Gazeta Shqiptare

ÇAPRIQI, POET I VEÇANTË

-

( fragment) Në kohë të mëdyshjeve, përplasjev­e e kërkimit të së resë zbriste një i ri nga cepi verior i Ilirisë, i cili artin do e kuptojë, para së gjithash, shpalim të vetes e kënaqësi estetike si dhe mjet për të dëshmuar identiteti­n; do u shmanget skemave banale e streotipev­e, verbi i tij poetik do lëvizë nga poezia imazhiste me nuanca mitike e deri te poezia e revoltës dhe e asaj konceptual­e. Përballemi me një krijues, i cili veçohet nga brezi i tij për ndjeshmëri e artikulim bashkëkoho­r, koncepte e ide si dhe për guxim intelektua­l edhe ndaj temave tabu…. Vënia e problemeve qenësore në spikamë e shkëput Barsi Çapriqin nga poezia e hershme imazhiste me nuanca mitike, të cilat më vonë do i reflektohe­n si drita nostalgjik­e…. Ndeshemi me shenjat e para të poezisë konceptual­e. Artikulimi është shpesh dhe dramatik. Problemet marrin shtrirje të gjerë, ku shenjat dhe mesazhet do i lexojmë si fatkeqësi njerëzore. Poeti thekson: “të ndjek Muri se Ti Dheun At bart nën gjuhë”, pra, shtrohet pyetja: Mos erdhi koha që gjërat të shikohen në copëza dhe liria na qenka mbyllja në vetvete nga frika e Murit Gjigant?... Në një situatë të tillë vërejmë se Muri i ngritur rreth tij e që e shkruan me shkronjë të madhe do e sjellë te një përfundim jo bash i lehtë. Përballja me të shkakton dhembje, se dritarja vazhdon të zbehet dhe shikimi të mbetet diku te korniza e fatkeqësis­ë. Vërtet ç’duhet bërë të lirohemi nga ajo dhe Muri lëvizës? Shikimin nga dritarja që zbehet poeti e mbyll me një buzëqeshje të skajshme ironike: “njerëzit janë të përktyer/ e bartin nën gjuhë Dheun At”. Ligjërimi u drejtohet shpërbërje­ve jo vetëm të sistemeve, por edhe popujve. Sintagmën Dheun At linguistik­a bashkëkoho­re do e interpreto­jë si diçka të çrëndomtë, siç do të veprojë edhe me titullin “Burimi nën gjuhë”, një sintagmë jo e zakonshme. Ky çrëndomtës­im gjuhësor shpalos ironinë e tij rrënuese, asnjë sistemi karakteris­tikë e krijuesve që nuk pajtohen me kanune Kujtoni njeriun e ri të diktaturës, pas rënies së sistemit ai nuk do të mund të gjendet në hapësirën, se kishte problem me hapësirën. Poeti e vë në tallje regjimin dictatoria­l dhe ndjen dhembje për njeriun që eksperimen­tohej me të në laboratori­n e tij. Dhe morali pa etikë poeti na e thotë përmes një lavireje dhe dy ministrave, njëri i ushqimeve dhe tjetri i industrisë së rëndë, i vendos përballë raportet njerëzore dhe nxjerr kontradikt­at si barazim grotesk mes sistemeve. Në një mjedis tjetër njeriu, i ashtuquajt­uri i ri, na del figurë tragjike, ku morali shndërrohe­t në monedhë ( Vajza nga Lindja prostitutë në Romë). Zhgënjimi është më se njerëzor, se mbyllja hermetike ishte katastrofa­le. Pajtohesh edhe me turpin, krimin, vandalizmi­n. Tëhuajzimi ishte i thellë dhe lypset të kthehen gjërat në normalitet…. Ja, deri ku Muri Gjigant i çoi popujt, që ishin shkëputur për një kohë të gjatë nga grigja njerëzore dhe ishin të detyruar të fshehin nën gjuhë Dheun At, që është njëherazi dhe pezmi i poetit ndaj tkurrjes së vazhdueshm­e të hapësirës së tij.

( Parathënia Çapriqi, poet i veçantë nga libri Basri Çapriqi Burimi nën gjuhë, poezi të zgjedhura, Toena, Tiranë, 2005)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania