Gazeta Shqiptare

"Makthi që përjetova në Itali, ja se si rashë pre e prostituci­onit"

Vajza nga Laçi rrëfen ferrin që ka kaluar në rrjetin e trafikimit dhe mënyrën se si trajtohej "Më mashtroi, tutori ishte vetë i fejuari im"

-

Tashmë ajo është rik thyer sërish në vendlindje, pranë familjes e shoqërisë, por me peshën e të kaluarës së errët mbi supe. Një histori dashurie që nuk e veshi kurrë vellon e bardhë, e futi të renë në kurthin e prostituci­onit ku ra pre e shfrytëzim­it nga tutori që ishte vetë i fejuari i saj. Ajo rrëfen makthin, mënyrën sesi e trajtonin dhe rrugën e shpëtimit nga e gjithë kjo situatë. E quan veten me fat që ndodhet sërish pranë gjirit të familjes, por tregon se ka shumë vajza të tjera që shfrytëzoh­en e janë pjesë e rrjetit të prostituci­onit, pa dëshirën e tyre. Duke iu bërë thirrje që të kenë besim e të jenë të forta, qytetarja në zonën e Kurbinit shpreson shumë që ky fenomen të marrë fund një ditë. ( E reja, për arsye anonimati e sigurie, refuzon të japë të dhënat gjenerale të saj, për të shmangur kështu çfarëdollo­j problemati­ke.) Ku jetoni ju aktualisht? Unë kam lindur në Kurbin dhe aktualisht banoj po në këtë vend.

Si u njohët me personin që iu trafikoi?

Që në adoleshenc­ë kam thurur ëndrra rreth djalit ideal që mendoja se do të ishte edhe bashkëshor­ti im, të krijoja një familje me të e të ecnim së bashku në rrugën e jetës. Dhe e gjeta... Nuk ishte dhe aq i bukur, as i shkolluar, siç e imagjinoja, por më bëri për vete me fjalët e bukura që thoshte. Mendoja se ishte i sinqertë dhe tmerrësish­t i dashuruar me mua, të paktën ashtu kujtova në momentet që isha me të. Nuk mund të them se u tregova mendjeleht­ë, por as e zgjuar, pasi i besova pa masë dhe në fund u mashtrova e u zhgënjeva plotësisht.

A dinte diçka familja juaj rreth lidhjes që kishit krijuar me këtë djalë?

Fillimisht gjërat po shkonin shumë mirë e ndihesha tejet e lumtur, madje po finalizohe­shin edhe procedurat e fundit drejt martesës sonë. Familja ime e njihte djalin dhe mendonin e besonin se gjërat mes nesh ishin serioze e do të përfundoni­n mirë.

Si e kuptuat që qëllimi i tij i vetëm ndaj jush ishte trafikimi?

Gjërat e bukura me të u përmbysën ditën që do të shkonim për të blerë fustanin e bardhë të dasmës. Nuk e imagjinoja kurrë që kjo ditë aq e shënuar për mua, të kthehej në atë ditë të zezë që do të ngelet në kujtesën time për gjithë jetën. Në rrethana që nuk dëshiroj t'i përmend në mënyrë të detajuar, ai më çoi në një apartament, kyçi derën dhe egërsisht më tha "Gjithçka mori fund tani"! Aty e mora vesh më në fund se qëllimi i tij i vetëm ndaj meje ishte shfrytëzim­i. Çfarë ndodhi më pas? Pas kësaj dite, e gjeta veten në Itali. Është shumë e vështirë për mua që të tregoj detaje të hollësishm­e e më besoni se nuk di si ta për- shkruaj ambientin që më rrethonte. Në ato momente ndërgjegjj­a ime ishte sh- katërruar totalisht dhe e vetmja gjë që dëshiroja e lutesha pa masë ishte që e gjithë kjo të merrte fund. Më mungonte shumë familja, shkolla e shoqëria.

Si arritët të shpëtonit nga rrjeti i trafikimit?

Për fatin tim të mirë, një djalë më gjeti. Ai ishte shoku i të dashurit tim tutor, i cili mori guximin të më largonte nga ajo botë e errët dhe të më kthente në shtëpi, pranë familjes sime. Dua të tregoj, gjithashtu, edhe faktin se djali këtë gjë e bëri pa asnjë kusht, pa kërkuar asgjë në këmbim.

A keni gjetur mbështetje nga familja juaj e miqtë pas rikthimit në Shqipëri?

Unë kisha Zotin pranë gjatë gjithë kohës e arrita të shpëtoja, por jo të gjithë e kanë këtë fat. Mirënjohja e falenderim­et e mia më të mëdha shkojnë për të gjithë ata persona që më kanë qëndruar afër, familjen që më ka mbështetur të rikuperohe­m e të kaloj sadopak këtë histori si dhe miqtë e mi. Nga gjithë kjo histori që më ndodhi kuptova që jeta është si një medalje me dy anë të kundërta. Gjithashtu kuptova se vendlindja ime, Laçi ka dy elementë: negativë dhe pozitivë.

Cila është thirrja juaj ndaj të gjitha vajzave të tjera të trafikuara?

Unë arrita të largohesha e të shpëtoja përgjithmo­në nga ky makth. Por ka shumë vajza të tjera, shumë të reja që gënjehen e forcërisht po bien pre dhe padashur i hyjnë kësaj rruge, bëhen viktima të trafikimit e shfrytëzim­it. Unë i bëj thirrje gjithë viktimave të trafikimit që të tregohen të forta e të kenë besim se ato mund ta ndryshojnë të ardhmen e tyre. Shpresoj shumë që ky fenomen një ditë të mund të përfundojë për të mirën e femrave.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania