Gazeta Shqiptare

Ish- pronarët, ATP: Tokat e lira, ja kush përfiton

Kompensimi fizik merr përparësi, do të shpërndahe­n 23 mijë hektarë Përfitojnë dosjet e viteve 1993, 1994, 1995 dhe 1996

-

duhet që vendimi për kompensim të ketë edhe vlerën financiare. Pra, pronarit i njihet një sipërfaqe toke e zënë, me një vlerë financiare prej x lekësh. Por qeveria është e interesuar të kryejë kompensimi­n me ankand, ndaj në vendimin e saj parashikon që edhe kur pronarët nuk kanë një vlerësim financiar të pronës së njohur, mund të marrin pjesë. Në fondin e pasurive të paluajtshm­e, që mund të përdoren për kompensim fizik, bëjnë pjesë sipërfaqe toke, pronë shtetërore, të cilat nuk ushtrojnë funksion publik. ATP- ja mund të përdorë për kompensim fizik me pronë shtetërore pasuri, të cilat, në zyrat e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, figurojnë në pronësi të shtetit dhe plotësojnë, të paktën, njërën nga kushtet e mëposhtme: a) Toka të ndodhet ndërmjet ose ngjitur pronave/ pronës së kthyer me vendim përfundimt­ar administra­tiv apo gjyqësor; b) Toka të mos ketë asnjë funksion publik; c) Toka të mos ketë vlerë më të madhe sesa vlerësimi i tokës së njohur për kompensim; ç) Toka, fizikisht, me vërtetimin e organit kompetent për planifikim­in dhe zhvillimin e territorit, nuk prek infrastruk­turën apo ndonjë zhvillim publik të ardhshëm. Subjektet e interesuar, të cilët disponojnë një vendim përfundimt­ar që ka njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimi­t të pronës, që të përfitojnë ko- mpensim fizik, sipas këtij kreu, duhet të paraqesin: a) kërkesën për kompensim fizik me pronë shtetërore, pranë ATP- së; b) sipas rastit, vendimin përfundimt­ar të ishAKKP- së, ish- ZRKKP- së, ish- KKKP- së apo vendimin gjyqësor përkatës, që njeh të drejtën e kthimit dhe kompensimi­t të pronës, shoqëruar me planvendos­jen e vendimit; c) vërtetim nga Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e për statusin juridik të pronës që kërkohet, shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese; ç) vërtetimin nga bashkia se sipërfaqja e tokës, sipas studimit dhe/ ose gjendjes faktike, nuk ka funksion publik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania