Gazeta Shqiptare

Strehimi në Tiranë, 120 familje fitojnë banesa sociale

Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e 31 janarit Familjet përfituese, në zonën e Lumit të Tiranës dhe Shkozë

-

Rreth 120 familje do të rehabilito­hen në banesa të reja vetëm duke nënshkruar një kontratë huapërdori­mi me Bashkinë e Tiranës, e cila ka hartuar një projektven­dim për familjet e prekura nga projekti për rehabiliti­min e Lumit të Tiranës si dhe pjesëtarë të komuniteti­t rom, që jetojnë në kushte të vështira në Shkozë. Të parët do të strehohen pa pagesë në banesat e ndërtuara në ishterrito­rin e repartit ushtarak nr. 8837 në Shkozë, ndërsa pjesa tjetër përfitojnë një nga banesat e ndërtuara posaçërish­t për ta fal projektit "New House- new life". Bashkia ka gati banesat, e bashkë me të dhe projektven­dimin në të cilën listohen familjet përfituese. Ajo pritet të miratohet të mërkurën e javës që vjen në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak për 2018- ën.

PROGRAMET

Për të përfituar banesë me kosto të ulët, kredi të butë apo bonus strehimi duhet që të mos keni në pronësi një banesë. Nuk duhet të zotëroni një sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuar­a për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje. Sipas Bashkisë së Tiranës, do të hartohen "plane të detajuara vendore për zbërthimin e planit përgjithsh­ëm vendor dhe kontrollit të zhvillimit të vazhdueshë­m të hapësirave urbane të qytetit, përfshirë strehimin".

APLIKIMI

Për të aplikuar për programet e strehimit duhet të tërhiqni një formular në njësisë administra­tive ku jeni të regjistrua­r. Ky formular pasi plotësohet, noterizohe­t dhe dorëzohet tek njësia. Më Të parët do të strehohen pa pagesë në banesat e ndërtuara në ish- territorin e repartit ushtarak nr. 8837 në Shkozë, ndërsa pjesa tjetër përfitojnë një nga banesat e ndërtuara posaçërish­t për ta fal projektit "New Housenew life". Bashkia ka gati banesat, e bashkë me të dhe projektven­dimin në të cilën listohen familjet përfituese.

pas, njësia bashkiake përkatëse përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, ku bëhet regjistrim­i përfundimt­ar dhe më pas do të shikohet nëse përfitoni ose jo për programin e strehimit.

PRIORITARË PËR BONUS STREHIMI

Prioritarë për bonus strehimi janë personat me sta-

tusin e jetimit, personat me aftësi të kufizuar, të cilët trajtohen në mbështetje të vendimit nr. 526, datë 6.8.2014, "Për kategoritë e personave me aftësi të kufizuara që trajtohen me përparësi nga programet sociale të strehimit", familjet e policëve të rënë në detyrë, familjet e komuniteti­t rom, emigrantët e rikthyer, punëtori emigrant dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.

 ??  ?? Banesat sociale në Shkozë
Banesat sociale në Shkozë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania