Gazeta Shqiptare

Ultimatum drejtuar dy qeverive, në të kundërt protesta në dogana

Tregtia e lirë bashkon prodhuesit nga Shqipëria dhe Kosova

-

Prodhuesit

nga Sh qipëria dhe Kosova janë mbledhur të hënën në Prishtinë për të nënshkruar kërkesat specifike drejtuar qeverive të dy vendeve. Objektivi kryesor i sipërmarrj­es kombëtare është heqja e barrierave tarifore dhe jotarifore për qarkullimi­n e lirë tregtar dhe ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Dokumenti është nënshkruar nga "Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë" dhe "Klubi i Prodhuesve të Kosovës" me mbështetje­n e "Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë". Në total janë 10 kërkesa, të grupuara në dy hapa, ku për hapin e parë qeverive u vendoset një ultimatum kohor për përmbushje­n e tyre, në të kundërt grupet e prodhuesve paralajmër­ojnë se do të përshkallë­zohet me protesta në të gjitha pikat doganore. Kërkesa e parë është heqjen e pagesës për skanerin në Republikën e Shqipërisë për të gjithë qarkullimi­n tregtar importeksp­ort, Shqipëri- Kosovë; ( Kërkesa i drejtohet qeverisë së Shqipërisë, afati i përmbushje­s së kësaj kërkese 30 maj 2018) dhe më pas heqja e pagesës për terminalet doganore në Republikën e Kosovës për të gjithë qarkullimi­n tregtar import- eksport, Shqipëri- Kosovë dhe Kosovë- Shqipëri; ( Kërkesa i drejtohet qeverisë së Kosovës, afati i përmbushje­s së kësaj kërkese 30 prill 2018). Në listën e kërkesave është njohja e certifikim­eve dhe analizave fitosanita­re të të gjithë produkteve që i nënshtrohe­n këtyre analizave dhe certifikat­ave; ( Kërkesa i drejtohet të dy qeverive, afati i përmbushje­s së kësaj kërkese 30 mars 2018). Të tjera kërkesa janë: Thjeshtimi i procedurav­e për eksporti- min e produkteve farmaceuti­ke për sipërmarrë­sit e Kosovës dhe Shqipërisë; ( Kërkesa i drejtohet të dy qeverive, afati i përmbushje­s së kësaj kërkese 30 mars 2018), përshpejti­mi i procedurav­e doganore, në trajtimin e praktikave të qarkullimi­t tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve. ( Kërkesa i drejtohet të dy qeverive, afati i përmbushje­s së kësaj kërkese 30 prill 2018) dhe kërkesa për rishikimin e kufirit për akcizën e birrës. Aktualisht është 200.000 hektolitër. Në mënyrë që konkurrenc­a të jetë në favor të të gjithë sipërmarrë­sve kërkohet që kufiri të vendoset: a) ose të ulet në 50.000 hektolitër; b) ose të ngrihet në 500.000 hektolitër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania