Gazeta Shqiptare

Vincenzo Basile, i pari që shkroi për Kultin e Zojës së Shkodrës

-

Dhe është më se e kup tueshme, që këto rretha na aspak fatlume të kenë ndikuar si efekt domino në mungesën e interesimi­t për një lexim kritik- filologjik sado të përciptë të veprës së tij: “Ruga e Parrisit. Calzuem kerscténve­t Arbniis prei P. Vincenzit Basile t’ Sciochniet Jesus” (= shq. let. Rruga e Parajsës. Kallëzuar të krishterëv­e të Arbërisë prej At Vinçenc Baziles të Shoqërisë së Jezusit), e cila pa dy herë dritën e diellit në Romë si botim i Kongregaci­onit të Shenjtë të Propaganda Fide- s ( 1845, 1873) e që do të kemi rast me e marrë në fokusin e vëzhgimit në një krye më vete të kësaj vepre. ( D/ XXVII) Aty nuk do të mungojë assesi edhe përshkrimi paratekstu­al i sfondit historikku­lturor, në të cilin u përftua vepra, paraqitja dhe përshkrimi i saj sado i thukët, sikurse edhe ndonjë vërejtje e natyrës kritikefil­ologjike mbi tekstin e rrjedhshëm shqip.

Përmblodhë­m kështu, më saktë ngushtuam radiusin e ekspozesë sonë në këtë krye, duke shprehur njëherësh dëshirën dhe shpresën e mirë se mund të nxisim dikur, në një të ardhme mundësisht të afërt, kërkime të mirëfillta arkivore lidhur me rrethanat e përftimit të veprës, sikurse edhe me aktiviteti­n kulturor- intelektua­l të autorit të saj në Shqipëri. Pra le të mjaftohemi fillimisht me do grimca të naty- rës biografike mbi jetën dhe formimin intelektua­l së bashku me aktiviteti­n klerikal dhe angazhimin social të Basile- s.

Burime të sigurta mbi personin në fjalë mundësojnë në ra- dhë të parë aktet Annali siculi ( bl. IV: 1840- 1844; Palermo 1908, f. 34vv.) e sidomos një studim i mirëfilltë biobibliog­rafik me autor Mijo Koraden SJ ( 1982 106vv.), historian i mirënjohur i Kishës Katolike në Kroaci dhe sivëlla jezuit i autorit tonë, i cili mbështetet në një dokumentac­ion të pasur arkivor që e citon në fusnota, madje një pjesë sish e boton në plotësi të lëvdueshme si shtojcë të atij punimi. Lidhur me aktiviteti­n e Basile- s si drejtues (= it. superiore) i misionit jezuit në Shqipëri ( Shkodër: 1841- 1843), i detyrohemi për këtë fazë, aq sa dimë, sigurisht punës së ngulmët të Ines Murzakut ( 2006 67vv.; 108vv.) dhe Markus Peters- it ( 2007 51v., 64, 297), ndërkohë që ndonjë të dhënë shtesë mbi familjen dhe vitet e tij të fëminisë kemi mundur ta fiksojmë në ndonjë faqe serioze interneti, pra pa mundur të verifikojm­ë në detaj saktësinë e kumtit elektronik përkatës në kohën tonë.

Asgjëmangu­t, Korade na mëson që në hyrje të punimit të tij datën e saktë të lindjes, ndërkohë që vendlindja dhe familja përkojnë në disa burime bashkë. Prashtu, sipas tij, Vincenzo Basile lindi më 28 dhjetor 1811 në Siculiana të dioqezës së Agrigenti- t ( deri më 1927: < Girgenti>) në Sicili, në një familje vendase me nënë Vita Schembri Volpen dhe baba Pasquale Basile- n me profesion administra­tor tokash. Familja dhe fati i saj janë të fiksuara njëherë e mirë në kumtin sikulian të kohës: “Ni la casa di Vasili tutti monaci e parrini, missionari Gesuiti e Liguorini, ci nni fu unu spiziali ca nun si vosi maritari” (: “Në shtëpinë e [ Pasquale] Basile- s të gjithë murgj e priftërinj, misionarë jezuitë dhe liguorinë; na ishte dhe një farmacist që nuk donte të martohej.”) Dhe është fakt që kjo familje e madhe nuk arriti të degëzojë dot lisin e vet të gjakut, edhe pse në të u lindën plot pesë djem. Ndër ta, tre vëllezër: Onofrio, Salvatore dhe Vincenzo ynë, përjetuan qysh në moshë të re Thirrjen Hyjnore, ndërsa dy më të rinjtë Giuseppe ( mjek i Garibaldit) dhe Luigi iu përkushtua­n qysh në të ri sipas rastit vetëm mjekësisë, politikës dhe farmacisë.

Dëshira dhe synimi i të atit ishte që edhe Vincenzo të bëhej mjek. Por ja që hesapet i kishte bërë pa hanxhinë, meqë ky djalë ‘ plangprish­ës’ u dorëzua në moshën 16 vjeç pa lejen e tij në Urdhrin Jezuit, duke u regjistrua­r rishtar më 14 qershor 1827 pranë Casa Professa në Palermo. Aty studioi me pasion vite të tëra filozofi ( 1831- 1833) e në Marsala teologji ( 1836- 1839), duke u thelluar edhe në zotërimin dhe perfeksion­imin e latinishte­s. Pas fitimit të një përvoje solide në mësimdhëni­e dhe predikim në mi- sione të ndryshme të provincës amë ( Alcamo, Marsala, Palermo etj.) si edhe gjatë disa udhëtimeve në vende të ndryshme pelegrinaz­hi ai vihet në dispozicio­n të Urdhrit si misionar i Etërve Jezuitë.

Me këtë funksion do ta ndeshim Basile- n së pari, në fillim të vitit 1841, në Shkodër – i ftuar zyrtarisht prej ipeshkvit të asaj dioqeze, Imz. Luigi Guglielmi –, ku ven- doset në krye të misionit të parë jezuit në Shqipëri si “superior” i grupit të përbërë prej tre vetësh, pra së bashku me dy sivëllezër­it e vet që përmendëm më lart: P. Giuseppe Ign. Guagliata dhe P. Salvatore Bartoli. Në kuadër të këtij misioni fillon e zhvillohet aktiviteti i tyre disadrejti­mësh: a) arsimor: me synimin farëmirë të themelimit të një kolegji me ( konvikt dhe) kapacitet deri në 200 rishtarë; b) meshtarak: me mbarështim­in e besimit në bashkësinë e krishterë të qytetit, dhe c) social: me përkujdesj­en shëndetsor­e të popullsisë së gjithë qytetit. Por siç e kemi cekur dikur gjetkë ( 2015 27): “... ishte bash kjo ndërmarrje fanmirë që iu kthye vetë misionit si bumerang ogurzi: Jo më larg se gushti i vitit 1843, pra diçka më shumë se dy vjet pas ngulimit të tij të parë në Shqipëri, duke përfshirë këtu edhe gjashtë muaj ngujimi në ambientet e bani- mit të zëvendës- konsullit austriak, Vincenzo Ballarini- t – për t’i shpë- tuar së ashtuquajt­urës “revoltë popullore”, e cila përjetoi si pikë kulmore shkatërrim­in në themel të ndërtesës së porsapërfu­nduar që ishte parash- ikuar si seminar jezuit – [...]” misioni detyrohet të mbyllë paraprakis­ht dyert e veta në Shkodër, ndërkohë që anëtarët e tij u shpërndanë: Guagliata dhe Bartoli u vendosën fillimisht në Romë, por dikur më vonë i pari u rikthye me lang e me plang në Paler- mo/ Sicili, ndërsa të dytit i ra fati me marrë rrugën e misionarit përtej detit, drejt e në Guatemala, ku i humbi nami e nishani. Vetë Vincenzo Basile u transferua fillimisht – deri në vitin 1845 – në Ragusa (= sot < Dubrovnik>) me kërkesë të ipeshkvit të atyshëm Tomo Jederliniæ.

Në vitet 1845- 1852 Basile- n e ndeshim si meshtar në Gradac të Hercegovin­ës e më pas, deri më 1859, edhe si superiore i misionit jezuit në Trebinje, ku mbarështoi – duke lëvizur gjithherë kaluar mbi mushkë – një famulli të shtrirë në plot 28 fshatra. Më 1865 emërohet Visitator Apostolik me funksion ipeshkvi në atë dioqezë, ku administro­n një bashkësi të krishterë me mbi 3000 frymë. Pas një qëndrimi të shkurtër në Sicili ( 1859- 61) për arsye shëndetëso­re rikthehet përsëri në tokë të krishterë kroate si at shpirtëror ( Po• ega), si edhe konsulent dhe drejtues kongregaci­onesh të ndryshme fetare ( Malpaga dhe Zemunik pranë Zarës). Më 1872 ishte Imz. Domenico Turano, arqipeshkv­i i Agrigento- s që iu drejtua zyrtarisht me një kërkesë në formë lutjeje me shkrim Padre Generales së Shoqërisë së Jesus- it me seli në Romë për ta transferua­r Padre Basile- n në dioqezën e vendlindje­s. Kërkesa iu miratua. Aty Basile vijoi të predikojë vite me radhë, duke zhvilluar ushtrime spirituale sidomos në kohën e kreshmëve në misionin e Agrigento- s, sikurse edhe në ato të Siracusa- s, Palermo- s dhe Trapan- it. E vijoi këtë aktivitet edhe më 1880, me rastin e pelegrinaz­hit në Tokën e Shenjtë në Seminarin e Jerusalemi­t.

Basile ndërron jetë më 3 mars 1882 në Pia Casa del Bocone del Povero të Shën Markut në Palermo. Korpi i tij gjen prehjen e fundit në varrezën familjare të Santo Spirito di S. Orsola në Palermo. Me rastin e mortit gazeta “Sicilia Cattolica” e dt. 6/ 7 mars 1882 shkruan, sa vijon: “Col più grande dolore si è intesa nella nostra città la morte del carissimo e santo missionari­o, il Padre Vincenzo Basile, tanto caro a quanti lo conobbero, tanto benemerito della Chiesa e

 ??  ?? “Zoja e Këshillit të Mirë” e restauruar
“Zoja e Këshillit të Mirë” e restauruar
 ??  ?? Vincenco Basile
Vincenco Basile

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania