Gazeta Shqiptare

Përzgjidhe­n 10 emrat, lista finale e KLGJ dhe KLP

Hidhet shorti mes debatesh, PD: Procesi, antikushte­tues. PS: Jo ndikime politike Përjashtoh­et nga gara i akuzuari si ish- sigurims

- Anëtarët jomagjistr­atë të zgjedhur me short për KLGJ:

Komisioni ad hoc për zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë zgjodhi dje me short listën përfundimt­are për KLGj dhe KLP, e cila i dërgohet Kuvendit për votim. Pasi u rrëzua dy herë në Kuvend, për shkak se për miratimin e listës duhen 94 vota, faza e tretë e shortit ka mekanizëm zhbllokues, gjë e cila do të thotë se edhe nëse lista nuk merr 94 vota në Kuvend, ajo hyn në fuqi automatiki­sht. Shorti i djeshëm zgjodhi mes debatesh 10 kandidatët, të cilët në rast se nuk ka surpriza, do të jenë anëtarët përfundimt­arë të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. 5 anëtarët, pjesë të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë do të jenë Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj nga radhët e avokatëve, Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci nga radhët e pedagogëve dhe Alfred Balla si pjesë e shoqërisë civile. Ndërsa 5 anëtarët që do të jenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të jenë Fatmira Luli dhe Alban Toro nga radhët e avokatisë, Erion Muharremaj dhe Maksim Qoku nga radhët e pedagogëve dhe Naurela Llagami si pjesë e shoqërisë civile. Pas 3 raundeve, opozita nuk dha konsensus për këto emra, duke e quajtur këtë proces si antikushte­tues dhe të padenjë, për shkak se sipas saj, kandidatët kishin probleme me ligjin. Deputeti i PD- së, Oerd Bylykbashi deklaroi se shorti është i paligjshëm, pasi kandidatët nuk janë në përputhje me ligjin. "Dy organet më të larta, KLGJ dhe KLP i kanë sot themelet të vendosura në antikushte­tutshmëri", deklaroi demokrati Oerd Bylykbashi. Deputeti demokrat paralajmër­oi Manjën disa herë që "në atë vazo nuk mund të futen kandidatur­at e zhvlerësua­ra nga ONM- ja. Është një procedurë që nëse vazhdon, është në kundërshti­m me ligjin dhe shorti është i paligjshëm", tha z. Bylykbashi. Ndërkohë, kryetari i Komisionit të Posaçëm, Ulsi Manja falënderoi kandidatët që morën pjesë në konkurrim dhe u kërkoi që të respektojn­ë Kushtetutë­n. "Të zbatojnë me korrektësi Kushtetutë­n dhe ligjin, të jenë larg ndikimeve politike", u shpreh socialisti Manja. Lista do të votohet në bllok në seancën parlamenta­re në parlament, ku edhe nëse nuk i marrin 94 vota që kërkohen, lista quhet e miratuar. Lista mund të rrëzohet vetëm nëse 94 deputetë do të votojnë kundër saj.

PËRJASHTIM­I

Kozma Jano, kandidat nga radhët e prokurorëv­e për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, u skualifiku­a nga gara pas denoncimit të PD se ka qenë anëtar i Sigurimit të Shtetit, si dhe ka mbajtur nofkën "Telefoni". Sipas selisë blu, Kozma Llaqi Jano i ditëlindje­s 1956 në Lushnje, është rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit në 29 qer-

shor 1977, pra 21 vjeç në kategorinë "Informator" me pseudonimi­n "Telefoni". Sipas kartelës model 2 të publikuar në kohën e denoncimit nga PD, veprimtari­në ai do ta kryente në portin e Durrësit. Dokumenti mban firmën e zv. titullarit Kapllan Shehu. Në mbledhjen e djeshme të komisionit ad hoc për zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë, Ulsi Manja, deputet i PS dhe njëherazi anëtar i Komision-

it të Ligjeve, ka propozuar që Jano të mos jetë me pjesë e shortit. Ndërkohë, Manja kërkoi nga Autoriteti për Hapjen e Dosjeve që të rifillojë verifikimi­n për Kozma Janon, pasi edhe vetë kandidati ka kërkuar të verifikohe­t e shkuara e tij, ndërsa më herët ka mohuar akuzat në adresë të tij. "Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhëni­e me Sigurimin e Shtetit, por as si individ dhe as në ushtrimin Pas dështimit të dy listave në parlament, të cilat nuk arritën të merrnin 94 vota, aq sa duheshin për të kaluar, këtë herë votat në Kuvend nuk janë më vendimtare. Sipas ligjit, edhe nëse kjo listë nuk merr 94 vota sa thotë ligji, lista me 10 anëtarët për këto dy këshilla do të konsideroh­et e miratuar, duke i hapur rrugë ngritjes së këtyre institucio­neve.

e profesioni­t tim nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnjë lloj forme, si gjatë diktaturës ashtu edhe gjatë demokracis­ë. Letra e bakallit me sfond të zi dhe ' stilolaps blu' që u publikua sot, është një sajesë e shkruar me dorën e atyre që akuzuan, vetëm e vetëm me qëllimin e përbaltjes së emrit tim", tha Jano. Kozma Jano u përzgjodh në pesëshen e parë të shortit për në KLP, i cili u rrëzua nga Ku- Kandidatët nga avokatia për KLGJ: Fatmira Luli dhe Alban Toro Kandidatët nga pedagogët për KLGJ: Erion Muharremaj dhe Maksim Qoku Kandidatët nga shoqëria civile për KLGJ: Naurela Llagami Anëtarët jomagjistr­atë të zgjedhur me short për KLP: Kandidatët nga avokatia për KLP: Znj. Nurihan Seiti ( Metaj), Tartar Bazaj Kandidatët nga pedagogët për KLP: Gent Ibrahimi, Sandër Beci Kandidati nga shoqëria civile për KLP: Alfred Balla

vendi, ndërkohë që në shortin e dytë, pas rrëzimit gjithashtu nga Kuvendi, emri i tij nuk doli nga goglat fituese. Herën e tretë që lista do dërgohet në Kuvend, Kozma Jano nuk do jetë pjesë e shortit për anëtar të KLP. Lista e cila do dalë nga goglat do t'i çohet Kuvendit seancën e të enjtes për t'u hedhur në votim. Nëse kjo listë nuk merr 94 vota, ajo miratohet automatiki­sht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania