Gazeta Shqiptare

Ish- presidenti Nishani, mesazh Bashës: Të rimblidhen kontribute­t e çdo demokrati

-

presidenti Bujar Nishani beson se tashmë ka ardhur koha për një platformë të re angazhimi brenda Partisë Demokratik­e. Teksa ka komentuar situatën brenda kësaj force politike, Nishani thotë se duhet të rimblidhen kontribute­t e çdo demokrati që ka qenë pjesë e PD që nga themelimi i saj. Në emisionin "Kjo Javë" në "News 24", Nishani shprehet se çdo parti politike që pretendon të marrë pushtetin dhe të jetësojë një program dhe alternativ­ë të re, duhet të vlerësojë të gjitha energjitë e mbështetës­ve të saj. "Unë mendoj se opozita e sotme ka ardhur duke e rritur profilin e saj. Çdo parti që pretendon të marrë pushtetin dhe të jetësojë një program dhe alternativ­ë tjetër ka shumë gjëra për të bërë. Në radhë të parë sot në PD duhet që të rimblidhen ribashkohe­n forcat energjitë, kontribute­t, jo qindra, por mijëra resurse njerëzore, të cilët që nga viti ' 92, kur PD u shfaq në jetën politike shqiptare, njerëz të angazhuar në politikë, deputetë, ish- deputetë, ish- ministra, teknikë, mbështetës etj., të gjithë këta duhet të jenë pjesë e një platforme angazhimi. Për secilin duhet ofruar, nxitur dhe i duhet lutur për një angazhim të ri. Së dyti, ka nevojë që të vihet në lëvizje kjo dinamikë që ka ardhur në rritje sidomos pas zgjedhjeve të fundit, të cilët janë të deligjitim­uara, të rrëzuara, se nuk kanë qenë as të lira as të ndershme, të manipuluar­a nga përdorimi i parave të drogës", u shpreh Nishani. Ai bëri edhe një krahasim sa u takon kontribute­ve dhe të metave mes dy partive PD dhe PS, ndërsa këtë të fundit e cilëson si parti me histori 75vjeçare. "PD krahasuar me alternante­n e saj është një forcë e re politike. PD është një parti 25- vjeçare, krahasuar me PS, që ka një histori 75- vjeçare. Kontribute­t që ka sjellë PD krahasuar me atë që ka sjellë 75- vjeçarja socialiste, janë shumë më të mëdha. Dëmet që ka sjellë me mospërmbus­hjen e asaj që ka bërë, krahasuar me atë që ka bërë PS 75- vjeçare janë më të mëdha. Por këto nuk mjaftojnë për të nxjerrë konkluzion­e", tha Nishani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania