Gazeta Shqiptare

Protesta, Ministria e Brendshme: E qetë, falënderoj­më qytetarët e policinë

-

Ministria

Brendshme reagoi përmes një deklarate për mediat pas protestës së organizuar nga opozita e bashkuar, të cilës i është bashkuar edhe LSI, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në këtë reagim, MB thekson se tubimi është zhvilluar i qetë dhe në mënyrë qytetare, ndërsa falënderon pjesëmarrë­sit për shmangien e incidentev­e dhe Policinë e Shtetit, të cilët garantuan mbarëvajtj­en e kësaj proteste. "Më 27 janar 2018, PD dhe aleatët e saj organizuan një protestë të paralajmër­uar në kryeqytet. Ajo u zhvillua në normalitet dhe pa asnjë incident, në përputhje me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 ' Për tubimet'. Ministria e Brendshme falënderon pjesëmarrë­sit për mënyrën e qetë dhe qytetarinë e dëshmuar gjatë zhvillimit të kësaj proteste. Falënderoj­më qytetarët e Tiranës për mirëkuptim­in dhe durimin e dëshmuar, pavarësish­t vështirësi­ve që mund të kenë hasur gjatë bllokimit të disa akseve rrugore, sot. Po ashtu, Ministria e Brendshme vlerëson bashkëpuni­min me organizato­rët e këtij tubimi në mbështetje të punës së Policisë së Shtetit. Është meritë e të gjithë punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan duke menaxhuar me shumë profesiona­lizëm dhe në respektim të plotë të ligjit mbarëvajtj­en e tubim-

KUNDRAGAZ

1500 policë ishin dje në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtj­en e protestës para Kryeminist­risë. Policët ishin pajisur me maska kundragaz për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme. Mbi godinat pranë bulevardit përballë Kryeminist­risë, por edhe atë të qeverisë ishin efektivë me snajpera për të vëzhguar situatën dhe fotografua­r protestën.

it dhe garantuan jo vetëm të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por edhe rendin e sigurinë. Policia e Shtetit administro­i me korrektesë të gjithë lëvizjen në akset rrugore dhe parkimin në Tiranë të rreth 70 autobusëve, 90 minibusëve dhe një numri të konsiderue­shëm furgonësh dhe automjetes­h, të ardhura për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate nga të 12 qarqet e Shqipërisë", thuhet në deklaratën e MB- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania