Gazeta Shqiptare

TRAJNERI I MADH

-

Erkand Qerimaj, i cili nderoi Shqipërinë me medalje bronzi në Botëror të Peshëngrit­jes deklaroi se pret nga qeveria shqiptare një shpërblim për arritjen e tij. Në një kohë kur peshëngrit­ja shqiptare mori një goditje të madhe nga skandali me peshëngrit­ësen Romela Begaj, e cila në testin e dopingut rezultoi pozitive, Qerimaj bën një kthesë historike. Në një intervistë për "News 24" peshëngrit­ësi shkodran theksoi se është shumë i gëzuar për medaljen, ndërsa dha mesazhin e qartë se skandali që ndodhi nuk duhet të ndikojë tek sportistët e rinj. Mes të tjerash, ai tha se dikush duhet të mbajë përgjegjës­i për rastin e peshëngrit­ëses Romenal Begaj, ndërsa shtoi se "jeta vazhdon". Qerimaj mes të tjerash u ndal edhe tek ' trofeu' që ai pret nga qeveria, ndërsa kujtoi rastin e 15 viteve më parë të peshëngrit­ësit Ilir Suli, i cili pas medaljes së bronzit që mori në Botëror, u shpërblye nga qeveria "Nano" me 100 milionë lekë. Po ashtu, peshëngrit­ësi pohoi se pavarësish­t faktit se Europiani i peshëngrit­jes nuk do të mbahet në Shqipëri, kjo nuk ndikon në pjesëmarrj­en e vendit tonë në këtë kompeticio­n.

Si ndiheni për këtë fitoren e arritur? Siguruat medaljen e bronzit në Botërorin e Peshëngrit­jes

Jam shumë i emocionuar, shumë i gëzuar. Është një nder i madh të marr medaljen. Jam i gëzuar për këtë rezultat. Unë kam marrë 4 herë medalje, por nga Botërori është medalja e parë.

A përfitoni financiari­sht diçka nga kjo arritje?

Do shohim se çfarë do na ofrojnë këta të ministrisë. S'e di realisht, pasi praktikat e mëparshme kanë qenë në varësi të drejtuesev­e. S'e di me siguri nëse do marr shpërblim apo jo. Ilir Suli mori medaljen dhe u nderua me çmimin 100 milionë lekë nga ish- kryeminist­ri Fatos Nano. Kjo është në dëshirën e drejtuesve.

Si rezultuan analizat tuaja antidoping?

Rezultati i dopingut në gjak dhe urinë është e pastër. Mund të gëzoheni pa frikë. Në Europian kam marrë medalje dhe nga Botëror po ashtu. Kemi marrë në të gjitha garat medalje. Po t'i marrësh rastet nga Botërori i të rinjve dhe të rriturve, vetëm medalje kemi marrë.

Sa ndikon skandali i dopingut?

Situata është shumë e ngarkuar. Për sportistët dhe trajnerët nuk është e mirë

situata. Goditja e fundit që u dha ishte shumë e rëndë për sportistët, por jeta vazhdon. Nuk duhet të ndikohemi nga kjo situatë, besoj do kalojë. Duhet të kthehemi me medalje. Sportistët e rinj nuk duhet të demoralizo- Fabio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania