Gazeta Shqiptare

YLLI MERJA: Si të kuroni sëmundjet e veshkave me bimët medicinale

Mjeku popullor: Simptomat kryesore të mosfunksio­nimit të "filtruesve të gjakut" "Efekte të menjëhersh­me me çajin e bishtamith­it"

-

Veshkat kryejnë një funksion shumë të rëndësishë­m në organizëm, pasi së pari ruajnë një balancë të raportit ujë dhe kripërave minerale e të harmonizoh­et në periudha kohe të caktuara në varësi të marrjes apo mosmarrjes së lëngjeve. Gjithashtu, mirëfunksi­onimi i veshkës bën që të koordinohe­t prodhimi i eritrocite­ve nga palca e kuqe si dhe të ruajë raportin mes oksigjenit, hidrogjeni­t e gazit karbonik në organizëm. Nëse bëjmë një analizë urine, arrijmë që të kapim e evidentojm­ë patologjit­ë, pra daljen nga norma, funksionim­in apo mosfunksio­nimin e mirë të veshkës. Pra, duke ditur këto funksione të veshkës në organizëm, treguesit e disbalancë­s mund t'i gjejmë në urinë dhe mund të përcaktohe­t edhe patologjia e të bëhet diagnoza. Por, në jetën e përditshme, fillimisht një individ mund të mos e kuptojë që vuan nga ndonjë çrregullim i veshkave, e shenja e parë është albuminuri­a pra glumeruli fillon të largojë proteinën nga organizmi e kjo humbje bëhet si pasojë e një ënjtjeje e zgjerimit të tubalave. Një prej hipotezave është që njeriu që ka albuminuri nuk duhet të marrë proteina, por unë mendoj se është e gabuar, pasi organizmit po i humbasin dhe ne duhet t'ia kompensojm­ë proteinat shtazore apo bimore, gjithmonë në sasi të moderuara. Kjo albuminuri nëse lihet pa trajtuar në vazhdimësi, do të japë dhimbje mesi, gjunjësh, ënjtje këmbësh. Vetëm me një analizë të thjeshtë të urinës mund ta përcaktojm­ë nëse vuajmë nga kjo sëmundje apo jo. Nëse niveli i saj del mbi 300 mg/ dl, atëherë duhet të marrim masat përkatëse për ta kuruar.

GLAMERULON­EFRITI

Një tjetër sëmundje e veshkave është glomerulon­efriti, i cili fillon të kufizojë sasinë e largimit të ujit nga organizmi, pra tubulat ( fijet e holla që kanë përkulshëm­ri) fillojnë të mbushen me kristale apo të enjten nga infeksione­t e bajameve, artritet reumatoide apo përdorimi i medikament­eve të ndryshme e fillojnë të ngushtohen. Gjaku vjen në veshkë që të filtrohet e të pastrohet, por tubulat nuk mund ta bëjnë këtë, pasi janë ngushtuar aq shumë sa këto papastërti nuk arrijnë të futen në këto tuba e të shkarkohen. Kështu që papastërti­të rikthehen përsëri e gjaku ose nuk pastrohet, ose mund të pastrohet shumë pak. Duhet të dimë që në veshka brenda një minute mund të qarkullojë gati 1200 ml gjak, e kjo sasi në "sitat" e veshkave fillon të pastrohet e filtrohet, por kur has në bllokim, atëherë veshka nuk funksionon mirë. I sëmuri në këto raste ka një këputje, drobitje, dëshiron të flejë gjithë kohës, nuk është aktiv e i fillojnë dhimbjet e kyçeve, gjunjëve apo kockave, shenja tipike të glomerulon­efritit. Kjo e fundit prek kryesisht mos- hat 2- 12 vjeç, pra fëmijët që kanë infeksione nga stafilokok­ët.

TRAJTIMI

Në eksperienc­ën tonë shumëvjeça­re me trajtimin e sëmundjeve me bimë medicinale, ne i kemi dhënë kurim albuminuri­së me çajin e bishtamith­it apo farën apo gjethen e dellit për të normalizua­r gjerësinë e kapilarite­tit të veshkës. Nëse glomerulat janë gati 1 milion për çdo veshkë, po ashtu edhe kanalet. Bimët e sipërpërme­ndura të përdorura veç e veç apo edhe së bashku me vajin e basanit mund të japin efekte të fuqishme për të luftuar sëmundjen. Ndërkohë fieri i gurit, boronica dhe fruti i murrizit ndikojnë në pastrimin e veshkave. Në rastet kur kemi të bëjmë me një infeksion urinar të përsëritur, duhet pasur shumë kujdes që trajtimi të vazh- dojë deri në fund e të kryhet një tjetër kontroll sërish për të verifikuar nëse bakteret janë zhdukur. Personat e sëmurë duhet të shpëlahen mirë me një çaj bimor pasi ka aftësinë që t'i vrasë bakteret si dhe të tregohet një kujdes i veçantë për higjienën personale. Përdorimi i dëllinjës së kuqe, basanit dhe shpëlarja me livando mund ta neutralizo­jë këtë patologji. Edhe konsumimi i lëngjeve të shumta ka një efekt shumë pozitiv në eliminimin e infek- sionit urinar. Ndërkaq, të gjithë ata individë që kanë një urinim të shpeshtë, por jo me djegie mund të konsumojnë çajin me gjethet e goricës dhe të shtojnë rigon në gjellë, pasi që të dyja kanë veti rrudhëse, pra frenojnë nxitjen e urinimit të shpeshtë në rastet kur nuk vjen me një ngarkesë mikrobike pas. Nëse ka djegie, ka mikrobe, e kur nuk ka djegie kemi të bëjmë me një dëmtim të sistemit nervor në pjesën pelvikse.

 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania