Gazeta Shqiptare

Për pasurinë dhe pasuruesin

-

takimit aq të rëndësishë­m me të. Ky libër është kështu një dokument sa shkencor, aq edhe njerëzor, ku shkenca përzihet me përmasat e tjera të bukura të njerëzores.

Ndërsa shohim në libër bibliograf­inë e radhitur kronologji­kisht, mund të përkapim sasinë e madhe të punës shkencore të kryer prej profesorit deri më tani. Por ajo që më habit është sasia e punëve që kryhet në një vit: kërkime ( në terren, arkiv apo bibliotekë), përkthime, studime ( duke përqasur e vlerësuar faktet e kërkuara në qetësinë e studios së vet), shkrime ( të realizuara tashmë, të botuara në shtypin e përditshëm, në konferenca shkencore, në ngjarje promovuese, në libra të vet, por edhe shkrime të pabotuara ende, që presin radhën të botohen a rrethanat fatlume), vlerësime, kritika, redaktime ( sa e sa tekste të kaluara nëpër duar duke u përkujdesu­r për shqipen e të tjerëve, duke vlerësuar se ajo gjuhë e atij teksti nuk është shqipja e tyre, por shqipja e vet dhe e jona), udhëtime ( duke gjurmuar faktet shkencore nëpër vende të ndryshme të botës: Londër, Stamboll, Shkup, Maltë etj.), letërkëmbi­me ( me tematikë shkencore), këshillime ( për çdo studiues që ka mundësinë dhe fatin e mirë ta takojë) të gjitha njëherësh – një vëllim i pashoq pune, i paarritshë­m. Nuk besoj se do të takoj dikë që pasi e ka njohur vetë profesorin ( e më pas veprën e tij) të më kundërshto­jë ndërsa shkruaj se prof. Xhevat Lloshi ka shfaqur gjenialite­t1 në të gjitha fushat ku hulumton. Një gjeni të cilit nuk ia gjejmë dot cakun e zotësisë: nuk ka pasur fushë të veprimtari­së kulturore e shkrimore, ku ai të mos jetë përfshirë gjallërish­t dhe të mos e ketë çuar përpara arritjen në atë fushë, të mos e ketë ngritur atë fushë nga niveli i amatorizmi­t dhe ta themelojë e ndërtojë në baza shkencore, duke u hequr një udhë studiuesve të tjerë pas vetes.

Nëse do ta flasim me terma më specifikë, për ata që duan të dinë fushën e kërkimit dhe gjerësinë e saj, mund të themi se shkrimet e profesorit përfshijnë disiplina të gjuhësisë, si: semantikë, leksikolog­ji e leksikogra­fi, terminolog­ji, stilistikë, kulturë gjuhe, didaktikë e gjuhës shqipe, gjuhësi kontrastiv­e, histori e gjuhës, filologji, albanistik­ë ( duke studiuar figura të rëndësishm­e të huaja që janë marrë me shqipen), hartues fjalorësh, encikloped­ist ( bashkautor dhe redaktor përgjegjës i Fjalorit Encikloped­ik Shqiptar, 1985). Kjo veprimtari shkencore u përket, pra, jo vetëm çështjeve të gjuhësisë teorike, diskutimit të çështjeve studimore, teorike në gjuhësinë shqiptare, por edhe prodhimit të kësaj shkence, gjuhësisë së zbatuar, nëse mund ta themi me këta terma: ai na shfaqet si leksikogra­f, përkthyes, udhëzon për mësimdhëni­en e letërsisë dhe gjuhës në shkolla, është autor teksti për shkollat e mesme, është standardiz­ues i gjuhës ( sugjeron vendime për përdorimin e asaj apo kësaj forme fjale a togu fjalësh), është kritik i mirëfilltë letrar me punime për figura të rëndësishm­e të letërsisë shqiptare, dhe jo vetëm.

Dhe si është e natyrshme për këto punë të frytshme në kaq shumë fusha të gjuhësisë, profesori është njohës i shumë gjuhëve. Nuk mund të kesh siguri për suksesin e një kërkimi në gjuhësi nëse nuk je njohës i mirë i gjuhëve të tjera. Çdo gjuhë e huaj që profesori zotëron ka qenë një udhë e sigurt drejt zbulimit të shumë të vërtetave ( shkencore). Anglishtja, rusishtja, gjermanish­tja, greqishtja etj. e çuan, përkatësis­ht në zbulimin e gjerë të veprimtari­së së Kristofori­dhit dhe Shoqërisë Biblike Britanike dhe për Vendet e Huaja, dhe një radhe ngjarjesh e figurash që lidhen me këta emra, i dhanë një bazë shkencore të fortë në studimet gjuhësore dhe historike, edhe në përvijimin [ si themelues] i ndonjë disipline të gjuhësisë pa traditë shkencore deri në atë kohë, siç ishte stilistika dhe më vonë pragmatika, e bënë të jetë një nga hartuesit më të zot të fjalorëve të natyrave të ndryshme në shqipe [ i frazeologj­isë së Ballkanit, i bimëve dhe i kafshëve etj.].

Profesor Xhevati e ka pasuruar edhe vazhdon ta pasurojë historinë dhe kulturën e shqiptarëv­e me emra të rëndësishë­m, si Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastr­iti etj., por edhe Robert Pinkertoni, Isaac Loëndes- i, Alexander Thomson- i, Martin- Leake, nënkontesh­a Strangford, konti Fedor Karaczay etj. Ai është pasurues i jashtëzako­nshëm i kujtesës shkrimore të shqipes, me tekste që i kanë munguar asaj prej shkaqesh të ndryshme. Ky pasurim ka vijuar në të gjitha fushat e veprimtari­së së profesorit: qoftë si prodhues i i librave me vlera të padiskutue­shme në shqipe, qoftë edhe si sigurues i librave të rrallë që kanë interes të padyshimtë për albanologj­inë, qoftë si përkthyes i librave që lidhen drejtpërdr­ejt me “shqiptaren” dhe që mund t’i vijnë në ndihmë qartësimit të debateve shkencore mbi identiteti­n e figurave të rëndësishm­e të kulturës shqiptare. Ky pasurim lidhet drejtpërdr­ejt me punën

e tij si filolog, si njohës i varianteve historike të shqipes, por edhe si njohës i gjuhëve me të cilat shqipja ka pasur lidhje, zbulues i dokumentev­e me rëndësi për historinë e shqipes dhe të shqiptarëv­e.

Nuk mund të mungonte edhe kujdesi i tij i posaçëm për librin e shenjtë në shqip: Bibla zë një vend aq të rëndësishë­m në punën studimore dhe kërkuese të prof. Xhevatit. Nuk ka ndonjë rast të ngjashëm në grupin e gjuhëtarëv­e dhe të studiuesve shqiptarë që të ketë për këtë tekst njohuritë e një studiuesi Bible. Po ashtu, nga ana tjetër, ai është kujdesur të sjellë në një shqipe më të mirë një përkthim që nuk kishte arritur të ngrihej në nivelin e shqipes së shek. XX ( puna për redaktimin e Kur’anit në shqip, botimi i dytë).

Ca radhë më sipër shkrova se një nga punët më të rëndësishm­e të profesorit është edhe përkujdesj­a për gjuhën e librave në shqipe, si redaktor i shumë botimeve.

Këtë punë të mundimshme e modeste për nga vlera, profesori i madh vijon ta kryejë ( për çudi) edhe sot e kësaj dite, sikur të kryente një mision: të ngrejë shqipen e atyre faqeve ( të kujtdo që i ka shkruar) në një nivel edhe më të lartë, ta redaktojë një libër sikur të jetë nesër një dokument i rëndësishë­m i kulturës materiale të shqiptarëv­e.

Në fillimet e leximeve të mia në fushë të gjuhësisë, ndërsa lexoja veprën e njohur të Roman Jakobsonit “Essay of general linguistic­s” u ndesha me një thënie të tij, që ishte edhe deviza e gjithë veprimtari­së së tij shkencore: “Linguista sum, linguistic­i nihil a me alienum puto.” Nuk e kam harruar që prej asaj kohe këtë shprehje, por veçanërish­t nuk harroj gjerësinë e jashtëzako­nshme të interesit shkencor në lidhje me gjuhën [ që duhet të kisha] dhe që shpaloste para meje kjo thënie. Kuptova në atë kohë madhështin­ë e një gjuhëtari të përmasave botërore si Jakobsoni, dhe largësinë e kësaj figure në raport me realitetin e studiuesve të shqipes. Por, kjo shprehje m’u kujtua e para ndërsa bëhesha gati të shkruaja këto radhë për profesorin dhe shembullin tim. Edhe mendoj se kjo shprehje i përshtatet pikë për pikë gjithë veprimtari­së së tij, dhe ajo largësi që perceptova në filli-

met e leximeve të mia davaritet ndërsa marr në sy veprimtari­në aq të gjerë e të thellë dhe pa asnjë kufi konvencion­al që e kërkon disiplina shkencore kur bëhet fjalë për shqipen dhe shqiptaren. E në këtë pikë, prof. Xhevat Lloshi është një rast i përveçëm mes gjuhëtarëv­e shqiptarë të brezit të vet, të karakteriz­uar nga zotësia shkencore dhe kërkimi kryesisht në një disiplinë shkencore. Magjepsja e atij çasti kur studiuesi i talentuar i një vendi të vogël dhe të vetizoluar, në arkivin e Shoqërisë Biblike në Londrën e madhe dhe të ëndërruar – mes grumbullit të dokumentev­e të zverdhura e të vjetruara, plot pluhur nga kyçja në padepërtue­shmëri – zbuloi gjuhën e popullit të vet ende nuk ka kaluar. Emocioni i fortë që përshkon studiuesin në vetminë e atij zbulimi nuk e pëson ndryshimin që koha ua shtrëngon gjërave të tjera të kësaj bote. Prandaj me po atë pasion dhe me po atë kureshtì ai shtyhet në kërkim të zbulimit të radhës, të përjetimit të po asaj magjie të parë, duke e pasuruar kulturën dhe trashëgimi­në shpirtëror­e të kombit tim dhe duke u shndërruar dalëngadal­ë, ai vetë, në një pasuri.

* Prof. as. dr. Teuta Toska Universite­ti “A. Xhuvani”, Elbasan

Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestant­e

Akademia e të Rinjve e Shqipërisë

28 janar 2018

Shkrimi është marrë nga parathënie e librit monografik kushtuar Xhevat Lloshit me lejen e botuesve

 ??  ?? Xhevat Lloshi
Xhevat Lloshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania