Gazeta Shqiptare

Hetoi i pari Tahirin, Zagani: Më ndëshkoi padrejtësi­a

Lidhje direkte nga Franca me protestën, si jetojnë shqiptarët azilkërkue­s në çadra "Lufta ime ndaj krimit nisi para 20 vitesh"

- Valentina Madani

Dritan Zagani, oficeri i policisë që drejtoi dhe hetoi për herë të parë bandën e Habilajve dhe lidhjet e tyre me Saimir Tahirin përmes një vidiomesaz­hi para mijëra protestues­ve të mbledhur dje në sheshin "Dëshmorët e Kombit" tregoi se si e ndëshkoi atë padrejtësi­a. I ndodhur në azil politik, z. Zagani deklaroi se lufta e tij ndaj krimit nisi para 20 vitesh, por për shkak të kërcënimev­e nga bandat kriminale u detyrua të arratisej nga Shqipëria. Por, ai siguroi se do të kthehej kur krimi dhe kriminelët të mos jenë më në qeveri. "Protesta ime ndaj krimit, çlirimit të drejtësisë nga mafia ka nisur prej 20 vitesh kur nisa punë si oficer policie dhe prej 3 vitesh në mënyrë të pandërprer­ë në arrati, ku sakrifica e familjes dhe fëmijëve të mi është ekstreme. Jam ndëshkuar nga padrejtësi­a, nga trafikantë që kishin në dorë ligjin, nga trafikantë droge në Policinë e Shtetit të lidhur me eprorët e tyre", theksoi z. Zagani. Ai shtoi më tej: "Unë u bëj thirrje kolegëve të mi në Policinë e Shtetit, atyre oficerëve të përkushtua­r të kenë kurajën të denoncojnë lidhjet e krimit kushdo që qofshin ata, sepse kështu do të jenë mburoja më e mirë, do të jenë misionarë të drejtësisë. Unë jam detyruar të largohem nga Shqipëria prej kërcënimev­e, por kjo nuk është zgjedhja ime që unë të jem në arrati se ndalova Habilajt dhe Saimir Tahiri në parlament. Sikur nuk shkon apo jo?! Unë dua të kthehem dhe do të kthehem. Ndaj dhe dua që krimi dhe bandat të mos jenë më në krye të vendit tim". Ish- oficeri i policisë, Dritan Zagani, aktualisht është në azil politik, pasi denoncoi publikisht në tetor 2015 se makina e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u përdor për trafik ndërkombët­ar droge nga banda e Habilajve.

EMIGRIMI

Në mes të protestës dje u bë edhe një lidhje nga Franca

me një qytetare shqiptare, e cila tregoi gjendjen e shqiptarëv­e që kërkojnë azil atje. Si një mesazh për protestën dhe gjendjen se ku kanë arritur shqiptarët, janë ofruar pamje të azilkërkue­sve në çadra në Francë. Qytetari që bëri lidhje me

protestën tha: "Janë mbi 70 familje në këtë vend dhe jetojnë në çadra". Ndërsa një grua që ndodhej atje si azilkërkue­se tha se emigroi nga varfëria. "Morëm rrugët nga e keqja, nga varfëria. Kemi qenë pa punë. Probleme ekonomike. As punë, as "Lufta ime ndaj krimit nisi para 20 vitesh. Jam ndëshkuar nga padrejtësi­a, nga trafikantë­t e drogës, u bëj thirrje kolegëve të mi në Policinë e Shtetit të denoncojnë lidhjet e krimit me politikën. Dua të kthehem dhe do të kthehem, ndaj dhe dua që krimi e kriminelët të mos jenë më në qeveri", theksoi z. Zagani.

përkrahje sociale nuk marrim. Nga e keqja morëm rrugët për këtu në azil. Lamë vendin dhe siç e shihni jemi si mos më keq. Jemi pa bukë. Na kanë marrë me urgjenca na kanë çuar në spitale. Këtu jemi në vështirësi shumë të mëdha", deklaroi gruaja.

 ??  ?? Dordolecët e shfaqur nga opozita, dje në protestë
Dordolecët e shfaqur nga opozita, dje në protestë
 ??  ?? Dritan Zagani, ish- oficeri i policisë, gjatë videomesaz­hit të djeshën në protestë
Dritan Zagani, ish- oficeri i policisë, gjatë videomesaz­hit të djeshën në protestë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania