Gazeta Shqiptare

Si u lirua tri javë më parë i "forti" i Shijakut, Durim Keçi

42- vjeçari përfitoi nga amnistia dhe periudha e qëndrimit në paraburgim Gjykata e Durrësit njohu vendimin e dënimit me 8.9 vite burg dhënë nga autoritete­t në Xhenova

-

Durim Keçi nga Shi jaku, i cili u arrestua në tetor të vitit që shkoi për llogari të autoritete­ve italiane është lënë i lirë tri javë më parë. 42- vjeçari i përfolur si mik i politikanë­ve të majtë i është drejtuar prokuroris­ë me një kërkesë se mbahej me të padrejtë në burg, duke paraqitur edhe vendimet e kryerjes së dënimit në Itali. Ndërkohë, mësohet se ai u la i lirë, pasi Gjykata e Durrësit ka bërë njohjen e vendimit penal të huaj të gjykatës së Xhenovë, e cila e kishte dënuar për veprat penale: "Trafikim të lëndëve narkotike", "Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike" dhe "Shfrytëzim prostituci­oni". Por, pas arrestimit të tij më 11 tetor të vitit që shkoi, mësohet se nuk ka pasur kërkesë nga autoritete­t italiane për ekstradimi­n e tij në Itali. Në vendimin e lirimit bëhet me dije se autoritete­t e vendit fqinj kanë kërkuar konvertimi­n e dënimit me 8.9 vite burg të dhënë nga gjykata e Xhenovës për Durim Keçin. Sipas "Shqiptarja. com", një muaj pas vënies në pranga, autoritete­t italiane ndryshuan kërkesën për Keçin nga ekstradim, në njohje të vendimit penal italian në Shqipëri. Fillimisht në Itali, Keçi ishte dënuar me 13.3 vite burg, ndërsa më pas përfitoi ulje për shkak të amnistisë, por edhe për faktin se dënimi për trafik droge në Itali është i lehtë në Shqipëri, duke shkuar në favor të Keçit konvertimi­n. Më 5 janar të këtij viti, Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorit Gëzim Veizi, duke i njohur dënimin italian me 8.9 vite heqje lirie. Në këtë vendim Gjykata e Durrësit shprehet si më poshtë: "… I zbritet periudha e dënimit të vuajtur në paraburgim në Itali, nga data 25.05.2002 deri më datë 19.12.2005, i ulet dënimi për efekt të amnistisë italiane prej 3 vitesh dhe i ulet periudha e paraburgim­it e vuajtur në Shqipëri nga momenti arrestimit për llogari të ekstradimi­t në Itali, datë 11.10.2017…". Pra, megjithëse ia ka njohur si vendim dënimi, Gjykata e Durrësit njëherësh i ka njohur dhe amnistinë në Itali dhe periudhën e paraburgim­it në këtë shtet. Për pasojë sipas llogaritje­ve, Durim Keçit i është ulur thuajse e gjithë masa e dënimit, duke i mbetur për të vuajtur gati një muaj burgim. Edhe kjo periudhë është ezauruar dhe për Më 11 tetor të vitit 2017, policia bëri me dije se u arrestua Durim Keçi, lindur në Shijak dhe banues në Durrës, i dënuar me 9 vjet e 7 muaj burg. Në këtë njoftim thuhej se Keçi është dënuar nga Gjykata e Xhenovës në Itali me vendimin nr. SIEP 294/ 2013 dt. 21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale: "Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbj­e të autoritete­ve gjyqësore", "Shkatërrim prone me pasoja të rënda", "Trafikim të lëndëve narkotike", "Krime me armë kundër personit", "Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike" dhe "Shfrytëzim prostituci­oni".

pasojë nga ana e drejtorisë së burgut dhe Prokuroris­ë së Durrësit është urdhëruar lirimi i tij ditën e djeshme.

 ??  ?? 42- vjeçari, Durim Keçi
42- vjeçari, Durim Keçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania