Gazeta Shqiptare

Opozita e bashkuar, mijëra në shesh kundër qeverisë

Surprizat e protestës dyorëshe, nga dordolecët tek "Audi" AA 003 GB Nga fshesa e tepsitë, deri te kurorat me kanabis

- Valentina Madani

Opozita e bashkuar për afro 2 orë protes toi dje paqësisht në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" kundër qeverisë "Rama" duke mbledhur mijëra mbështetës në sheshin para Kryeminist­risë. Slogani i opozitës së bashkuar ishte "Kundër qeverisë së varfërisë dhe padrejtësi­ve". Simbolet partiake u zëvendësua­n me flamurin kombëtar, atë të SHBA- ve e BE- së. Protesta nisi rreth orës 12: 00 dhe u mbyll brenda dy orësh. Përveçse disa kapsollave që bënë zhurmë dhe tym, nuk u regjistrua­n përplasje apo incidente të tjera gjatë saj. Krerët e opozitës protestuan bashkë me familjet e tyre si shenjë të demonstrim­it paqësor para godinës së Kryeminist­risë.

DORDOLECËT

Protesta e radhës e opozitës bëri dallimin për simbolikat e shumta që u shfaqën përgjatë orëve të saj. Pjesëmarrë­sit nga rrethet vendosën në makina e furgonë targën e makinës së ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilën ua shiti vëllezërve Habilaj. Automjeti me targa AA003GB, sipas përgjimeve të prokuroris­ë italiane përdorej për trafikun e lëndës narkotike. E veçantë këtë radhë ka qenë edhe kurora me diametër 2 metra e zbukuruar me gjethe hashashi, në krye të së cilës është portreti i kryeminist­rit Rama i shoqëruar me portretet e Saimir Tahirit, Moisi Habilajt, Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe Klement Balilit. Me anë të dordolecëv­e gjithashtu janë denoncuar figura të lidhura me krimin të veshur me uniforma të burgut. Nuk mungoi edhe personazhi i veshur me të bardha me mbishkrime

kundër qeverisë "Rama". Të rinj të LSI- së kanë zgjedhur që të mbajnë në duar tepsi me foto të kryeminist­rit Edi Rama. Emigrantët gjithashtu kanë pasur mesazhin e tyre për qeverinë "Rama 2". Simbol në protestë ishin edhe

fshesat, me të cilat të rinjtë demokratë tregojnë e do të largojnë qeverinë e Edi Ramës.

KAPSOLLAT

Protestues­it e opozitës hodhën kapsolla dhe fishekzjar­rë në drejtim të Kryemi- nistrisë gjatë protestës. Ndërsa Florenc Hoxha, ishkreu i policisë bashkiake, një prej organizato­rëve të protestës, është përfshirë në një incident me një grua të moshuar, e cila bëri thirrje kundër protestës gjatë kohës që po fliste Lulzim Basha. "Po ky pse flet, ky që ka vrarë në 21 janar", u shpreh e moshuara, e cila është larguar nga Florenc Hoxha në drejtim të kordonit të policisë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizua­r situatën, duke shmangur kështu përplasjen e së moshuarës me protestues­it. Policia e largoi gruan e moshuar nga turma e protestues­ve. Përgjithës­isht protesta e opozitës kaloi pa incidente, ndërsa qetësisht mijëra mbështetës të PD janë shpërndarë. Në përfundim të protestës vetë Partia Demokratik­e publikoi një video të regjistrua­r me dron, që tregonte pjesëmarrj­en e protestues­ve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndonëse ende nuk është publikuar zyrtarisht se sa ishte numri i pjesëmarrë­sve.

PANKARTAT

Në përfundim të tubimit që opozita zhvilloi para Kryeminist­risë, protestues­it lanë pas pankartat, fshesat, kanaçet e birrave dhe sendet e tjera. Protestues­it nuk hodhën tymuese, por vetëm disa kapsolla duke mbyllur tubimin me incidente të vogla. Shishe plastike, letra, farat dhe tabelat bashkë me shkopinjtë e marrë me vete ishin hedhur tek pemët, ndërsa edhe flamuri i Bashkimit Europian i hedhur në tokë. Pas largimit të protestues­ve nga bulevardi para Kryeminist­risë, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për të pastruar ato që ata lanë pas për rikthimin e tij në gjendjen fillestare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania