Gazeta Shqiptare

Vrasja e politikani­t serb, policia kosovare: Ende s'kemi një pistë

-

Policia

e Kosovës thotë se hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, po zhvillohen me një intensitet të plotë nga ana e grupit punues hetues, që vepron nën mbikëqyrje­n e Prokurorit të Shtetit. Oliver Ivanoviç, është qëlluar për vdekje më 16 janar para selisë së partisë se tij, në Mitrovicën Veriore. Ai ishte udhëheqës i nismës qytetare serbe, "Liria, Demokracia dhe Drejtësia". Besim Hoti, zëvendësdr­ejtor i Policisë së Kosovës, në rajonin Mitrovicës së Veriut, tha për radion Evropa e Lirë se deri në këtë fazë të hetimeve ende nuk ka ndonjë person të dyshuar për ras- tin në fjalë, por që hetimet, sipas tij, janë duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar nga autoritete­t kompetente. Autoritete­t në Beograd, i kanë drejtuar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës për shkëmbim të informatav­e në lidhje me këtë rast. Por, sipas policisë, si informatat nga autoritete­t vendore ashtu edhe ato nga jashtë, ende janë në fazën e shqyrtimit, por ende nuk ka një pistë të dyshimit. Ndërkohë në pjesën veriore të Kosovës, ditën e vrasjes se Ivanoviçit, është gjetur dhe një veturë e djegur, e cila sipas ekzaminime­ve, e ka origjinën nga Serbia. Ende nuk është dëshmuar nëse kjo veturë ka lidhje direkte me rastin, por është një prej pistave të hetimeve. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku dyshon se mund të ketë bashkëpuni­m të mirëfilltë mes organeve hetimore të Kosovës dhe atyre të Serbisë. "Hetimet janë duke u zhvilluar, por nuk besoj se do të gjendet dorasi dhe pistat e motiveve që çuan deri tek vrasja e Oliver Ivanoviçit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania