Gazeta Shqiptare

I themi Edi Ramës që të largohet sa më parë, të largohet sa nuk është vonë", tha Spaho.

Kreu i PD, mesazh ambasadorë­ve: Të huajve u themi se kjo nuk është Shqipëria europiane

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, para mijëra mbështetës­ve dje në sheshin "Dëshmorët e Kombit, fjalimin e nisi me vargjet e Migjenit për të treguar mjerimin që ka pllakosur vendin. Sipas tij, largimi i qeverisë së paligjshme, krijimi i qeverisë antimafie, që lufton krimin çon përpara reformën në drejtësi dhe përgatit zgjedhjet e lira e të ndershme. "Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuaj thellë e ma thellë!. Kështu e përshkroi Migjeni zgjimin e një populli për të parë dramën e tij. E keqja nuk ikën po nuk u bashkuam të gjithë kundër saj. Dhe ja ku jemi bashkuar sot, në këtë plebishit madhështor, nga më mëdhenjtë që ka njohur historia e demokracis­ë. Mirë se keni ardhur zonja dhe zotërinj në këtë orë të madhe dhe vendimtare të bashkimit të popullit kundër të keqes!", deklaroi z. Basha. 27 janari për kreun e demokratëv­e shënoi edhe fundin e projektit antikombët­ar, antieuropi­an e antidemokr­atik, që sipas tij ka instaluar në vend kryeminist­ri Rama. "Ne e duam Saimir Tahirin para drejtësisë, pa imunitet. I duam ministrat dhe politikanë­t e lidhur me krimin dhe korrupsion­in në burg. I duam kriminelët e drogës, të trafikut të qenieve njerëzore, të gjobëvënie­s dhe shantazhev­e në burg, sepse duam një qeveri të lirë nga krimi dhe nga oligarkia", deklaroi z. Basha. Kushti i panegociue­shëm për këtë protestë është largimi i kryeminist­rit. Kreu i PD- së, Lulzim Basha nga foltorja e ngritur para zyrës së kryeminist­rit Rama lëshoi një mesazh edhe për ambasadorë­t e huaj, duke u shprehur se Shqipëria sot vetëm demokraci europiane nuk mund të quhet. Sipas tij, shqiptarëv­e u ka arritur thika në palcë nga kjo qeveri dhe opozita e tij s'mund ta pranojë më një situatë të tillë. "Thika u ka arritur shqiptarëv­e në palcë, u them të huajve se kjo nuk është Shqipëria europiane. Kjo është diktaturë europiane. Ne e refuzojmë, nuk e duam e nuk e duam Shqipërinë me standardet e Afrikës e Azisë. Unë jam kryetari i një partie që ka lindur me thirrjen ' ta bëjmë Sh- Kreu i PR- së, Mediu tha se Shqipëria është vend i bekuar nga Zoti, por e mallkuar nga kjo qeveri. "Shqipërinë e ka bekuar Zoti, por e ka mallkuar kjo qeveri, prandaj të gjithë së bashku ta heqim nga pushteti. Ne jemi të njohur në mbarë botën si vendi i krimit dhe drogës. Le të marrim në dorë fatin tonë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania