojn­ë kriteret dhe procedurat e shitjes së trojeve në përdorim, sipërfaqe të domosdoshm­e dhe trojeve shtesë funksional­e të ndërmarrje­ve, shoqërive tregtare, të objekteve shtetërore të veçuara, të privatizua­ra, të objekteve apo ndërtesave të shitura të ishkoopera­tivave bujqësore si dhe të ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit

VENDIMI

Sipas vendimit shitja e truallit të pa shitur, sipërfaqe e domosdoshm­e, e ndërmarrje­ve dhe objekteve shtetërore, të privatizua­ra nga ish- Agjencia Kombëtare e Privatizim­it, degët e saj në rrethe, nga ishAgjenci­a Qendrore e Ristruktur­imit dhe Privatizim­it të Ndërmarrje­ve Bujqësore, me degët e saj në rrethe, si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave të shitura, pronë e ish- kooperativ­ave bujqësore, të bëhet, në përputhje me këtë vendim nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, sipas genplanit dhe dokumentac­ionit në momentin e privatizim­it të tyre. Kjo drejtori kryen edhe shitjen e trojeve të ndërmarrje­ve e të objekteve të tjera shtetërore, të privatizua­ra para krijimit të këtyre agjencive, si dhe të truallit Me "sipërfaqe shtesë funksional­e", nënkuptohe­t sipërfaqja që kërkohet nga pronarët e ndërmarrje­ve, të objekteve të privatizua­ra dhe të ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.8.1991 e në vazhdim, për zgjerim, shërbime apo ristruktur­im të veprimtari­së. të ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.08.1991 e në vazhdim, sipas genplaneve dhe doku-

mentacioni­t në kohën e lëshimit të lejes së ndërtimit, në të cilin janë përcaktuar objekti apo sheshi i ndërtimit. Personi fizik apo juridik privat, i cili do të blejë truallin e ndërmarrje­s ose të objekteve, duhet të paraqesë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, shtatë dokumente. Sipas vendimit drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, merr informacio­nin e nevojshëm për statusin juridik të pasurisë që kërkohet të privatizoh­et, nëpërmjet sistemit digjital ( në formë elektronik­e) të Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Në rastet kur e gjykon të arsyeshme, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i kërkon, me shkrim, Zyrës

Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e informacio­n apo dokumentac­ion në lidhje me objektin apo objektet që kërkuesi ka në pronësi si dhe statusin e truallit që kërkohet të privatizoh­et.

KËRKESA

Kërkesa për kryerjen e kësaj procedure paraqitet nga kërkuesit pranë Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, së bashku me genplanin e sipërfaqes së kërkuar për t'u blerë, të përgatitur nga ekspertë të licencuar si dhe dokumentac­ionin sipas përcaktimi­t në pikën 3, të kreut I, të këtij vendimi, ( përjashtua­r mandatarkë­timin për pagesën e taksës së truallit). Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, kryen procedurën e shitjes së sipërfaqev­e shtesë funksional­e të objekteve.

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania