Gazeta Shqiptare

Mungojnë Topalli e Bregu, Patozi: Protestoj kundër qeverisë

-

përjashtua­rit nga lista e Bashës në 25 qershor kanë lënë pas inatet e vjetra, duke zbritur në protestë përpara Kryeminist­risë kundër qeverisë "Rama". Në protestë ishin ish- deputeti Astrit Patozi, por edhe Igli Cara, Ridvan Bode, Albina Deda, Arbjola Halimi, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Besnik Mustafaj. "Rebelët" e PD janë shprehur më parë se janë kundër mënyrës sesi Basha po drejton PD, por kjo nuk i pengon për të protestuar kundër qeverisë "Rama" për ta larguar nga pushteti. Por ndryshe nga ata, në sheshin para Kryeminist­risë u vu re mungesa e ish- deputeteve Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli. Zonjat ishin të vetmet që munguan dje në protestë, nga lista e gjatë e demokratëv­e që Basha nuk i kandidoi në zgjedhjet e 25 qershorit. Kritiku më i ashpër i Lulzim Bashës, Astrit Patozi, ndodhej mes protestues­ve të opozitës, teksa dëgjonte dhe fjalimin e kreut të PD- së, Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, Patozi shpjegoi arsyen përse ai vendosi të protestoi. Ish- deputeti demokrat shprehet se ai ka ardhur si të gjithë demokratët e tjerë, për të shprehur pakënaqësi­të e tij ndaj qeverisë "Rama". "Sot ( dje) unë kam ardhur si mijëra demokratë apo opozitarë të tjerë që kanë një manifestim kundra qeverisë. Ka 1000 arsye sot që kjo qeveri të largohet, por edhe sikur të kishte 1, unë prapë do të isha këtu, sepse ky është vendi im. E rëndësishm­e është që kjo më shumë se protestë e një partie apo e disa partish politike, do të jetë protestë qytetare. Në rast se kjo do të jetë e tillë, do ta marrë këtë mision përsipër, sigurisht që do të jetë e pandalshme, një ortek i pandalshëm që do ta detyrojë këtë qeveri të largohet. Uroj që shumë që kjo të ndodhë. Unë jam një ndër protestues­it dhe më duket që është në protestë masive, një protestë e mirë, por për çështje numrash nuk preferoj të flas, sepse duhet të jetë dikush tjetër i paanshëm që të plasë për numrin e protestues­ve, për shembull siç jeni ju, siç është shtypi", - tha Patozi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania