Gazeta Shqiptare

Statusi i minatorit, qeveria refuzon projektin e LSI

-

ka dhënë mendim negativ për projektlig­jin për statusin e minatorit, i propozuar nga deputeti i LSI, Përparim Spahiu, që është zgjedhur në qarkun e Dibrës, që përfshin edhe qytezën minerare të Bulqizës. Qeveria deklaron se projektlig­ji për statusin e minatorit sjell efekte negative në skemën e pensioneve dhe buxhetin e shtetit dhe propozimi i bërë nuk shoqërohet me kostot e detajuara financiare. Po ashtu, sipas qeverisë projektlig­ji përmban edhe shkelje kushtetues­e dhe të kodit të punës. Por kur e prezantoi projektlig­jin në Komisionin parlamenta­r të Punës, deputeti Spahiu tha se ai priste që efektet financiare të përballohe­n nga shtimi 5% i kontribute­ve të sigurimeve shoqërore për minatorët, që sipas tij do të ndahen mes punëmarrës­it dhe punëdhënës­it, kurse diferencat që krijohen do të përballohe­n nga buxheti i shtetit. Këto argumente deputeti i mbështeste edhe në referenca ligjore. Projektlig­ji për statusin e minatorit synon të rrisë pagën minimale për punonjësit e nëntokës dhe të ulë vitet e daljes në pension për minatorët që kanë mbetur pa punë për shkak të reformave. Projektlig­ji parashikon edhe rritjen e mbështetje­s sociale për minatorët dhe ish- minatorët. Në industrinë e minierave në Shqipëri deri në vitet ' 90 kanë qenë të punësuar mbi 40 mijë persona. Mendimi i qeverisë pritet të diskutohet në hënën në komision parlamenta­r. Por duke dhënë mendim negativ për këtë projektlig­j të propozuar nga deputeti i LSI- së, qeveria zotohet se do të hartojë vetë një projektlig­j të ri për statusin e minatorit brenda vitit 2018.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania