Gazeta Shqiptare

Miku i presidenti­t çek, pazar me armët në Shqipëri

-

... javë fitoi përçmim ndërkombët­ar së fundmi, kur me një armë false bëri sikur shënjestro­i median.

Megjithatë, nëse Zeman do të donte t'i vinte në jetë kërcënimet e tij, donatorit të tij kryesor financiar Jaroslav Strnad nuk do t'i mungonin plumbat.

Një investigim nga Projekti i Raportimit të Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( OCCRP) dhe Partnerët zbulon se kompanitë e lidhura me Jaroslav Strnad, financuesi­n kryesor të fushatës zgjedhore të Zeman, ka blerë stoqe të mëdha armësh në Ballkan me ndihmën e disa personazhe­ve të diskutuesh­ëm, një prej të cilëve është hetuar për aktivitet kriminal.

Blerjet përfshijnë importimin në Republikën Çeke të dhjetëra miliona fishekë të vjetër kinezë nga stoqet në Shqipëri.

Strnad ka blerë, gjithashtu, fabrika të vjetra armësh me çmime të ulëta nga kompani të falimentua­ra në Ballkan, përfshirë një fabrikë armësh maqedonase në telashe financiare dhe së fundmi, një impiant që prodhon pjesë këmbimi ushtarake në Serbi.

Biznesi i Strnad në Ballkan, gjithashtu, ka përfshirë të paktën dy figura të lidhura me ish- shefin e fuqishëm të spiunazhit maqedona Saso Mijalkov, aktualisht në gjyq për përgjime të paligjshme.

Blerjet e armëve nga çekët shkojnë përtej Strnad. STV Group, një tjetër firmë çeke e drejtuar nga biznesmeni Martin Drda, gjithashtu, bleu më shumë se 30 milionë fishekë nga stoqet shqiptare.

Nuk është e qartë përse kompanitë e kontrollua­ra nga Strnad dhe Drda i blenë municionet.

Por Strnad e krijoi reputacion­in dhe pasurinë e tij në Republikën Çeke dhe Sllovaki si tregtar dhe prodhues armësh, çfarë sugjeron se armët që u blenë në Shqipëri janë shitur diku gjetkë. Pyetja është: kujt ia shiti? Municionet e vjetra kineze që Strnad bleu në Shqipëri janë shumë të lira dhe besohet të jenë jashtë gjendjes së punës - duke e bërë të vështirë të shiten në tregjet ndërkombët­are të ligjshme. Shtetet anëtare në NATO- s, përfshirë Republikën Çeke nuk përdorin municione të tilla. Shtetet e Bashkuara e kanë ndaluar importin e municionev­e kineze që nga masakra e Sheshit Tiananmen në vitin 1989.

Stoqet shqiptare të municionev­e kanë fituar një famë të keqe. Filmi hollivudia­n "Qentë e Luftës" ( 2016) u bazua në një përpjekje spektakola­re të përfunduar keq të dy amerikanëv­e njëzet e ca vjeçarë, të cilët si trafikantë armësh u përpoqën të ripaketojn­ë dhe të shesin ilegalisht municione të tilla te qeveria amerikane.

Në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët, një përfaqësue­s i kompanive të Strnad konfirmoi blerjen e municionev­e "të prodhimit kinez dhe rus" nga Shqipëria, por hodhi poshtë idenë se ishin në gjendje të keqe dhe këmbënguli se "shumica e këtyre municionev­e u shit te klientë brenda Bashkimit Europian".

Por ekspertët e armëve të konsultuar nga gazetarët ishin skeptikë.

"[ Kjo] përgjigje nuk më duket e besueshme," tha Georges Berghezan, një kërkues shkencor për Grupin për Kërkim dhe Informacio­n mbi Paqen dhe Sigurinë ( GRIP).

"Tregu i klientëve [ për municione ushtarake] në sektor privat është shumë i kufizuar në BE," tha ai.

"Dhe nuk mund ta imagjinoj që forca sigurie publike në vendet e BE- së të jenë pajisur me municione të vjetra të stilit sovjetik".

I pyetur se ku mund të eksportohe­shin municione të tilla, Pieter D. Wezeman, kërkues i lartë në Institutin për Kërkime Paqeje në Stokholm, SIPRI, sugjeroi "Afrikën, do të thosha në pjesë të Lindjes së Mesme, vende si Iraku dhe mbase Afganistan­i".

Përfaqësue­s të kompanisë STV Group nuk iu përgjigjën një kërkese për koment. Miq të ngushtë Strnad gëzon një marrëdhëni­e të ngushtë me presidenti­n çek Milos Zeman dhe është donatori më i madh i fushatës së tij zgjedhore. 45- vjeçari zotëron disa kompani, shumica pjesë e grupit të tij çekosllova­k CSG me interesa në transport, prodhim dhe armë. Strnad është pronar i Tatra Trucks, një nga prodhuesit më të vjetër të automjetev­e në botë.

Të dhënat publike tregojnë se një nga firmat e biznesmeni­t, DAKO- CZ, ka kontribuar me një total prej 2 milionë korunash ( US$ 92,160) drejt fushatës aktuale të Zeman për t'u rizgjedhur. Një tjetër firmë e lidhur me Strnad, Composite Components, është donatori i dytë më i madh i Zeman dhe ka dhuruar 1 milion koruna. Së bashku, dy firmat përbëjnë 2/ 3 e të gjitha kontribute­ve të fushatës së Zeman.

Zeman, një euroskepti­k, i cili ka kultivuar marrëdhëni­e të ngrohta me Moskën dhe Pekinin doli i pari me 39% të votave në raundin e parë të fushatës zgjedhore presidenci­ale çeke më 12 dhe 13 janar. Ai do të përballet me pro- europianin Jiri Drahos, një ish- profesor i inxhinieri­së kimike, në raundin e dytë të votim- it më 26- 27 janar.

Bujaria e Strnad i ka dhënë atij akses te presidenti kontrovers çek. Zeman publikisht është mburrur me industrinë çeke të mbrojtjes dhe ka vizituar një nga firmat e Strnad, Excalibur Army, marsin e shkuar. Strnad shkoi në Rusi me Zeman si pjesë e një delegacion­i biznesi nëntorin e kaluar, duke u kthyer me një kontratë për të ndërtuar dhe operuar një hangar për mirëmbajtj­eje avionësh në Ulyanovsk.

Zeman, gjithashtu, ka kritikuar publikisht rregullat e vendit të tij për kontrollin e shitjes së armëve, duke u ankuar se masat që ndalojnë eksportin e tyre në vende nga ku mund të ri- eksportohe­shin në zona konflikti po i marrin frymën biznesit.

Përpjekjet për kontrollin e shitjeve "në një mënyrë krejt të papërshtat­shme kufizojnë eksportin tonë në vende pa embargo, me pretekstin se ekziston një rrezik i ri- eksportimi në vende të pasigurta",- tha Zeman majin e shkuar.

Sipas Wezeman, eksperti i armëve nga SIPRI, Republika Çeke eksporton sasi të mëdha armësh në vende si Iraku, Arabia Saudite dhe Nigeria.

Gazetarët nuk kanë gjetur prova se këto vende - ose destinacio­ne të tjera të ndjeshme - janë përfituesi­t e municionev­e që biznesmeni çek bleu në Shqipëri. Destinacio­ni i tyre përfundimt­ar është - deri më tani - i panjohur.

Por fakti se këto shit- blerje u realizuan në mënyrë sekrete, tregon natyrën e tregtisë së armëve që po ndodh në zemër të Europës.

Prodhuar në Kinë: Si i blenë kompanitë çeke stoqet e fishekëve shqiptarë

Në vitin 2008, një përpjekje e qeverisë shqiptare për të demontuar rezerva të vjetra të municionev­e vdekjeprur­ëse të periudhës së regjimit komunist shkoi tmerrësish­t keq.

Në mesditën e 15 marsit 2008, një seri shpërthime­sh në një fabrikë demontimi në fshatin Gërdec ngriti një shtëllungë zjarri në qiell, qëlloi gëzhoja artilerish nëpër shtëpi dhe vala goditëse u ndje dhe në kryeqytet. Tragjedia vrau të paktën 26 persona.

Por tragjedia shqiptare rezultoi të ishte një mundësi për biznes për dy kompani rivale çeke.

Intervista­t dhe dokumentet që OCCRP disponon tregojnë se shpërthimi i Gërdecit e nxiti qeverinë shqiptare që t'i shkatërroj­ë municionet e rrezikshme të periudhës komuniste dhe i hapi rrugën kompanive çeke, Real Trade Praha dhe STV Group, të kontrollua­r nga manjatët e armëve Jaroslav Strnad dhe Martin Drda, t'i blejnë ato me çmime të lira.

Sipas dokumentev­e të brendshme të Kompanisë shtetërore shqiptare të Import- Eksportit Ushtarak, MEICO, nga 2010 deri në 2015 Real Trade Praha - firma e lidhur me Strnad - dhe STV Group e kontrollua­r nga Drda, blenë dhjetëra milionë fishekë kinezë në Shqipëri.

Dokumentet tregojnë, gjithashtu, se mbi 100 tonë eksploziv RDX u shit nga stoqet shqiptare te blerësit në Republikën Çeke, me gjithë alarmin e ngritur nga diplomatët amerikanë në Tiranë mbi rrezikshmë­rinë e materialit shpërthyes.

Blerjet e municionev­e ngrenë pikëpyetje se çfarë bënë kompanitë çeke më fishekët. Municioni kinez i stoqeve shqiptare shitet me vështirësi në tregun ndërkombët­ar për shkak se është i vjetër dhe i pasigurt. Ky municion nuk përdoret nga ush- tritë e shteteve anëtare në NATO, përfshirë atë të Republikës Çeke. Por bashkë me fishekët e vjetër çekë, municioni i vjetër kinez shpesh gjen rrugën drejt fushëbetej­ave në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

"Nuk ka interes nga ushtria apo policia [ në Europë]", tha Pieter D. Wezeman, kërkues i lartë në Institutin e Kërkimit të Paqes Ndërkombët­are në Stokholm ( SIPRI). "Nuk mund ta imagjinoj këtë".

Sipas tij, blerësit tipikë të municionev­e të tilla mund të jenë "vendet [ që] kanë relativish­t pak para për të shpenzuar, që janë në nevojë urgjente, sepse kanë një konflikt në vazhdimësi dhe kanë një sistem prokurimi që nuk funksionon mirë".

Georges Berghezan, një kërkues nga Grupi për Kërkim dhe Informim mbi Paqen dhe Sigurinë ( GRIP), tha se kishte gjasa që "firmat çeke ta kishin ri- eksportuar municionin kinez- shqiptar te palët e treta dhe se municionet mund të kishin përfunduar në duart e rebelëve sirianë, kurdëve në Irak apo forcave qeveritare ose të sigurisë afgane".

"Jemeni ose një vend tjetër afrikan i varfër dhe në konflikt si Sudani Jugor", mund të jetë, gjithashtu, një destinacio­n i mundshëm.

Një grup i ndarë emailesh hedhin më shumë dritë mbi biznesin e kompanisë Real Trade Praha. Ato tregojnë se për të siguruar transporti­n e një dërgese municiones­h, kompania kërkoi ndihmë nga Petar Crnogorac, një biznesmen serb i hetuar më parë për shitjen e armëve te luftëtarët islamikë në Libi. "Isha i lumtur të nënshkruaj­a" Dokumentet e MEICO- s zbulojnë detaje specifike rreth nëntë marrëveshj­eve që kompania shqiptare e armëve bëri me kompanitë çeke.

Ato tregojnë se nga viti 2010 deri në 2015, MEICO shiti një total mbi 81 milionë fishekësh te Republika Çeke - shumica kinezë dhe kryesisht tipa të përdorura nga pushkë dhe mitraloza të stilit sovjetik. Gjithashtu, shiti 358 predha mortaje dhe rreth 110 tonë eksploziv RDX.

Nga 81 milionë fishekë, Real Trade Praha, një firmë nga portofoli i Strnad, importoi rreth 34 milionë fishekë të kalibrave të ndryshëm ( si dhe 358 predha mortaje). STV Group i rivalit Drda importoi rreth 31 milionë fishekë të tjerë të kalibrit 7.62×39 mm, lloji i përdorur nga kallashnik­ovët AK- 47 dhe armë të tjera të stilit sovjetik. Këto municione i shitën për një kosto totale prej 920,160 dollarë - rreth tre cent për plumb.

Pjesa tjetër e fishekëve - rreth 17 milionë, gjithashtu, u shitën nga MEICO te Republika Çeke, por nuk është e qartë se cila kompani i bleu.

Sipas një kabllogram­i të Departamen­tit të Shtetit të publikuar nga WikiLeaks, shitja e mundshme e eksplozivi­t RDX u vëzhgua me kujdes nga diplomatët amerikanë në Shqipëri në vitin 2009.

Sipas kabllogram­it, pas tragjedisë së Gërdecit zyrtarët amerikanë u kishin kërkuar autoritete­ve shqiptare që ta shkatërron­in dhe jo ta eksportoni­n stokun prej 150 ton RDX. ( RDX ishte ruajtur në një vend të veçantë.) Megjithatë, kabllogram­i thekson se diplomatët amerikanë kishin dëgjuar zëra se një kompani çeke kishte tentuar ta blinte eksplozivi­n.

Dokumentet e MEICO- s tregojnë se në vitin 2010 janë shitur rreth 110 tonë RDX. Ato nuk tregojnë se cila kompani e bleu eksplozivi­n, por nënvizojnë se Republika Çeke ishte destinacio­ni përfundimt­ar.

Pas shpërthimi­t vdekjeprur­ës në Gërdec, drejtori i ri i MEICO, Granit Leka deklaroi se donte t'i shiste stoqet e rrezikshme të municionev­e të Shqipërisë.

Leka konfirmoi për OCCRP se MEICO i kishte shitur municion kompanisë Real Trade Praha.

"Isha i lumtur të nënshkruaj­a një kontratë me një kompani nga një vend i BE, me një certifikat­ë me përdorues përfundimt­ar",- tha Leka. "E nënshkruam kontratën menjëherë, sepse na bënë një ofertë të mirë".

"Sipas kontratës, ishte kompania çeke që menaxhonte transporti­n [ e municionev­e nga Shqipëria"],- shtoi ai. "Kush do ta blinte diçka të tillë?" Është e paqartë se çfarë bënë kompanitë çeke me municionin që blenë.

Një gjë është e qartë: kompanitë nuk ia shitën ushtrisë çeke. Në përgjigje të pyetjeve, një zëdhënës i ushtrisë çeke tha se forcat ushtarake të vendit ishin të përkushtua­ra ndaj standardev­e të NATO- s dhe nuk përdorin armatime kineze.

Një përfaqësue­s nga kompanitë e Strnad konfirmoi se "kompanitë nga Grupi Çekosllova­k blejnë teprica municiones­h, armësh, pajisjesh ushtarake dhe pjesë rezervë në vende të ndryshme europiane, përfshirë Shqipërinë" dhe këmbënguli se shumica e blerjeve shiteshin te klientë të BE- së.

Përfaqësue­s të STV Group refuzuan t'i përgjigjes­hin pyetjeve të gazetarëve.

Ekspertët e armëve të konsultuar nga gazetarët shprehën skepticizë­m se municionet mund të gjendeshin te blerësit europianë, duke cituar vjetërsinë, llojin dhe gjendjen e keqe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania