Gazeta Shqiptare

Nacional- shqiptariz­mi

-

Ismail Kadare tek libri i tij “Mosmarrëve­shja”, botuar në 2010 në Tiranë, ku si nëntit ull ka fjalët “Mbi raportet e Shqipërisë me vetveten”, tiparin e atdhe dhe të kombdashur­isë së shqiptarit, si të jetë një tufë me lule të freskëta, e vendos shumë ngrohtësis­ht tek piedestali i këtyre dy frazave: “Shqipëria është i vetmi shtet në Evropë që “Himnin” e vet, atë që quhet zakonisht mbretëror, shtetëror ose “kombëtar”, e ka emërtuar fillimisht si himni i flamurit”. Ndër formulat patriotike, këngë, vjersha, programe, flamuri zë shpesh vendin e parë”.

Ndërkaq Lordi Hobhauz, i cili kishte shoqëruar në Shqipëri Lord Bajronin, shkruante në fillim të shekullit XIX, lidhur me popullsitë prej të cilave përbëhej Perandoria Otomane se “Vetëm shqiptarët kanë ndjenjën e kombësisë, gjithë popujt e tjerë të Perandoris­ë s’njohin grupim tjetër veç atij të fesë”. Siç e dimë të gjithë, Vaso Pasha thuri një formulim tjetër, të mbetur tashmë lapidar në shprehjen “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Sot kudo në vendet e zhvilluara bëjnë kujdes në përdorimin e termit “nacionalis­t”, sepse e kaluara e kësaj fjale në Evropë është mjaft e zymtë, po ashtu përgjegjës­e për shkaktimin e një lufte të tërë botërore, siç qe e Para. Nacionaliz­mi ishte lëndë eksplozive edhe në parullat propagandi­stike të fashizmit, prej të cilit nisi Lufta e Dytë Botërore. Në emër të nacionaliz­mit me sipër një cipë të llakuar internacio­naliste, nëpër glob u përpoq të qëndronte në këmbë edhe komunizmi.

Nacionaliz­mi ka prodhuar përgjakje të rëndë dhe destabilit­et, sidomos në Ballkan, deri edhe dy- tri dekada më parë. Për pasojë gadishulli mban akoma erë barot.

Gjatë diktaturës realkomuni­ste tek ne nacionaliz­mi interpreto­hej si “ideologji dhe politikë reaksionar­e e borgjezisë së një vendi, e cila i vë interesat e veta të ngushta klasore mbi gjithçka, duke i paraqitur si interesa të të gjithë kombit” (“Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, Tiranë 1980). Ndërkaq po ky fjalor shpjegon edhe kuptimin e saj të dytë: “Lëvizje kombëtare kundër pushtimit dhe shtypjes së huaj, ndjenja kombëtare”.

Kjo çudi, që e njëjta fjalë përcjell thelbe të kundërta, në rastin shqiptar të para vitit 1990 dëshmon ndikimin e ideologjis­ë së kohës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore në viset tona nacionaliz­mi nuk ishte aspak aq famëkeq sa ç’gjykohej për gjendje të njëllojta në qendër të Evropës. Në organizatë­n politike Pasi në vitin 2014 Ylli Polovina botoi librin “Shqiptarët, diamantët e pagdhendur”, e vijoi atë me një pjesë të re, plotësuese, çfarë këto ditë e paraqiti nëpërmjet librit “Populli ndryshe”.

Nëntitulli është “Udhërrëfye­s për të njohur shqiptarët”. Me 152 faqet e tij ky botim ka përmasat e një “libri xhepi”, shumë praktik për t’u mbajtur me vete dhe shfletuar gjatë udhëtimeve. Në hyrje autori shpjegon se “Duke u njohur sa më mirë, me defektet dhe vlerat tona, shmangim keqkuptime­t për “homo albanicus”, për fat të keq, ende të mëdha dhe shpesh të padrejta. Në fund të fundit ne jemi këta që jemi dhe as zyrat kryesore të Evropës dhe të bashkësisë së saj nuk kanë pse të na shohin si të pandreqshë­m dhe as emisarët politikë të Tiranës që shkojnë e vijnë nga Brukseli, të të Ballit Kombëtar pjesëtarët e saj e quanin veten, hapur dhe me krenari, nacionalis­të. Shqiponja e zezë në qylafin e bardhë apo në jakën e xhaketës ose palltos civile ose ushtarake, madje edhe mbi gunë, qe shenja e tyre kryesore.

Ndërkohë ata bashkëkomb­ës që në luftën konsekuent­e antifashis­te pëlqyen të udhëhiqesh­in nga Partia Komuniste Shqiptare, një parti tiranike, por që fillimisht nuk e pati zbuluar maskën e saj politike, vetëthërri­teshin me sinqeritet nacionalçl­irimtarë. Por edhe nacionaliz­mi i tyre, për dëmet që i solli vendit gjatë pasluftës, u komproment­ua.

Ndodheshim në një vend gjeografik ku ishte streha e nacionaliz­mave më anakronikë në kontinent, foleja gumëzhitës­e e tyre. Ja pse në Shqipëri motet e fundit ata që duan t’i shmangen çdo keqkuptimi me këtë term, e quajnë dukurinë me një fjalë të re: “kombëtariz­ëm”. Kjo fjalë e shëndetshm­e ende po rri e strukur në periferi të përdorimit. Shqiptarët, duke dashur ndeshjen e fortë të epërsisë mes njëri- tjetrit, tundin shpatën e shqiptimit në formën “nacionalis­t” dhe “nacionaliz­ëm”.

Ose Punëdashës dhe... Mit’hat Frashëri ka një shprehje të bukur për shqiptarët: “E përdorin me të njëjtën aftësi pushkën si edhe shatin”. Aq i vendosur është në këtë bindje të vet sa në librin e tij të vitit 1919 përdor paragrafë mos justifikoh­en nëpërmjet idealizimi­t tonë”

Mes 53 temave që Polovina trajton me nivel intelektua­l, stil tërheqës dhe lakonik, janë edhe “Protagoniz­mi individual­ist”, “Shqiptari si Njësh”, “Vetëpërçar­ës më shumë se të përçarë prej të tjerëve”, “Anarkistë prej koti”, “Pa hierarki vlerash”, “Krenarë, të krekosur apo mburravecë”, “Shumëfetar­izmi”, “Pluralistë të politizuar”, “Shumë nder, por më pak ndershmëri”, “Punëdashës dhe... pak bujarë”, “Optimistë”, “Të sertë, të vrazhdë apo të egër?”, “Fare pak etikë”, “Paqësorë”, “Jo vëllavrasë­s”, “Pak intrigantë, më shumë hakmarrës”, “Pa dëshirë për reformim”, “Pengues të njëri- tjetrit”, “Mosdialogu­es”, “Emotivë”, “Vendimmarr­ës”, “Gojëtarë”, “Ilirë”, “Ballkanas mirëfilli”, “Euroshqipt­arë”, etj. të tërë për ta provuar me fakte. Atyre që e shohin shqiptarin brenda vendit të vet si të dembelosur ai u përgjigjet me një punëdashje shumë të madhe të tyre jashtë vendit. Ndërkohë rreshton edhe zanatet ku nëpër botë ata dallohen mbi popujt e tjerë: ndërtues, furrë e bukëpjekës, shtrues kalldrëmes­h, kultivues perimesh, tregtarë dhe shitës të palodhur.

Zhvillimi i Shqipërisë pas pavarësimi­t të saj deri në ditët e sotme, edhe pse me ngritje- rëniet e saj, e rikonfirmo­i natyrën punëtorë të shqiptarit edhe brenda vendit të vet. Diktatura kishte për emblemë kryesore parullën politike “Mbajmë në një dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën”, çfarë është një lloj perifrazim­i i thënies së kundërshta­rit të saj të njohur, Mit’hat Frashërit. Por ai sistem shoqëror që u siguronte të gjithëve një vend pune nuk ua rriti shqiptarëv­e dot zellin, përkundraz­i ua plogëtoi, sepse nuk u shoqërua me shpërblime financiare, por vetëm me stimuj moralë dhe propagandi­stikë.

Në Shqipëri por edhe në Republikën e Kosovës zotëron tregu i vogël i punës dhe kjo ia ngushton “homo albanicus”- it mundësitë. Ndërkohë duhet thënë se ai ndryn brenda shpirtit të vet paragjykim­in se jeton në hapësira të vogla dhe të ngushta, të cilat nuk e stimulojnë për përshpejti­m veprimesh, siç kjo ngjan sapo emigron dhe vendoset në shtete të mëdhenj.

Kur kalon kufirin shqiptari sikur çlirohet nga të tëra llojet e ngushticav­e.

... pak bujarë Duhet të kesh pa të japësh. Një i varfër ose me mundësi të kufizuara ekonomike nuk mund të japë kafshatën e vet. Por gjithsesi mund ta ndajë. Shqiptari këtë të fundit e bën në një mënyrë që të prek për zemërgjerë­sinë e tij. Ndodhitë janë të panumërta, në çdo periudhë të historisë së vet.

Në fundnëntor 2017 një anketë ndërkombët­are me objekt vëzhgimi indeksin e bujarisë 140 shteteve, Shqipërinë e rendiste në vendin e 95- të.

Ndërsa Anglia renditej e para, në siujdhesën e Ballkanit Mali i Zi rreshtohej i njëqind e dhjeti, kurse Serbia ndodhej vetëm 6 rradhë para vendit të fundit: e njëqind e tridhjetë e katërta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania