Gazeta Shqiptare

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës, plagoset në kokë 34- vjeçari Gentian Liti

Atentati në 2013- ën, kasapit i hodhën në erë furgonin

-

GJIROKASTË­R - Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur banorët e qytetit të Gjirokastr­ës. Burime nga policia lokale dje bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23: 45 në lagjen "Dunavat i dytë". Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e 34- vjeçarit Gentian Liti, i cili ka mbetur i plagosur lehtë në kokë. Ndërkohë që janë shkaktuar dëme të konsiderue­shme materiale. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorit/ ve të krimit. Ndërsa, i plagosuri është dërguar në spitalin e Gjirokastr­ës dhe pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, ai është kthyer në banesë. Mësohet se në momentin e shpërthimi­t, pesë anëtarët e familjes Liti kanë qenë në banesë, por fatmirësis­ht, ata nuk janë lënduar. Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin, anëtarët e tjerë të familjes Liti, si dhe fqinjët e kësaj familjeje. Pista e vetme ku heton grupi hetimor i ngritur me këtë rast është ajo e një konflikti mes Gentian Litit dhe personave të tjerë të dyshuar, që përbëjnë sekret hetimor. Sipas hetuesve të çështjes, sasia e lëndës plasëse dyshohet të ketë qenë gati 100 gr, ndërsa zhurma e shpërthimi­t u dëgjua gati 1.5 km larg. Gentjan Liti është një kasap i njohur në qytetin e Gjirokastr­ës, ndërsa biznesi i tij është ven- dosur në zonën muzeale të qytetit. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Kjo është hera e dytë që Liti bëhet shënjestër e atentatit me tritol. Në orët e para të mëngjesit të datës 8 korrik 2013, persona të paidentifi­kuar vendosën eksploziv poshtë furgonit tip "Benz" me targa GJ 8067 A, në pronësi të tij. Në momentin e atentatit makina ishte parkuar pranë banesës së Litit. Tritoli ishte vendosur poshtë parafangos së pasagjerit. Si pasojë e shpërthimi­t, mjeti pësoi dëmtime në pjesën e përparme, ndërkohë që nuk pati dëmtime të shtëpive përreth. Ngjarja u hetua nga Prokuroria e Gjirokastr­ës, por nuk u mor vesh çfarë ndodhi më tej.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi shpërthimi me eksploziv në Gjirokastë­r
Vendi ku ndodhi shpërthimi me eksploziv në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania