Gazeta Shqiptare

Poet i ndjeshmëri­së së thellë

In memoriam për Basri Çapriqin

-

brendshme e personalit­etit të tij. Ai kështu i ndihmoi krijimit të marrëdhëni­eve bashkëpunu­ese, projekteve që i bëjnë më produktive bashkësitë e shkrimtarë­ve në Shqipëri dhe në Kosovë.

Dhe në poezi Basri Çapiqi erdhi me prurjet e veta. Kjo nuk është në fjalë dhe aq. Në fillimet e krijimtari­së ai solli në mjediset e Prishtinës poezi të aromës mesdhetare. Me kohë kjo poezi mori tiparet e atij brezi që pasoi poetët e brezit të Ali Podrimjes, e brezave të gjysmës së dytë të shekullit të 20të. Po vinte një brez që ndjeshmëri­të e veta në këto kohë tronditjes­h, mund të thuash kohë tërmetesh, shoqërore, politike dhe nacionale po i përcillte në art me mjete të tjera shprehëse. Me më pak retorikë. Me një optikë të distancës që shprehet me mejete të ironisë, të groteskut, të mosfunksio­nit të qëndrimeve angazhuese ndaj ndonjë kauze, madje të mohimit të çdo kauze. Indivdi merr peshë tashmë jo kolektivja. Por në këtë gjuhë të tëhuajtur sa nga intimja, po aq dhe nga përkushtim­et e jashtme, Basri Çapriqi poet solli brumin e vet, erdhi me bukën e vet në furrën e lashtë ku mbruhet e piqet lënda e poezisë. Dhe ai nuk ishte një poet i ftohtësisë. E ankthshmja, kllapia në sintaksën e poezisë së tij, është shenjë e së ethshmes, e nxehtësisë, e vlimeve të thella në ndjeshmëri. Basri Çapriqi poet ishte bir i epokës së tij, i një gjuhe postmodern­e, i prirjes për ta përqeshur atë që ankthshëm na ngushton jetën edhe kur “muret” ideologjik­ë, kulturorë, politikë në dukje kanë rënë. Ndaj emblematik­e do të mbetet poezia e tij “Dritaren lëre hapur”.

Basri Çapriqi iku në kulmin e fuqive të tij krijuese. Nuk mund të profetizoj­më se çdo të sillte e nesërmja e tij. Veç dhembjes që ai la si studiues, si përfaqësue­s i botës akademike të Prishtinës, si poet më së shumti la një zbraztësir­ë që do të ndjehet.

Si mik i tij do t’më mungojë një bashkëpunë­tor i përkushtua­r në veprimtari­të e përbashkët­a, do t’më mungojë një Basri që e donte miqësinë, ushqimin e mirë, bisedën e shtruar me një gotë verë, Basriun që e donte shumë jetën, i donte shijet dhe gëzimet që burojnë nga thjeshtësi­a e të qenit bashkë me miq të së njëtës prirje.

Duke menduar se portreti i tij ka nevojë për më shumë se sa përshtypje­t e mia, që në këtë rast mund të jenë shumë emocionale, po sjell më poshtë ç’kanë shkruar për të tre nga zërat më përfaqësue­s të mendimit shkencor dhe letrar në Prishtinë dhe në Tiranë.

Dritaren po e lë hapur…

 ??  ?? Sadik Bejko dhe Basri Çapriqi
Sadik Bejko dhe Basri Çapriqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania