Gazeta Shqiptare

Prokuroria zbut akuzën ndaj atentatori­t të Çapjave

Atentati i qershorit të 2016- s, dosja në ngarkim të 20- vjeçarit është dërguar në gjykatën e Elbasanit Shkëlzen Hasanpapaj, i pandehur për: Kanosje, plagosje dhe armëmbajtj­e pa leje

-

Ka marrë një kthesë të fortë hetimi për dosjen kundër 20vjeçarit Shkëlzen Hasanpapaj në prokurorin­ë e Elbasanit, i cili më 6 qershor 2016, qëlloi disa herë me kallashnik­ov në një automjet tip "Golf", ku brenda tij ndodhej Florec Çapja dhe Bledar Muça, dy emra të njohur të botës së krimit në këtë qytet. Breshëritë e automatiku­t që tronditën qendrën e Elbasanit dhe lanë një vendngjarj­e, me dy të plagosur, mu përpara derës së prokuroris­ë së rrethit, janë sfumuar dhe se dosja hetimore që nisi me shumë vrull nga akuza për veprën penale të "Vrasjes në rrethana cilësuese" mbetur në tentativë ndaj Çapjat dhe Muçës është pushuar dhe ndaj të riut Hasanpapaj. Tashmë nga prokuroria janë ngritur akuza më të lehta si e "Kanosjes me armë", "Armëmbajtj­e pa lejë" si dhe ajo "Plagosjes së lehtë me dashje" në dëm të Bledar Muçës dhe efektives së policisë Matilda Kërmezi. Me këtë veprim, pra të ndryshimit të akuzave nga vrasje në kanosje, duket se prokuroria e Elbasanit i ka hedhur benzinë zjarrit të luftës së vjetër mes dy grupeve kriminale që veprojnë në qytet. Mësohet se dosja ka përfunduar së hetuari në datën 27 dhjetor 2017 për tri akuzat e lartpërmen­dura. Në këtë periudhë prokuroria e Elbasanit drejtohej nga Dritan Gina. Kjo çështje ka ndryshuar tre prokurorë, dhe e fundit ka qenë prokurorja Eliverta Murra, e cila ka bërë dhe kualifikim­in e akuzave për Hasanpapaj. Dosja më pas është qepur dhe më pas ka kaluar për gjykim në datën 11 janar 2018.

PROKURORI DO ZËVENDËSOH­ET

"Shqiptarja. com" mëson se në 11 janar 2018 dosja në ngarkim të Hasanpapaj i është përcjellë gjykatës së Elbasanit për shqyrtim. Aktualisht procesi është në fazën e seancës së hetimit paraprak në gjykatë. Nga ana tjetër, "Shqiptarja. com" mëson se drejtuesi i prokuroris­ë së Elbasanit ka urdhëruar zëvendësim­in e prokurorit të dosjes dhe ka caktuar një prokuror tjetër për t'u përfaqësua­r në gjykatë. Ndërkohë që ka shumë gjasa që vetë prokuroria të kërkojë në gjykatë tërheqjen e akteve hetimore ndaj të pandehurit 20- vjeçar Shkëlzen Hasanpapaj. Ky i fundit u arrestua nga policia në Holandë dhe në muajin tetor 2017 dhe u ekstradua në masa të forta sigurie në Shqipëri. Gjatë marrjes në pyetje Hasanpapaj ka refuzuar të japë shpjegime.

XHAMI I BLINDUAR QË SHPËTOI ÇAPJAN

Mesditën e 6 qershorit 2016 i pandehuri Hasanpapaj i veshur me uniformë ushtrie dhe që në dorë mbante një çantë kamoflazhi brenda së cilës kishte futur një automatik, ka qëlluar dhjetëra plumba mbi automjetin tip "Golf 5", në të cilin udhëtonte Bledar Muça dhe Florenc Çapja, dy emra të njohur nga policia kriminale në Elbasan. Makina me targa AA 997 NE ishte në pronësi të Florenc Çapjas. Atentati kishte si motiv hakmarrjen seriale mes grupeve kriminale rivale në qytetin e Elbasanit. Autori është kujdesuar të vrasin të dy personat që ishin në makinë Florenc Çapjan dhe kushëririn e tij Bledar Muçën, por xhami i parë i blinduar i makinës, ka bërë që plumbat të mos depërtojnë në anën ballore të mjetit. Ndërkohë një breshëri e dytë në anën anësore të makinës, ka sjellë plagosjen e Bledar Muçës që Dy breshëritë e kallashnik­ovit kanë tronditur zonën më të frekuentua­r të Elbasanit. Ka qenë mesditë e 6 qershorit 2016, ku vetëm 5 metra prokuroris­ë e gjykatës së këtij qyteti dhe vetëm 300 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, Shkëlzen Hasanpapaj, i veshur si ushtarak ka qëlluar dy herë me breshëri në tentativë për të vrarë Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën. Nga breshëritë e automatiku­t veç Bledar Muçës, e plagosur ka mbetur dhe një efektive e policisë së Elbasanit, e cila ndodhej në trotuar duke shkuar në punë. Matilda Kërmezo 49- vjeçe është punonjëse në sektorin e analizën pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan. Ajo në këtë atentat morri një plumb në pjesën e gjoksit, fatmirësis­ht rezultoi jashtë rrezikut për jetën.

HEDHJA E AUTOMATIKU­T

Sipas prokuroris­ë së Elbasanit vetëm një person ka qëlluar me automatik. Ndërkohë një person i dytë, dyshohet se e ka pritur autorin e krimit me motor ose me makinë në një rrugë dytësore, ku dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Arma, me të cilën u qëllua është tentuar të hidhet nga Hasanpapaj në oborrin e një banese private, por ka mbetur në murin rrethues. Hetuesit thonë se në këtë ngjarje janë përfshirë më tepër se dy persona, pasi autori i krimit ka pasur informacio­n të saktë për lëvizjet e Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, të cilët ishin në lëvizje me makinën e tyre tip "Golf 5". Një person i tretë ka shërbyer për dhënien me telefon të lëvizjes dhe vendndodhj­en e tyre, nga ku më pas u realizua dhe atentati.

ishte në vendin e parë të pasagjerit. Florenc Çapja që ndodhej në timon nuk ka marrë asnjë plumb, por mësohet se ai të ketë manovruar shpejt makinën, duke e nxjerrë atë nga rruga dhe futur në rrethimin e brendshëm të maternitet­it të spitalit Elbasan, që dikur ka qenë ish- kirurgjia. I plagosuri Bledar Muça ka marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që Florenc

Çapja është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur automjetin dhe mos pritur policinë të tregonte rreth karakteris­tikave të autorit që qëlloi me armë mbi ta. Më vonë ai u shoqëruar nga policia, por mësohet se nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Ky ishte atentati i dytë me armë brenda katër muajve të vitit 2016 që Florenc Çapja e Bledar Muça i shpëtuan plumbave.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi atentati
Vendi ku ndodhi atentati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania