Gazeta Shqiptare

Erdogan takon Papën, vizita e parë pas 59 vitesh

Vizita në Romë e kreut të Turqisë, kurdët e presin me protesta Presidenti turk për "La Stampa": BE të mbajë premtimin

-

Ditën e djeshme, në Vatikan nisi takimi kokë më kokë mes presidenti­t të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe liderit shpirtëror të katolikëve, Papa Françeskut, raporton Anadolu Agency ( AA). Papa priti presidenti­n Erdogan në hyrjen e Sallës së Bibliotekë­s në Pallatin Apostolik, ku lideri i botës katolike pret mysafirët. "Ju faleminder­it për kujdesin", është shprehur presidenti Erdogan, ndërkohë që edhe Papa ka falënderua­r presidenti­n turk për vizitën. Erdogan dhe Papa Françesku shtrënguan duart para përfaqësue­sve të mediumeve, ndërsa më pas kaluan në Sallën e Bibliotekë­s, ku mbajtën takimin kokë më kokë, i cili u zhvillua në dyer të mbyllura për mediumet. Kjo është vizita e parë e një presidenti turk pas 59 vitesh që viziton Vatikanin. Mësohet se temë kryesore mes presidenti­t turk dhe Papës është terrorizmi dhe vendimi për Jerusalemi­n. Vizita e Erdigan në Vatikan është shoqëruar me masa të forta sigurie. Në Romë duke nisur nga dita e djeshme e deri në largimin e Presidenti­t Erdo? an në qytet ishin në detyrë 3.500 forca të sigurisë. Siguri e lartë sikurse për Trumpin apo Putinin. Të njëjtat masa edhe për presidenti­n turk Rexhep Taip Erdoan në Romë. Vizitën zyrtare në Itali e nisi në Vatikanin që nuk vizitohej nga presidentë­t e Turqisë prej 6 dekadash. Takimi me Papa Françeskun zgjati për 50 minuta, ku tema kryesore të diskutimit ishin Jerusalemi, që administra­ta Trump e njohu si kryeqytet të Izraelit, por edhe çështjet e të drejtave të njeriut. Shkëmbyen së bashku edhe dhurata. Panoramës së Stambollit në qeramikë që i dhuroi Erdoani, Papa Françesku ia ktheu me një medaljon të Engjëllit të Paqes, që largon djajtë e luftës. Një dhuratë domethënës­e, teksa Turqia po kryen në sulm ushtarak në Siri kundër militantëv­e kurdë. Edhe në Romë, Erdoanin e ndoqën protestat e kurdëve, ku në përleshjet me policinë italiane pati edhe të plagosur. Në një intervistë për mediat italiane Erdoan kërkoi nga Bashkimi Europian t'i mbajnë dyert e hapura për Turqinë. Por në përgjigjen nga Brukseli thuhej se kjo është ende larg, pasi nuk është konstatuar asnjë përmirësim me të drejtat e njeriut çka do të pasqyrohet në raportin e prillit. Ndonëse policia italiane kishte marrë një sërë masash për vizitën e presidenti­t turk në Romë, dhe ishin ndaluar protestat, një gjë e tillë ka ndodhur. Komuniteti kurd ka manifestua­r sot në Romë kundër vizitës zyrtare të Presidenti­t turk Rexhep Taip Erdogan në Itali. Protesta e tyre është zhvilluar në kështjellë­n "Sant'Angelo" jashtë zonës së blinduar nën masa mjaft të larta nën kontrollin e policisë italiane, për të garantuar sigurinë e vizitës së presidenti­t turk. Nën thirrjet e parullat "Erdogan vrasës", "Larg duart nga Kurdistani", i janë bashkuar kësaj proteste mjaft aktivistë të organizata­ve joqeverita­re italiane në mbrojtje të lirive e të drejtave njerëzore. Një prej manifestue­sve ka propozuar, duke marrë me vete turmën, për të vazhduar protestën në Vatikan ku po zhvillohej dhe vizita. Ndërkohë që, nga ana tjetër, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan i kërkon BE- së që të mbajë premtimin lidhur me aderimin e Turqisë. Në një intervistë për të përditshme­n italiane "La Stampa", gjatë një vizite zyrtare që po zhvillon në Romë, ai, gjithashtu, tha se duhet të ruhet statusi i qytetit të Jerusalemi­t. "Pranimi i Turqisë në BE nuk mund të flijohet në llogaritje­t e politikës së brendshme - tha ai - dhe Jerusalemi nuk është thjesht një çështje e myslimanëv­e". Sipas presidenti­t turk, statusi i këtij qyteti "duhet të ruhet bazuar në rezolutat e OKB- së, duke siguruar që myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë të jetojnë në paqe krah për krah". Kreu i shtetit turk flet edhe për ndërhyrjen turke në provincën siriane Afrin: "Luftojmë vetëm terroristë­t dhe kemi të drejtë ta bëjmë këtë". Ai siguron që Ankaraja do të kontribuoj­ë në integritet­in territoria­l të Sirisë. Gjithashtu, përsërit se nuk është pushtues. Sa i përket Libisë, Erdogan thotë se "Turqia mbështet integritet­in territoria­l libik dhe unionin e saj politik". Presidenti turk rikujton që Roma dhe Ankaraja kanë rinisur aktivitete­t në ambasadat e tyre në Tripoli dhe premtoi se shumë shpejt do të jetë operativ një grup pune i përbashkët për të zgjidhur krizën e brendshme.

 ??  ?? Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe lideri shpirtëror i katolikëve, Papa Françesku
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe lideri shpirtëror i katolikëve, Papa Françesku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania