Gazeta Shqiptare

Diversifik­imi në "Forex" nuk do të funksionoj­ë për shumë kohë

-

disa prej aktorëve kryesorë të tregut, kompanitë e "Forex" nuk do të zgjasin gjatë. Sikurse u pohua nga ata, një pjesë e operatorëv­e largohen drejt këtyre kompanive për shkak të pagesave më të larta, megjithatë shtojnë se puna në këto kompani nuk mund të përballohe­t nga të gjithë për shkak të "agresivite­tit" të fushatave që aplikojnë këto kompani. Sipas administra­torëve të kompanive call center, edhe kompanitë që operojnë me "Forex" nuk do ta kenë shumë të gjatë. Aktualisht këto kompani duke shfrytëzua­r hendekun ligjor po arrijnë të operojnë në treg. Sipas përllogari­tjeve, numri i kompanive "Forex" që operojnë është rreth 50, si dhe janë të palicencua­ra. Sipas Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare janë vetëm tri kompani të licencuara dhe të kontrollua­ra, të cilat operojnë duke zbatuar ligjet dhe rregullat. Pjesa tjetër operon nën fshehtësi. Frika më e madhe e kompanive të licencuara është se mënyra se si operojnë kompanitë e palicencua­r do të ndikojë në prishjen e imazhit të tyre dhe në këtë mënyrë të pengohen kontratat me kompanitë europiane të brokerimit. Sipas aktorëve të tregut, kompanitë "Forex" nuk mund të operojnë në Amerikë, por as edhe në Francë, për shkak të kornizës ligjore të këtyre shteteve. Sipas burimeve për "Monitor", këto kompani operojnë kryesisht me tregjet e largëta si Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, por edhe me shtetet europiane, Itali, Angli dhe Spanjë. Vetë kompanitë shprehen se nuk kanë interes që të operojnë brenda Shqipërisë për shkak të tregut të vogël dhe fuqisë investuese jo fort të kënaqshme. I vetmi kërcënim i tyre është përsëri mundësia e forcimit të ligjeve në vendet ku ata operojnë. Në rast se të njëjtin ligj të Francës e zbatojnë edhe shtetet e tjera, as "Forex" nuk do të mund "ta shpëtojë" punësimin e të rinjve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania