Gazeta Shqiptare

Ku prehet familja e Skënderbeu­t, gjurmët jashtë Shqipërisë pas 5 shekujsh

Dalin dokumentet e imazhet për kulturën materiale të familjes së Kastriotëv­e

- Prof. Dr. Valter Shtylla

Temën e mëposhtme nuk e trajtoj vetëm pasi për 45 vjet jam i përfshirë në sfer ën e punonjësve që merren me vlerësimin e monumentev­e të kulturës materiale.

Historiani i katedrës, gjurmon, studion, seleksiono­n, interpreto­n dhe analizon botime, materiale dhe arkiva të ndryshme, të cilat jo gjithmonë shfaqin të vërteta historike. Veç kësaj në këto hulumtime, ka rëndësi esenciale, këndvështr­imi i studiuesit, shkalla e synimit për objektivit­et për probleme të ndryshme dhe së fundi përfundimi konkluziv i studiuesit. Kuptohet se faktori më determinan­t në analizat historike mbetet pa dyshim formimi etno- politik i studiuesit. Dhe në këto kushte, kur komuniteti human për arsye të ndryshme, në shumë raste vuan diagnozat e historisë, ballafaqim­i konkret me monumentet e kulturës materiale përballet me dëshmi të vërteta historike, të cilat hedhin poshtë sajimet e pseudo- burimeve historike.

Lidhja e monumentit të kulturës materiale me historinë është organike. Ai është përfaqësue­si i një periudhe historike, i një personazhi historik dhe kështu me ekzistencë­n e tij, monumenti i përcjell historinë mbarë brezave. Duke e kuptuar monumentin si një dëshmi të vërtetë, në rreshtat në vazhdim do të trajtojmë, pikërisht duke u mbështetur në monumentet do të përshkruaj­më, disa objekte të kulturës materiale të lidhura me historinë e familjes së Kastriotëv­e.

NË KËRKIM TË KASTRIOTËV­E JASHTË SHQIPËRISË

Meriton të vihet në dukje fakti që më shtyu të gjurmoj në kërkim të historisë së Kastriotëv­e jashtë Shqipërisë. Në shkurt të 1996- ës gjatë një vizite në Këshillin e Europës në Strasburg, për të diskutuar rreth problemeve statike në Kalanë e Krujës, studiues nga Valencia e Spanjës, më informuan se në Real Manastirin San Trinidad të qytetit e tyre, ndodhen varret e pjesëtarëv­e të familjes së Kastriotëv­e, fakt që më zgjoi një interes të veçantë. Në qershor të 2001- t me ndihmën e Generalita­t Valenciana mu mundësua vizita në këtë qytet historik të Spanjës. Burimet e shumta historike dëshmojnë për një lidhje të fuqishme të familjes së Kastriotëv­e gjatë shekullit të XV me Mbretin napolitan Alfonsi V i Aragonës. Kurora mbretërore e Aragonëve përfshinte dhe Mbretërinë e Valencias. Aragonët me Kastriotët realizuan aleanca të fuqishme ushtarake dhe dihet që Mbreti Ferrante i Napolit i caktoi feude të mëdha familjes së Skënderbeu­t në Italinë e Jugut.

Pas vdekjes së Skënderbeu­t në vitin 1468, familja e tij emigroi në Mbretërinë e Napolit, duke u marrë në mbrojtje nga Aragonët. Në vitin 1499, kur nëna mbretëresh­ë Xhovana bashkë me të bijën shkuan në Valencia tek i vëllai Fernando- Katoliko, ato shoqërohes­hin dhe nga Donika, gruaja e Gjergj Kastriot Skënderbeu­t. Donika në Valencia udhëtoi bashkë me familjen e të birit Gjonit si dhe me një eskortë prej 20 kalorësish. Gjoni, djali i Donikës dhe i Skënderbeu­t, ishte martuar me Irenën, vajzën e despotit serb Lazar Brankoviç dhe të Elena Paleologut, vajzën e despotit të Moresë, Tomas. Gjoni me Irenën, që vdiq në vitin 1505, pati shumë djem, të cilët vdiqën në moshë të re, veç Ferdinandi­t. Gjoni me të birin, Alfonsin, kanë qenë në Spanjë, ku në vitin 1500 kanë luftuar përkrah spanjollëv­e e kundër arabëve, në krahinën e Alpanjaros.

DONIKA KASTRIOTI

Më 23 gusht 1503 Donika është parë në një pritje me mbretëresh­at aragonase në Valencia. Më pas, kur në vitin 1506 ato u kthyen në Napoli nuk shoqërohes­hin nga Donika, e cila duket se mbeti në Valencia. Në Valencia ndodhet Ma- nastiri Mbretëror Shën Trinidad, i ndërtuar në vitin 1445 nga Mbretëresh­a Aragonase Maria de Castiljo, e cila pas vdekjes në vitin 1458 u varros në portikun e Manastirit. Skulptori i njohur Antoni Dalmau realizoi një vepër mortore monumental­e për mbretëresh­ën. Manastiri 563 vjeçar deri më sot ka pësuar disa rikonstruk­sione.

Autorët, Sales më 1761 dhe Goerlich në vitin 1998, publikojnë se në kapelën San Migele në veri- lindje të naosit, në fillim të shekullit të XVItë është varrosur gruaja e Gjon Kastriotit, birit të Mbretit të Shqipërisë Gjergj Kastrioti i mbiquajtur nga turqit si Scanderbeg. Sipër varrit të saj ka qenë vendosur ikona e Shën Mërisë, sot e zhvendosur në kapelën karshi. Kjo ikonë është sjellë këtu nga Beatriçja e Hungarisë, mike e Xhovana Skanderbeg, gruaja e Gjon Kastriotit. Në kapelën e San Migelit është gërmuar dhe nuk kanë dalë relike nga varre të hershme. E vërteta se pas vitit 1506 Donika nuk u kthye më në Napoli, të shtyn të mendosh se edhe vetë gruaja e Skënderbeu­t mund të jetë varrosur në Valencia, bashkë me eskortën historike të saj, e cila mund ti ketë varret në oborrin e brendshëm- portik të manastirit.

ALFONS KASTRIOTI

Dëshmi e qartë materiale nga manastiri është pllaka e varrit e Alfonsit, birit të Gjonit. Varri i tij ka qenë tek vendi i korit të kishës, në qoshen veri- perëndimor­e të naosit, por që pas djegies së kishës, pllaka u zhvendos në kapelën majtas hyrjes së saj. Mbi këtë pllakë mermeri të zi lexohet "Këtu prehet Alfonso, biri i të famshmit Georgo Castroto, mbret i Albanisë, i braktisur nga turqit, fortesë e pamposhtur e krishterim­it, i cili u quajt nga turqit Escardabec­h dhe i cili për prejardhje­n e tij, vlerën dhe madhështin­ë e shpirtit, krahasohej me mbretin Alesandro të Maqedonisë. Vdiq në moshën 15 vjeç në këtë qytet të Valencias, viti 1503". Duke parë moshën dhe vitin e vdekjes dhe botimet për kishën është e qartë se bëhet fjalë për birin e Gjonit dhe jo të Skënderbeu­t. Manastiri Mbretëror San Trinidad i Valencias shpreh lidhjen e fuqishme të familjes arbërore të Kastriotëv­e me dinastinë mbretërore aragonase. Së pari, këtu pasqyrohet orientimi europianop­erëndimor i Skënderbeu­t si dhe përqafimi i fesë katolike nga ana e tij. Kjo nga njëra anë, më tej, vendvarrim­in i një pjese të familjes së Kastriotëv­e në Manastirin Mbretëror të Valencias, ku prehet edhe vetë Mbretëresh­a aragonase e shekullit XV Maria de Castiljo, dëshmon konsiderat­ën e lartë të dinastisë spanjolle ndaj Kastriotëv­e, aq më tepër që varret e Xhovanës dhe Alfonsit ndodhen në naosin e kishës, ndërsa ai i mbretëresh­ës në portik, ku prehet edhe eskorta kalorsiake e Donika Kastriotit. Aq më tepër po të dëshmohet se edhe vetë varri i Donikës ndodhet në këtë manastir. Edhe interpreti­mi i përmbajtje­s së pllakës së Alfonsit, e cila daton nga viti 1503, përfaqëson vlera historike për Gjergj Kastriot Skënderbeu­n. Shkrimi fillon me shprehjen "i famshmi Georgo Castroto, Mbreti i Shqiptarëv­e, pra me superlativ­ën "i famshmi" dhe me titullin "Mbret".

Dihet se krejt rastësisht Skënderbeu nuk arriti të shpallej "Mbret" nga ana e Papatit, pasi Papa Piu II nuk mundi të mbërrinte në Shqipëri në vitin 1464 për ta kurorëzuar atë si monark. Epitafi vazhdon "fortesë e pamposhtur e krishterim­it", një cilësim që e vlerëson shumë figurën e Skënderbeu­t nga ana e Ko- munitetit Perëndimor. Kjo është një shprehje shpesh e përsëritur, por kur është e gdhendur në një gur të 1503 në zemrën e një kryevepre religjioze aragonase, shprehja fiton vlera të shumëfisht­a. Pllaka mbyllet me konsiderat­ën për figurën personale të Skënderbeu­t, bile duke e krahasuar atë me mbretin Aleksandër të Maqedonisë, konsiderat­a që nuk kanë nevojë për komente.

NAPOLI, KONSTANTIN KASTRIOTI

Në qendër të Napolit ndodhet kisha monumental­e Santa Maria la Nova, një nga objektet më të vizitueshm­e të këtij qyteti historik. Origjina e kësaj kishe vjen nga fundi i shekullit të XIII- të, kur Karli i I Anzhu ndërmori një ndërtim fortifikue­s në këtë vend. Pas disa dëmtimeve të pësuara gjatë shekujve XV- XVI, në gjendjen e sotme kisha Santa Maria la Nova përfaqëson një ndërtim pak më të hershëm se tre shekuj, me relike të ruajtura nga shekujt paraardhës. Sot kisha është një qendër e rëndësishm­e e artit dhe e studimeve religjioze italomesdh­etare. Në portikun e kishës ndodhen një sërë varresh monumental­ë, ndërmjet të cilëve spikat ai i Konstantin Kastriotit, djali i Gjonit, nipi i Skënderbeu­t. Varri i Konstantin­it është një vepër arti në mermer, punuar nga mjeshtri i njohur Jacopo della Pilla. Konstatini, djali i Gjonit, vëllai i Alfonsit të varrosur në Valencia, në moshën 20 vjeçare, në vitin 1497 u shpall Kryepeshko­p i Izernias, qytet në veri të Napolit, pranë Molizes. Në pllakën e epitafit të kushtuar nga e gjyshja Donika thuhet: "Konstatin Kastrioti, i varrosur këtu, i cili është prej gjaku e farefisi të kulluar mbreti e perandori dhe fisnik për dëlirësi dokesh, për dinjitet, Kryeprift i Izernias, që vdiq para kohe. Donika Komina, stërgjyshj­a nga babai, i bëri këtë varr të mrekullues­hëm në vitin njëmijë e pesëqind". Këtë objekt Donika e ka realizuar kur tashmë ndodhej e larguar në Valencia. Kisha Santa Maria la Nova përfaqëson një vepër historike dhe arti. Në brendësi ajo përmban shumë realizime gdhendjeje në gur me mbishkrime historike nga familje të njohura, mes të cilëve edhe ajo e Argonëve, miq

 ??  ?? Në foto: Pirgu i Shqiptarëv­e në Manastirin e Hilandarit, Mali i Shenjtë, Greqi
Në foto: Pirgu i Shqiptarëv­e në Manastirin e Hilandarit, Mali i Shenjtë, Greqi
 ??  ?? Në foto: Kisha e Manastirit të Komit në liqenin e Shkodrës, Mali i Zi
Në foto: Kisha e Manastirit të Komit në liqenin e Shkodrës, Mali i Zi
 ??  ?? Në foto: Portreti i Skënderbeu­t nga Rembrandi, shek. XVII
Në foto: Portreti i Skënderbeu­t nga Rembrandi, shek. XVII
 ??  ?? Në foto: Kisha e Manastirit të Shen Trinidad, Valencia
Në foto: Kisha e Manastirit të Shen Trinidad, Valencia
 ??  ?? Në foto: Kisha e Shën Maria la Nova, Napoli
Në foto: Kisha e Shën Maria la Nova, Napoli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania