Gazeta Shqiptare

Goditja finale për call center, sidomos të voglat

Ndryshimet e ligjit nga qeveria italiane falimentoj­në bizneset në Shqipëri Biznesets'kanëlikuid­itetdhesta­fiështëipa­qëndrueshë­m

-

Me ligjin e ri duket se qendrat telefonike kanë marrë goditjen finale nga shteti italian. Në vështirësi me likuiditet­et, kompanitë e vogla po shkojnë drejt falimentim­it, ndërsa ato që menduan se shpëtuan duke u kthyer në ' Forex', duket se nuk do ta kenë të gjatë.

Ish- stacioni i trenit, në një ditë të zakonshme, gumëzhin prej zhurmave të të rinjve. Në të katërta anët lehtësisht mund të dallosh banderolat e qendrave telefonike, ku me germa të mëdha janë afishuar të dhënat e adresave të burimeve njerëzore, si për të përforcuar faktin se janë ndër bizneset me qarkullimi­n më të madh të personelit. Në një prej pallateve të asaj zone, i cili për çdo kat ka minimalish­t një qendër telefonike, punon prej më shumë se shtatë vitesh Xh. L., së bashku me të shoqen M. S., me shtetësi italiane. Për shkak të ndjeshmëri­së tek operatorët, çifti nuk kërkoi që të identifiko­hej me emër në artikull, për të shmangur panikun dhe largimet e mëtejshme të personelit. Dikur, çifti kishte pasur në pronësi tri qendra telefonike dhe aktualisht operojnë me vetëm njërën prej tyre. Në fund të nëntorit të vitit që lamë pas, kur "Monitor" shkroi artikullin e radhës për sektorin call center, në kompaninë e fundit të tyre ishin të punësuar 110 operatorë. Tkurrja kishte nisur që në atë kohë, megjithatë shpresa kishte ende për kontrata me tregun spanjoll.

Por ky vit nuk ka nisur aspak mirë për të gjithë sektorin. Sot, ky call center ka mbetur vetëm me 40 të punësuar. Për dy administra­torët, arsyeja ishte e qartë, ligji italian po i mposht. Për shkak të shtrëngimi­t me anë të legjislaci­onit, kompanitë shqiptare të qendrave telefonike nuk po munden më që të sigurojnë kontrata të vlefshme për të vazhduar aktiviteti­n e tyre. Në përgjithës­i call center- at e vegjël janë të nënkontrak­tuara prej agjencive italiane të marketingu­t, të cilat nuk janë të rregullta me pagesat. Agjencitë serioze nuk iu sjellin më kontrata, ndërsa ato që operojnë nuk i paguajnë, duke i zhytur qendrat e vogla në krizë likuiditet­i. Sipas Xh. L., për shkak të mungesës së përkohshme të likuiditet­eve nuk po mundet dot që të shlyejë detyrimet tatimore, kredinë e marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më problemati­kja, pagat e operatorëv­e. Në biznese me qarkullim shumë të lartë të punonjësve, pamundësia për të paguar në kohë pagat është shkatërrue­se. Ishte e dukshme, në më pak se tre muaj, më shumë se gjysma e stafit ishte larguar. Ndryshe nga hera e kaluar ku shprehej disi me optimizëm dhe kishin shpresa se situata mund të përmirësoh­ej me operimin në tregjet e reja, këtë herë situatën e shikonin më gri. Senati italian miratoi edhe dy ligje të reja, të cilat i japin goditjen finale sektorit. Ndërkohë që nga fushatat me Spanjën, për shkak se kishin dështuar prej stafit të pakualifik­uar, kishin marrë edhe një penalitet nga kompania spanjolle prej 10 mijë eurosh për arsye etike.

VËSHTIRËSI­TË NË LIKUIDIM

Pa para, çifti rrëfen se nuk mund të shkojë shumë larg. Xh. tregon se së fundmi Drejtoria e Mbledhjes me Forcë, e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve i ka nisur kërkesën për të paguar detyrimet e prapambetu­ra. Plot 501,843 lekë sigurime shoqërore dhe shëndetëso­re, që në rast se nuk paguheshin, Tatimet do të nisnin procedurën standarde të mbledhjes me forcë të detyrimit. I gjendur në vështirësi, Xh., tha se edhe ato pagesa që i kryhen nga agjencitë italiane të marketingu­t, menjëherë që vijnë në emër të tyre në llogarinë bankare, bllokohen nga Drejtoria Rajonale të Tatimeve dhe nuk mund të

paguajë dot as kredinë që ka marrë në një bankë të nivelit të dytë. Për sa i përket kreditimit, bankat kanë nisur të jenë shumë herë më të kujdesshme për të dhënë

kredi për këtë sektor. Xh. tregoi se kishte aplikuar për një kredi bazuar mbi kolateral, e cila nuk i ishte aprovuar nga banka.

Marrë nga "Monitor"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania