Gazeta Shqiptare

SOT DITELINDJA Poezitë e Kadaresë në një vëllim, dalin vargjet e panjohura të rinisë

50 vite poezi në një libër të vetëm, 400 faqe për vargjet e viteve 1957- 2005

- Fatmira Nikolli

Vepra

poetike e Ismail Kadaresë përmblidhe­t në një vëllim të vetëm, ku do të gjenden poezitë e krijuara mes viteve 1957- 2005. Botuesi i tij, Bujar Hudhri, bën me dije për “Gazeta Shqiptare”, se ditën e hënë botimi do të jetë në çdo librari, duke vënë tashmë në një libërlidhj­e të vetme, më të mirën e vargjeve kadareane të pesë dekadave. Lajmin e bëjmë publik sot, kur me rastin e datëlindje­n së tij, i kushtojmë këta dy artikuj. Vjershat dhe poemat janë nxjerrë nga librat “Ëndërrimet”, “Shekulli im”, “Përse mendohen këto male”, “Motive me diell”, “Koha” dhe “Ftesë në studio”. Një pjesë, që s’kanë qenë të përfshira në këto libra janë nxjerrë nga shtypi periodik si dhe nga vëllimi i shtatë i veprës së plotë të vitit 2009. Ka mes tyre, që botohen për herë të parë dhe janë nxjerrë nga arkivi personal i shkrimtari­t. Poezitë e panjohura, studiuesi Sadik Bejko në parathënie­n shoqëruese, i cilëson një befasi të këndshme për lexuesin, pasi sipas tij janë mbi një gjysmë duzine poezish të moshës së rinisë, që për herë të parë shohin dritën e botimit.

POEZITË

Sipas prof. Bejkos, ky libër veç të tjerash, pohon artin e pavdekshëm, të atij arti që krijohet sipas të njëjtave ligje, qoftë në liri, qoftë në mungesë të saj. Poezitë e para të këtij libri shënojnë vitin 1957. Poema e fundit në këtë libër, “Tirana në dimër” i përket vitit 2005. Pra, kemi mbi pesëdhjetë vjet poezi, ndryrë në një libër si ky që kemi në dorë. Një nga tiparet më të dukshme të stilit të Kadaresë është zymtia e klimës. Në Shqipërinë e Kadaresë ( Shqipëria reale ka mesatarish­t treqind ditë të plota me diell në vit ) pothuaj vazhdimish­t bën mot i keq. Bejko shkruan se në vitet ‘ 50, në Gjirokastë­r, Ismail Kadare, djali ende adoleshent i një nëpunësi të gjykatës, kishte shkruar një roman dhe donte të bëhej shkrimtar. Nuk dihet, por instinkti mbase e mësoi atë djalë që në kohën e tij pëlqeheshi­n më shumë vjershat, sesa romanet. Ndaj, vjershat që shkroi, ua nisi revistave dhe gazetave të kryeqyteti­t. Dhe ato u pëlqyen. Kur ishte në vitin e tretë të gjimnazit, Ismail Kadare botoi librin e parë me poezi. Kur ishte student i vitit të dytë, botoi poemën Princesha Argjiro dhe një libër me poezi. Më 1961, student në Moskë, botoi të parin libër të tij në gjuhë të huaj. “Kadareja vazhdonte të shkruante prozë, tregime dhe romane, por botonte vetëm poezitë. Mbase, ai instinkti i qytetit të tij i thoshte se kësaj bote, botës Lindore, i shkonin për shtat më shumë poezitë, sesa proza. Një novelë e hershme e tij, ‘ Ditë kafenesh’, sa u botua, u kritikua e u ndalua. Më vonë iu ndalua romani ‘ Përbindësh­i’. Ka pasur romane të tijat që janë botuar dhjetë apo njëzet vjet më pas nga ç’i kishte shkruar. Ndonjëri është botuar edhe dyzet vjet më pas nga koha kur u shkrua ‘ Qyteti pa reklama’”, shënon Bejko në parathënie. Shton mandej se fill pas mbarimit të studimeve, vjen romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ( 1963), i cili që me botimin e parë në Paris, u shpall libër botëror. Si duket, ajo bota tjetër, Perëndimi, pëlqente më shumë prozën e tij. Sadik Bejko e nis me një varg shënimin e tij: Pa formë është qielli, si tru idioti, një varg i shkëputur nga poezia “Vjeshtë tiranase”, botuar më 1957, në

Zëri i rinisë”. Vargu Pa formë është qielli, si tru idioti na çon në fillimet e krijimtari­së së autorit. Të shkruaje kështu atëherë ishte e pazakonshm­e. Bejko vëren se shumë prej poezive të Ismail Kadaresë kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë. Poema “Rrugëve të Moskës” do ta çojë te romani “Muzgu i perëndive të stepës”, poezia “Piramida e Keopsit” do të sillte më pas romanin “Piramida”, poezia “Kali i Trojës” paralajmër­on romanin “Përbindësh­i”. Por tek ai ka ndodhur edhe procesi i kundërt. Meqë ky roman nuk u botua, ndalimi i tij lind vjershën e gjatë “Laokoonti”, një nga krijimet më të rëndësishm­e të tij. Kthjelltës­ia e derdhur në një gjuhë fare të lirshme, pa asnjë sforcim, vërehet që te lirikat e librit Ëndërrimet, por edhe te poezitë e viteve të studimeve në Moskë, prej së cilave po përmendim Edhe kur kujtesa, Kthimi në Moskë, Llora, etj. Kjo mjeshtëri e tejdukshmë­risë gjuhësore vërehet edhe te pamjet e natyrës në Tiranë, ku vjeshta si luaneshë krifëverdh­ë ruan ditët e fundit nga dimri, te poezia Mall, që është bërë aq popullore edhe në ditët e sotme, mbase për atë tjetërsim të qelqtë, por prapë tjetërsim, të njeriut nga njeriu në një mjedis kryeqyteta­s. Muret janë të qelqta, por sot njeriu dhe natyra rreth tij, njeriu dhe e natyrshmja si përvojë, si komunikim, janë ngjethshëm e rreptësish­t larg njëri- tjetrit, janë të papërpuths­hëm fizikisht e shpirtëris­ht. Ajo që mbetet për t’u thënë e për t’u rithënë është habia se si erdhën në liri këto poezi të kohës së diktaturës. Pse ato ende janë po aq të freskëta sa dhe pesëdhjetë vjet më parë, në kohët kur u shkruan? “Kadareja ka një novelë të titulluar Kalorësi me skifter . Paradigma e kalorësit të ftuar në një festë është domethënës­e për ata shkrimtarë të ftuar nga komunizmi për të qenë kalorës të sofrës së artit të tij. Kalorësi i zymtë hynte në darkën e të ftuarve me një mëdyshje mespërmes: ishte kurth apo ishte vlerësim për të kjo ftesë? Sigurisht që ishte kurth, kurthi i vdekjes së tij si autor. Në këtë festë, kalorësin e kishin thirrur vetëm që ta asgjësonin. Në poezi, ftesa për të kaluar nëpër kurthe të tilla ka qenë më vdekjeprur­ësja”, thotë Bejko. Ai shton se shumë shkrimtarë që i besuan kokë e këmbë kësaj feste, vdiqën bashkë me komunizmin. Në rastin më të mirë, prej tyre kanë ardhur në ditët tona pjesë a pjesëza të një krijimtari­e pa shpirt.

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania