Gazeta Shqiptare

Jezuiti kroat që shkroi i pari shqip për Zonjën e Shkodrës

-

Le të kumtojmë diçka më shumë për Vin cenzo Basile- n, anipse nuk e kemi lënë pa i lakuar emrin sadopak në tjetër vend, bash kur merrnim në analizë prurjet e sivëllait të vet, Giuseppe Ign. Guagliata- s, në kulturën e shkrimit shqip të shek. XIX në arealin e Veriut. (“Buletin shkencor” 65 [ 2015] 24vv.) Aty kemi vënë oroe, ndër të tjera, se të dy ndajnë së bashku ato të mira e të liga që u preu fati, kur i zbriti në Shkodër në vitet 1841- 1843 me mision për të ngritur tëbanat e para të Urdhrit Jezuit, sikurse – siç edhe pritej (!!!) – të hapnin po aty shkollat e para për carrokët e besimit katolik në atë qytet. Këtyre të mirave lejohemi t’u shtojmë tash pa rrudhur buzë e ngrysur vetulla edhe botimin e njëkohshëm dy vjet më vonë ( 1845) në Romë, të dy librave të tyre shqip, me të cilët të dy rihapën njëherësh siparët e pluhurosur të kulturës së shkrimit shqip në Shqipërinë e Veriut në shek. XIX.

Prashtu nuk i shtëmangem­i dot, përkundraz­i vetëm saktësojmë me një detaj shtesë synimin e këtij kreu modest, duke mëtuar tash, se ishin pikërisht këto dy botime, të cilat u bënë shkas për shkruesin e këtyre radhëve me u marrë konkretish­t e në vazhdimësi edhe me jetën e aktiviteti­n fetar si edhe me angazhimin e tyre social- intelektua­l në Shqipëri. Veçse një ndërmarrje e tillë përcjell vetiu thjesht dhe vetëm ato të liga që u desh të përjetonin këtu të dy këta barinj shpirtëror­ë, sikurse i gjithë misioni jezuit në fazën e tij të parë, i cili nuk zgjati më shumë se dy vjet, shi kur u desh të iknin turravrap vet’ i tretë, bashkë me Salvatore Bartolin, duke i lënë përfundimi­sht Dheut të Shqipes pendlat e korbit të bardhë.

Por jo vetëm kaq dhe jo vetëm atëbotë: zezonën e dytë, shpirtëris­ht po aq të dhimbshme, e përjetuan të dy këta autorë duke e parë nga lart, bash në gjysmën e dytë të shek. XX, kur – edhe pse citohen ashtu rrallë e për mall – linçohen keqas si pjesëtarë të ‘ urdhrit famëkeq’, që vjen me thashunë shqip të Urdhrit Jezuit me ngulim të parë në Shqipëri. Dhe ishte pas gjase ky vlerësim paraprak që i ndërkalli këta emra përfundimi­sht në indeksin e autorëve të ndaluar si fazë nismëtare e atij procesi afatgjatë që përkon në kohë me galvanizim­in e trurit intelektua­l- akademik shqiptar, një dukuri kjo sa e natyrshme aq edhe e neveritshm­e e dhunës strukturor­e informale të kohës, të cilën jemi mësuar ta ngjërojmë ndërkohë si damnatio memoriae ase në emfazë si shpëlarje e trurit.

Suksesi i këtij procesi është bërë më se i dukshëm dhe po aq i prekshëm në kohën tonë të të ashtuquajt­urit ‘ tranzicion’ kulturor shqiptar, i cili përkon jo rastësisht me zezonën e tretë të radhës që përjetojnë ndërkohë të dy këta autorë sikurse shumë e shumë e shumë sivëllezër të vet me veladon, të fshirë tashmë ( pa) vetëdijshë­m, por thuajse njëherë e përgjithmo­në nga kujtesa historike- intelektua­le shqiptare, bash ashtu siç i vuajmë sot e gjithë ditën, kur shfletojmë do doracakë ase vademekume zyrtare- akademike shqip të natyrës së “Fjalor Encikloped­ik Shqiptar”, sidomos në ribotimin e tij në tri vëllime ( ASHSH, Tiranë 2008/ 9).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania