Gazeta Shqiptare

Rruga Tiranë- Elbasan, prokuroria: Hetim ish- ministrit Haxhinasto

Gjinkuri depozitoi 2 kallëzime pranë organit të akuzës: Dëm prej 54 mln dollarësh ndaj shtetit Tre ish- zyrtarë, nën arrest për shpërdorim detyre

-

Vijojnë hetimet për dosjen e abuzimeve me rrugët pas prangosjes së ish- drejtorit të ' Rrugëve', Dashamir Xhika dhe prerjes së dy fletarrest­eve të tjera për Aksel Qurdukun dhe Albesn Alitën, ish- drejtues në Njësinë e Menaxhimit të projektit Tiranë- Elbasan. Bëhet me dije se në lidhje me këtë çështje është nën hetim edhe ish- ministri Edmond Haxhinasto, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Transporte­ve për tri vite radhazi. Haxhinasto po hetohet për abuzimet me rrugën Tiranë- Elbasan, e cila edhe pse ka nisur të ndërtohet që në vitin 2011, ende nuk ka përfunduar - deklaron "Report TV". Ai u emërua ministër i Transporte­ve në shtator të 2013- ës, ndërsa dha dorëheqjen në shtator të 2016- ës dhe në vend të tij u emërua Sokol Dervishaj.

MASAT E ARRESTIT

Për dosjen e abuzimeve me rrugët, Krimet e Rënda kanë nxjerrë 3 masa arresti për ishdrejtor­in e ' Rrugëve', Dashamir Xhika dhe Albens Alite e Aksel Qurduka, të cilët kanë qenë ish- drejtorë të Njësisë së Menaxhimit të projektit Tiranë- Elbasan. Personat e sipërpërme­ndur dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë- Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogari­t në 80 milionë euro. Komunikimi i urdhrit të lëshuar për Dashamir Xhikën nga prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj është bërë dy ditë më parë në ambientet e policisë së Elbasanit, ku Xhika qëndron i arrestuar për një çështje tjetër. Për Dashamir Xhikën, në të njëjtën ditë Gjykata e Elbasanit konfirmoi një tjetër masë sigurie me burg, për dosjen e rrugës Elbasan- Gjinar, ku përllogari­tet një dëm në buxhetin e shtetit prej 5.3 miliardë lekë. Për rrugën Tiranë- Elbasan janë depozituar dy kallëzime në prokurori, më i fundit i dorëzuar nga ministri Damian Gjiknuri më 12 dhjetor 2017. Kallëzimi i ministrit Gjiknuri erdhi pas një auditi të kryer pranë Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, ku sipas tij është konstatuar një dëm prej 54 milionë dollarësh ndaj shtetit mbi zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan. Ndërkohë, prokurorët janë duke shqyrtuar çështjen e rrugës së Gjinarit dhe atë Tiranë- Elbasan në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Tre ish- zyrtarët akuzohen për "Shpërdorim detyre".

 ??  ?? Ish- ministri i Transporti­t dhe Infrastruk­turës, Edmond Haxhinasto
Ish- ministri i Transporti­t dhe Infrastruk­turës, Edmond Haxhinasto
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania