Gazeta Shqiptare

Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali, kapen 2 organizato­rët e grupit kriminal

Operacioni ndërkombët­ar i koduar "Overseas", shpallen në kërkim edhe dy të tjerë Autor Deda e Dodë Prela nga Lezha u arrestuan pas 5 vitesh hetime me autoritete­t italiane

-

Një rrjet i trafikimit të drogës nga Shqipëria në Itali është zbuluar dhe shkatërrua­r nga Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me atë italiane. Pas 5 vitesh hetime intensive u bë i mundur finalizimi i operacioni­t të koduar "Overseas", gjatë të cilit u arrestuan dy persona nga Lezha. Bëhet fjalë për 38- vjeçarin Autor Deda ( alias Lesaj), banues në këtë qytet si dhe 53- vjeçari Dodë Prela, lindur në Krujë dhe banues në Lezhë. Burime zyrtare nga policia dje bënë me dije se njëri nga dy personat në fjalë u kap në Tiranë, ndërsa tjetri në Lezhë. Sipas këtyre burimeve, Deda dhe Prela, u kapën pasi dyshohet të jenë financuesi­t dhe organizato­rët kryesorë të trafikut ndërkombët­ar të drogës. Ndërkaq, janë shpallur në kërkim shtetasit: R. M., 41 vjeç, banues në Kurbin dhe G. K., 47 vjeç, banues në Lezhë. Gjithashtu, mësohet se nga hetimi disavjeçar, i cili është shtrirë në Shqipëri dhe Itali si rezultat i bashkëpuni­mit të ngushtë mes partnerëve ligjzbatue­s është bërë e mundur që në periudha të ndryshme kohore, këtij grupi kriminal t'i sekuestroh­en sasi të konsiderue­shme marijuane.

OPERACIONI ANTIDROGË

Burimet policore pohuan se operacioni u realizua mes Policisë së Shtetit, Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe policisë italiane, me metoda speciale të hetimit dhe se zgjati disa vjet. "Në kuadër të procedimit penal të vitit 2013, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqet, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le, Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë finalizuan operacioni­n policor të koduar ' Overseas'", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë. Po të njëjtat burime sqaruan se për dy personat e shpallur në kërkim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, ka urdhëruar në datë 25 janar 2018 ekzekutimi­n e vendimit të datës 17.01.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale: "Trafikim të narkotikëv­e", kryer në bashkëpuni­m. Gjithashtu, burime policore sqaruan se këtij grupi kriminal i janë sekuestrua­r ndër vite sasi të konsiderue­shme lëndë narkotike e llojit marijuanë, të trafikuara nga Shqipëria në drejtim të Italisë, në rrugë detare. Sipas bluve, në kohë janë arrestuar edhe shtetas të tjerë. Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se në marrëveshj­e mes tyre Dodë Prela dhe Autor Deda janë financuesi­t dhe organizato­rët kryesorë të këtij trafiku. Shtetasi R. M. ishte në rolin e personit që siguronte tregun e shitjes së lëndës narkotike në Itali, ndërsa shtetasi G. K. ka qenë në rolin e magazinues­it të lëndës narkotike. Në rolin e transportu­esit të arrestuar më parë janë shtetasit: L. M., E. Z. dhe J. LL., të tre nga qarku Lezhë. Ndërsa, vijojnë hetimet për dokumentim­in e plotë të veprimtari­së kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifiki­min e bashkëpunë­torëve të tjerë të mundshëm. Materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania