Gazeta Shqiptare

Alibeaj: Pas Tahirit dhe Balilajt, ja krimineli i radhës që ndihmoi Rama

-

Lirimi

i shijakasit Durim Keçi ka pasuar me reagimin e deputetit të PD- së, Enkelejd Alibeaj. Në një konferencë dhënë për shtyp ditën e ditën e djeshme, ai u shpreh se një tjetër kriminel, një ' peshk i madh' i krimit është jashtë burgut. "Durim Keçi është jashtë burgut, sepse është mik i Edi Ramës dhe ministrit Blendi Klosi", tha Alibej, i cili tregoi foto të Ramës dhe Klosit me Durim Keçin. "Që në shtator kryetari i DD- së, Lulzim Basha e paralajmër­oi lirimin e durim Keçit, pasi ai është mik i Ramës dhe e ndihmoi atë në çdo zgjedhje. Në tetor, Lulzim Basha bëri të njohur ekzistencë­n e tabulateve telefonike të Edi Ramës me Durim Keçin, të cilit i garantoi mosekstrad­imin. Dhe kështu ndodhi. Reforma në drejtësi u përdor për të çliruar nga drejtësia kriminelët si Keçi dhe të tjerë të fuqishëm, që kërkohen për ekstradim në Itali. Por, lirimi i Durim Keçit është edhe efekt i presionit të Edi Ramës ndaj drejtësisë dhe kontrollit politik nëpërmjet kryeprokur­orit antikushte­tues. Që kur Edi Rama emëroi Prokurorin e Përgjithsh­ëm pa veting dhe në kundërshti­m me Kushtetutë­n, Saimir Tahirit iu kthye pasaporta dhe ai mund të lëvizë i lirë kudo ku ka fshehur paratë e fituara nga trafiku i drogës. Orest Sota u lirua nga burgu, megjithëse u kap në mashtrim për burimin e 863 mijë eurove dhe përdorimin e tyre, trafikantë­ve të kokainës së Xibrakës iu ul dënimi dhe prokuroria nuk e ankimoi vendimin. Balilajve iu rikthye nga gjykata leja për policinë private, që do të thotë një ushtri e armatosur me njerëz në mbrojtje të Kelment Balilit", u shpreh ndër të tjera Alibeaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania