Gazeta Shqiptare

Mbyti me duar gruan e pronarit, lihet në burg Fatjon Karmeshtna

Prokuroria: Ngjarja për xhelozi, bashkëshor­ti urdhëroi punëtorin t'i vriste gruan 35- vjeçari në gjyq: Jam i tronditur, do flas herë tjetër

-

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë dje ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj 35- vjeçarit Fatjon Karmeshtna nga Shkodra, i cili akuzohet për vrasjen e Suela Sulës. Ngjarje kjo e ndodhur më 18 prill të vitit 2016 në një mobilieri në afërsi të fshatit Melgushë të Shkodrës. Në atë kohë, viktima, nënë e tre fëmijëve u gjet e pajetë në tualetin e mobilieris­ë që ishte në pronësi të familjes. Sipas prokuroris­ë, Karmeshtna, punëtor në mobilierin­ë e çiftit Sula e mbyti me duar 38- vjeçaren me urdhër të pronarit dhe njëkohësis­ht të bashkëshor­tit të saj, Sadetin Sula, i cili aktualisht është në qeli. Nga hetimet e kryera në lidhje me vrasjen ka rezultuar se ngjarja ka marrë shkas për motive xhelozie. Mësohet se 47- vjeçari Sula dyshonte se bashkëshor­tja e tradhtonte dhe në rast të një divorci, ajo do t'i merrte gjysmën e pasurisë. Ndërkaq, gjatë seancës së djeshme gjyqësore, i akuzuari Fatjon Karmeshtna ( baba i katër fëmijëve) zgjodhi të mos fliste në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur afro dy vite më parë. I pyetur në lidhje me rrethanat e krimit nga gjyqtari Klodian Kurushi, i pandehuri është shprehur se ndihej i tronditur psikologji­kisht dhe se do të fliste një herë tjetër.

PROVAT E PROKURORIS­Ë

Sakaq, prokurori Henrik Ligori solli para gjykatës provat, të cilat faktojnë përfshirje­n e 35- vjeçarit në vrasjen e Suela Sulës. Është e provuar shkencëris­ht nga analizat e ADN- së, që Karmeshtna është ekzekutues­i i krimit duke mbytur viktimën me duar. Kampione të mbetjeve të marra nga thonjtë e Suelës ( ka tentuar të vetëmbrohe­t) janë krahasuar me ato që 35- vjeçari ka lënë në grykën e një shisheje uji. Gjithashtu, provë tjetër është edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i arrestuari flasin me njëri- tjetrin. Nga biseda rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t'i merrte gjysmën e pasurisë. Fatjon Karmeshtna ka qenë punëtor në mobilierin­ë familjes Sula dhe sherri i fundit mes dy bashkëshor­tëve ka qenë pikërisht për të. Suela i ka kërkuar Sadedinit që ta largojë nga puna, por kjo nuk është bërë dhe disa ditë më vonë ajo dyshohet se u mbyt nga 35- vjeçari. Për të mos ngjallur dyshime, ditën që ndodhi krimi, Sadetin Sula nuk kishte shkuar te mobilieria në pronësi të tyre.

DËSHMIA E BASHKËSHOR­TIT

Sadetin Sula ka qenë ai që ka njoftuar policinë për vdekjen e bashkëshor­tes, Suela Sula. Fillimisht ka njoftuar nipin e tij dhe menjëherë më pas policinë e Shkodrës, duke thënë se gruaja e tij është vetëvrarë dhe se është e pajetë në tualetin e mobilieris­ë. Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarj­e dhe pasi kanë parë rrethanat dhe shenjat në qafë, sy dhe dorën e majtë menjëherë kanë bërë shoqërimin në polici të bash- këshortit të saj. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha "Arrest me burg" ndaj 47- vjeçarit Sula. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm vetëm familjarët e Sadetinit dhe askush nga familja e viktimës. Për asnjë moment Sadetin Sula nuk pranoi se është ai autor i vrasjes, ndërsa kërkoi drejtësi dhe se ishte i gatshëm për të investuar në zbardhjen e çështjes. Ende nuk ka një vendim të formës së prerë për Sadetin Sulën.

 ??  ?? Fatjon Karmeshtna, në sallën e gjyqit
Fatjon Karmeshtna, në sallën e gjyqit
 ??  ?? Bashkëshor­tët Suela dhe Sadetin Sula
Bashkëshor­tët Suela dhe Sadetin Sula

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania