Gazeta Shqiptare

Rama: Negociatat më afër se kurrë Bushati: BE të forcojë angazhimin

Qeveria shqiptare mirëpret strategjin­ë e Komisionit Evropian Ministri: Shpresojmë që ky vlerësim të mbështetet nga anëtarët e BE

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje, se hapja e negociatav­e me Bashkimin Evropian është më afër se kurrë. Pas prezantimi­t të Strategjis­ë së Zgjerimit të BE drejt Ballkanit nga komisioner­i Johannes Hahn dhe shefja e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, ku Shqipëria dhe Mali i Zi u vlerësuan se i kanë zbatuar 100% politikat e jashtme të caktuara nga BE reagoi kryeminist­ri Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në "Facebook", kreu i qeverisë shprehet me tone optimiste. "Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjin­ë e BE. Negociatat më afër se kurrë. Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë' - shkroi ai. Ndërkohë në një reagim të tij, nga Lituania, ku ishte për një vizitë zyrtare, Ministri për Evropën e Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh: "Strategjia e Zgjerimit e Komisionit Evropian dëshmon vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, sikundër ofron një listë masash për integrimin dhe transformi­min e të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian". "Reforma në drejtësi, zë një vend qendror, ku sipas modelit të reformës së thellë e transformu­ese të Shqipërisë, vendeve të rajonit u rekomandoh­et një plan konkret hapash dhe masash për përgatitje­n e tyre për zbatimin e detyrimeve që burojnë prej anëtarësim­it në BE", tha më tej, ministri i Jashtëm. "Mirëpresim vlerësimin e Komisionit Europian dhe gatishmëri­në për fillimin e bisedimeve të anëtarësim­it me Shqipërinë. Ne besojmë që ky vlerësim i Komisionit do të mbështetet njëzëri nga vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, si një investim i qëndrueshë­m për procesin e pakthyeshë­m të reformave në Shqipëri dhe stabilitet­in demokratik të rajonit",- nënvizoi Bushati. "Duke pasur parasysh hendekun zhvillimor mes vendeve të rajonit dhe BE- së, mirëpresim që angazhimet e kësaj strategjie të specifikoh­en më tej me programe e instrument­e finan- ciare në mbështetje të infrastruk­turës, ndërlidhje­s, arsimit e sigurisë energjetik­e të rajonit tonë. Shpresojmë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin në rajon Kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla e lexon si inkurajues mesazhin e Vlahutin dhe Hahn për integrimin e Ballkanit në BE. "Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të ardhmen e tyre e kanë në BE. Ky është mesazhi i qartë në Strategjin­ë "Juncker"'shprehet Balla në "Facebook".

e të demonstroj­ë qartësi strategjik­e për të transformu­ar thellësish­t dhe këtë pjesë të Evropës",- përfundoi reagimin e tij, ministri Bushati.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania