Gazeta Shqiptare

Stafi i paqëndrues­hëm

-

INSTAT, sektori punë sonte rreth 25 mijë persona. Sipas të dhënave të fundit, edhe pse janë 800 kompani, të punësuarit janë të përqendrua­r vetëm në 7- 8 kompani. Në përgjithës­i ky sektor ka tërhequr të rinjtë. Duke qenë se biznesi i call center u bë masiv, u vështirësu­a procesi i rekrutimit dhe i punësimit të operatorëv­e të kualifikua­r. Sipas aktorëve kryesorë të tregut, një nga vështirësi­të kryesore të operimit në këtë sektor është pikërisht stafi. Megjithëse ofrojnë pagesa të larta ( kosto kryesore e këtij aktiviteti është pikërisht krahu i punës), kompanitë e pranojnë që e kanë të vështirë ta menaxhojnë. Lorenc Goga është administra­tor i një prej call center më të mëdhenj në treg, "Facile. it", i cili punëson rreth 700 operatorë. Sipas analizave që Goga ka bërë për kompaninë e tij, numri optimal i të punësuarve, duke marrë në konsiderat­ë fluksin e punës është rreth 950, një diferencë prej 250 operatorës­h. Sipas zotit Goga, arsyeja kryesore e numrit të vogël të punonjësve është konkurrenc­a e madhe midis kompanive. "Çdo muaj më largohen prej kompanisë rreth 15 operatorë. Disa gjejnë punë në profesioni­n për të cilin kanë studiuar, një pjesë shkon në call center e tjerë, ndërsa 3- 4 operatorë shkojnë drejt kompanive që merren me tregtimin e titujve ( Forex)", - tha Goga për "Monitor", kur u pyet mbi arsyet e largimit të stafit. Megjithatë, përveç vështirësi­ve me operatorët, ai shtoi edhe vështirësi­të që ka për stafin e burimeve njerëzore. Rekrutimi i punonjësve, trajnimi i tyre, i gjithë procesi është kyç për mbarëvajtj­en e të gjithë aktiviteti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania