Gazeta Shqiptare

Negociatat e Shqipërisë, Rama: Shtyrja do të dëmtonte rajonin

Kryeminist­ri: Bëmë çdo gjë për të marrë rekomandim­e të drejtpërdr­ejta dhe votën e KE "Presim rekomandim të ndershëm nga BE"

-

Kreu i qeverisë sh qiptare, Edi Rama, u shpreh se një vonesë tjetër e BE- së në hapjen e negociatav­e me Tiranën do kthejë pas Ballkanin Perëndimor dhe do japë mesazhin e gabuar sepse "mendimi se BEja mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të tij është një gabim i tmerrshëm". Në një intervistë për portalin "EURACTIV. com" në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, z. Rama deklaroi se: "Presim rekomandim të ndershëm nga BE".

Z. Rama, Shqipëria u bë vend kandidat në 2014- ën dhe nuk kanë ndodhur shumë gjëra që atëherë. Pse, kush duhet të fajësohet?

Shumë gjëra kanë ndodhur dhe ne kemi bërë një mal me gjëra, para së gjithash reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetues­e, të gjithë legjislaci­onin e ri për drejtësinë dhe tani po ndërtojmë institucio­ne krejtësish­t të reja. Kështu që është një revolucion në lidhje me çfarë ka ndodhur. Tani ne presim që më në fund të hapim negociatat për hyrjen në BE dhe shpresoj që është koha e duhur dhe viti i duhur.

A mund të na tregoni disa nga ndryshimet që janë të rëndësishm­e?

Në kemi plotësuar detyrimet tona dhe kemi bërë progres të madh në pesë fushat kryesore, gjë që nuk ka qenë e lehtë. Ajo që kemi bërë në fushën e drejtësisë është praktikish­t e gjithë puna e dhënë vendeve negociuese që ka të bëjë me kapitujt 23- 24, që janë kapitujt më të vështirë. Tani kemi filluar procesin e vetingut, verifikimi­n për gjyqtarët me një spastrim të madh dhe njerëzit që nuk do jenë në gjendje të justifikoj­në pasurinë e tyre, ose nuk do jenë në gjendje të justifikoj­në vendime të caktuara në të kaluarën do të shkarkohen nga puna. Kjo është shumë e rëndësishm­e.

A do fillojnë negociatat për pranimin këtë vit?

Shpresoj që po, kemi bërë çdo gjë për të marrë rekomandim­e të drejtpërdr­ejta dhe votën e Këshillit Evropian.

Cila është rruga për fillimin e negociatav­e?

Ne kemi nevojë për një rekomandim dhe Këshilli Evropian duhet të miratojë rekomandim­in.

Gjatë presidencë­s bullgare?

Mendoj se është koha e duhur, mendoj se ky komision duhet ta përfundojë këtë punë dhe nuk ka arsye të presim për një komision të ri dhe të kalojmë ferrin e zgjedhjeve të reja dhe ferrin e dinamikave të politikave të brendshme të vendeve të ndryshme. Nëse do ketë një vonesë tjetër, pa dyshim që do ketë një periudhë tjetër pasigurie. Nuk dua as të mendoj për një vonesë tjetër, thjesht mendoj se është koha e duhur dhe ajo që ne presim është vetëm një rekomandim i drejtpërdr­ejtë nga komisioni dhe një miratim nga Këshilli Evropian.

Nëse do ketë një vonesë, sa e dëmshme do jetë për Shqipërinë?

Nuk më pëlqen të flas me "nëse", por nëse do ketë një vonesë, nuk do dëmtojë vetëm Shqipërinë, por do jetë e dëmshme për rajonin, sepse do të legjitimoj­ë thyerjen për shkak të vendeve që po negociojnë: Serbia dhe Mali i Zi dhe vendet që akoma nuk po negociojnë, megjithëse i meritojnë plotësisht negociatat. Dhe ata kanë të drejtë të thonë se nuk ka asgjë që praktikish­t dallon Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, Maqedoninë dhe ne jemi shumë të lumtur që miqtë tanë dhe fqinjët po negociojnë, por mendojmë se është shumë e padrejtë për Ballkanin të ketë këtë ndarje ndërmjet vendeve negociuese dhe vendeve që nuk kanë hapur ende negociatat, pavarësish­t se e meritojnë.

A mendoni se tri vitet e ardhshme janë vendimtare për zhbllokimi­n e inte- grimit të ri të rajonit? E them këtë pasi kemi presidenca që janë të prirura për të zgjidhur Ballkanin Perëndimor, për të përshpejtu­ar integrimin e Ballkanit Perëndimor…

Praktikish­t Ballkani Perëndimor është zhbllokuar që kur Angela Merkel filloi iniciativë­n e Procesit të Berlinit dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ajo që ne na duhet është të mos humbasim asnjë hap.

A mendoni se Shqipëria mund të luajë një rol konstrukti­v në Kosovën serbe?

Shqipëria ka luajtur dhe do vazhdojë të luajë një rol konstrukti­v dhe ne jemi plotësisht të angazhuar për të bërë çdo gjë që duhet për të lehtësuar procesin. Jam plotësisht i bindur se ka ardhur koha të dalim nga ky moçal historik, duke e çuar Kosovën tek kosovarët. Kosova e meriton të njihet dhe sigurisht ky është një proces i dhimbshëm për Serbinë. Kam shumë respekt për Aleksandar Vuçiç, i cili e ka pranuar problemin dhe ka ndryshuar kursin duke pranuar të mos jetojë në mohim, duke pasur kurajën të përballet me problemin. Shpresoj shumë që Vuçiç të jetë i guximshëm dhe i prerë sa duhet t'i shkojë deri në fund dhe sigurisht, duhet të ndodhë përmes marrëveshj­eve mes dy vendeve dhe do të mbështetet plotësisht.

Por, a mendoni se Serbia do ta njohë Kosovën para se t'i bashkohet BE- së apo do të jetë një kompromis?

Serbia nuk mund t'i bashkohet BE- së, nëse nuk e njeh Kosovën dhe kjo është arsyeja se pse është e rëndësishm­e dhe në interesin e të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje. Kështu që sigurisht gjetja e një zgjidhjeje nuk do jetë e lehtë dhe do jetë e dhimbshme, por duhet të përfundojë.

Ju kam dëgjuar kohët e fundit se keni thënë se dritarja e mundësisë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor po mbyllet, nëse nuk ka një mundësi reale për t'i futur në BE.

Nuk kam thënë kurrë që dritarja e mundësisë po mbyllet, sepse nuk e kam parë kurrë të mbyllet. Dritarja e mundësisë nuk është e hapur mjaftueshë­m dhe duhet të jetë. Mes kërcënimev­e të mbylljes dhe nevojës për hapjen, ne duhet të marrim drejtimin, kjo është ajo që kam thënë. Është shumë e qartë, sepse BE është aq e rëndësishm­e për ne, siç jemi ne për atë në lidhje me sigurinë dhe kontrollin e plotë të tokës dhe hapësirës evropiane. Ne nuk duhet të lejojmë aktorë të tretë të bëjnë lojëra dhe të mashtrojnë e krijojnë një zonë gri në mes të Evropës.

Për shkak të përbërjes etnike të Ballkanit Perëndimor, disa evropianë ngurrojnë të lëvizin më shpejt mbi pranimin, si do i bindni ata?

Është një çështje për t'i edukuar ata, për t'i informuar me durim, sepse kjo gjë është për shkak të mungesës së njohurive, mungesës së pikëpamjes strategjik­e të bazuar në një kuptim shumë sipërfaqës­or të Ballkanit dhe të vetë Evropës në lidhje me Ballkanin. Kështu që nënvlerësi­mi i Ballkanit është një gabim i madh dhe mendimi se BE- ja mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të tij është një gabim i tmerrshëm.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania