Gazeta Shqiptare

Sherr në pediatrinë e QSUT, polici privat kërcënon me armë

Shoqërohen në komisariat tre baballarët për sqarimin e rrethanave Uniformat blu: Shkak i konfliktit, radha e vizitës

-

Një incident ka ndodhur dje në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT, ku prindërit e 3 fëmijëve që prisnin në radhë janë konfliktua­r. Situata u agravua deri në atë pikë sa njëri prej tyre ka nxjerrë armën në formë kërcënimi. Ky veprim ka shkaktuar panik në radhët e prindërve dhe fëmijëve që ndodheshin në korridorin e pediatrisë. Dëshmitarë­t tregojnë se mes tre baballarëv­e debati ka nisur verbalisht dhe ka përfunduar deri në grushte. Bëhet me dije se personi i cili ka nxjerrë armën për të kërcënuar tjetrin, është punonjës i një policie private.

NGJARJA

Tre prindër janë konfliktua­r ditën e djeshme rreth orës 13: 20 në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Dy prej tyre kanë tentuar të hynë në dhomën e mjekut, por një i tretë me profesion polic civil u ka kërkuar të respektojn­ë radhën me fjalët se të gjithë janë për urgjencë. Pas kësaj kanë nisur të sharat dhe ofendimet, ndërsa dëshmitarë okularë thanë se dy personat kanë goditur në fytyrë policin, i cili në gjaknxehtë­si ka nxjerrë armën duke e mbushur atë në sy të dhjetëra fëmijëve dhe prindërve të tjerë që ndodheshin në radhë. Sapo kanë parë armën në dhomën e vogël të urgjencës pediatrike ka shpërthyer paniku dhe të gjithë kanë vrapuar të fshihen, duke dalë jashtë ndërtesës e të tjerë janë fshehur në dhomat e shtrimeve ditore. Disa prindër kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin që mund të kishte marrë për- masa të mëdha. Në pak minuta kanë mbërritur pranë këtij shërbimi disa njësi të forcave "Shqiponja", që kanë shoqëruar në komisariat agresorët dhe policin që nxori armën. Në komunikatë­n e shpërndarë për mediat, policia e Tiranës deklaron se mbajtësi i armës me inicialet A. C. është polic privat. Policia pohon variantin se shkak i sherrit është bërë radha e vizitës dhe se në të janë përfshirë 3 prindër që prisnin për të vizituar fëmijët. Por policia nuk thotë asnjë fjalë për dhunën fizike ndaj punonjësit Në lidhje me këtë ngjarje, policia e Tiranës deklaroi se mbajtësi i armës me inicialet A. C. është polic privat. Policia pohon variantin se shkak i sherrit është bërë radha e vizitës dhe se në të janë përfshirë 3 prindër që prisnin për të vizituar fëmijët. të policisë private. Sipas policisë, dy prindërit e tjerë me inicialet A. Sh. dhe D. F. u kanë deklaruar grupeve të gatshme se polici privat u ka treguar armën që mbante me vete. Të tre personat janë shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave.

 ??  ?? Pediatria në QSUT
Pediatria në QSUT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania