Gazeta Shqiptare

Vlahutin: Qeveria dhe opozita të punojnë deri në pranverë me konstrukti­vitet

Ambasadorj­a e BE: Do të monitorojm­ë ecurinë e reformave

-

Ambasadorj­a

e BE në Tiranë, Romana Vlahutin deklaroi dje, gjatë prezantimi­t të strategjis­ë së zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor se duhen zbatuar reformat. "Është i nevojshëm dialogu konstrukti­v në të gjithë spektrin politik. Qeveria t'i hapë mundësi opozitës dhe kjo e fundit të angazhohet në mënyrë konstrukti­ve. Shpejtësia e anëtarësim­it të gjashtë vendeve do të varet nga progresi i gjithsecil­it. Shqipëria ka një mundësi reale për të hapur negociatat. Sa më shumë reforma të zbatoni, aq më shpejt do të arrini. Reforma në drejtësi është një punë e bërë përpara. Kështu ju mund të arrini vendet që tashmë i kanë hapur negociatat. Qeveria dhe opozita të punojnë deri në pranverë me konstrukti­vitet",- u shpreh Vlahutin. Në lidhje me plotësimin e dy institucio­neve të rëndësishm­e KLP- së dhe KLGJ- së, Vlahutin tha: "Ne e kemi parë dhe ndjekur këtë çështje. ONM ka funksione të ndryshme sa i përket zgjedhjes së anëtarëve. Është çështje interpreti­mi, inter-

PETRIT VASILI

"Opozita do të mbështesë e do të votojë pa hezitim çdo kandidat që respekton ligjin dhe opinionin e ONM. Maxhoranca po e dhunon hapur edhe ligjin, edhe ONM. Në qoftë se Vlahutin është dakord me këtë që mazhoranca bën, le ta thotë qartë, ndryshe çdo thirrje ndaj opozitës është thjesht alibi për antireform­ën që zbatohet në drejtësi",- tha dje, kreu i Grupit të LSI.

pretimi i parlamenti­t që ka të njëjtën peshë në lidhje me listën. Fatkeqësi është se nuk u bë përpjekje nga partitë politike duke gjetur zgjidhje te merita". Ajo u shpreh se do të ketë monitorim nga BE sidomos për punën e qeverisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania