Gazeta Shqiptare

Fushat e naftës do jepen me koncesion

"Albpetrol" drejt shkrirjes, ndryshohet drejtori

-

Kompania

shtetërore e prodhimit të naftës, "Albpetrol", në mbledhjen e fundit të këshilli mbikëqyrës ka miratuar ndryshimin e administra­torit. Lajmi është bërë i ditur në faqen e internetit të kompanisë. Ing. Kastriot Bejtaj, i cili mbante postin e drejtorit teknik në "Albpetrol" sh. a. është emëruar administra­tori i ri i shoqërisë, ndërsa drejtuesi i më parshëm, Endri Puka është larguar për t'u angazhuar në një tjetër detyrë. Sipas njoftimit, "ky ndryshim është bërë në kuadër të procesit të ristruktur­imit në të cilin është futur shoqëria shtetërore e naftës ' Albpetrol' sh. a.. Aktualisht, një grup ndërminist­ror është ngritur me urdhër të kryeminist­rit dhe po studion skenarët më të mirë për ristruktur­imin e shoqërisë. Zoti Bejtaj do të jetë pjesë e grupit ndërminist­ror për ristruktur­imin e ' Albpetrol' sh. a, si dhe do të udhëheqë të gjithë procesin e ristruktur­imit në ' Albpetrol' sh. a.", thuhet në njoftim. Burime pranë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastruk­turës bëjnë të ditur se skenarët janë që "Albpetrol" të mbetet vetëm në një njësi të vogël, e cila do të menaxhojë kontratat ekzistuese koncesiona­re me kompanitë private. Ndërsa pasuritë e tjera të "Albpetrol" do të privatizoh­en, apo do të jepen me koncesion. Synohet që ky proces të mbyllet deri në fund të këtij viti. "Albpetrol" ka aktualisht 2300 punonjës. Vlerësohet që një pjesë e atyre që do të shkurtohen do të trajtohen me pagesa afatgjata, ndërsa një pjesë do të kalojnë tek kompanitë që do të merren në menaxhim nga privati. Sipas burimeve zyrtare, aktiviteti i shoqërisë "Albpetrol" sh. a. është kryerja e Operacione­ve Hidrokarbu­re në përputhje me ligjin nr. 7746, datë 28.08.1993 për "Kërkimin, zhvillimin, prodhimin, trajtimin, transpor- tin, magazinimi­n dhe shitjen e naftës bruto, gazit dhe rërave bituminoze brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë". Aktualisht "Albpetrol" menaxhon vetë vendburime­t e Cakran- Mollaj; Gorisht- Kocul dhe Amonice, Ballshi dhe një pjesë të fushave të Kuçovës. Kompania ka marrëveshj­e hidrokarbu­re me "Bankers Petroleum Albania Ltd" ( që ka vendburimi­n më të madh të PatosMarin­ëz), "Transoilgr­oup" sh. a., "Phoenix Petroleum" sh. a., "Fin- Pek Petroleum sh. a., "Delvina Gas Company Ltd". Nga këto kompani "Albpetrol" merr sot një pjesë të prodhimit, si pagesë ( royalty) dhe diskutimet janë që kjo pagesë të mos bëhet më në naftë, por në para kesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania