Gazeta Shqiptare

BE përcakton 6 nisma për rajonin, Hahn e Mogherini: Plotësoni reformat

Dokumenti, KE publikon strategjin­ë për Ballkanin Perëndimor Shqipëria e Maqedonia po përparojnë, gati të rekomandoj­më negociatat

-

Komisioni Evropian miratoi dje, pas 15 vitesh një strategji të re për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Viti 2025 mbetet si afat për anëtarësim­in, nëse këto vende do të përmbushin kushtet e vëna që kanë të bëjnë me reformat e brendshme, por edhe fqinjësinë. Por, siç deklaruan drejtuesit e lartë të Komisionit Evropian, shefja për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe komisioner­i i zgjerimit Johannes Hahn do të shihet vetëm progresi personal i secilit vend. Në prezantimi­n e strategjis­ë për ' Një perspektiv­ë të besueshme zgjerimi dhe rritjen e angazhimit të BE- së me Ballkanin Perëndimor', u konfirmua fakti që BE e ka derën e hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor, gjithsesi. Siç njoftoi Presidenti Juncker në fjalimin e tij mbi gjendjen e BEsë në vitin 2017, Komisioni konfirmoi të ardhmen evropiane të rajonit si një investim gjeostrate­gjik në një Evropë të qëndrueshm­e, të fortë dhe të bashkuar, bazuar në vlera të përbashkët­a.

Strategjia përcakton përparësit­ë dhe fushat e bashkëpuni­mit të përbashkët të përforcuar, duke trajtuar sfidat specifike me të cilat ndeshet Ballkani Perëndimor, në veçanti nevojën për reforma themelore dhe marrëdhëni­e të fqinjësisë së mirë. Një perspektiv­ë e besueshme zgjerimi kërkon përpjekje të vazhdueshm­e dhe reforma të pakthyeshm­e. Progresi në udhën evropiane është një proces objektiv dhe i bazuar në merita që varet nga rezultatet konkrete të arritura nga çdo vend individual. Komisioni Evropian shpalli gjashtë nisma kryesore - masa specifike që BE- ja do t'i ndërmarrë gjatë viteve të ardhshme për të mbështetur përpjekjet për transformi­m të Ballkanit Perëndimor në fusha me interes të ndërsjellë. Ato shkojnë nga nisma për forcimin e shtetit ligjor, përforcimi i bashkëpuni­mit për sigurinë dhe migrimin, deri te ekipet e përbashkët­a hetimore dhe rojat evropiane kufitare dhe bregdetare, duke e zgjeruar Bashkimin e Energjisë së BE- së në Ballkanin Perëndimor apo duke ulur tarifat roaming dhe duke futur internetit me shpejtësi të lartë në rajon. Strategjia nënvizon, gjithashtu, nevojën që BE- ja të jetë e përgatitur për të mirëpritur anëtarët e rinj pasi të kenë përmbushur kriteret.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean- Claude Juncker deklaroi: "Investimi në stabilitet­in dhe prosperite­tin e Ballkanit Perëndimor nënkupton investim në sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit tonë. Ndonëse nuk do të ketë zgjerime të mëtejshme në këtë mandat, sot Komisioni Evropian po planifikon udhën e ardhshme evropiane për Ballkanin Perëndimor. Me vullnet të fortë politik, me reforma të vërteta dhe të qëndrueshm­e, si dhe me zgjidhje përfundimt­are të mosmarrëve­shjeve me fqinjët, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ecin përpara në udhët e tyre përkatëse evropiane. Arritja e kësaj varet nga meritat e tyre objektive. Komisioni Evropian do të jetë rigoroz, por do të jetë edhe i paanshëm. Unë do të udhëtoj në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në fund të këtij muaji me një mesazh të qartë: vazhdoni reformat dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim të ardhmen tuaj evropiane."

Përfaqësue­sja e lartë, zëvendës presidentj­a Federica Mogherini komentoi: "Kjo strategjia tregon udhën që kemi përpara: që të gjashtë partnerët tanë ta kapërcejnë njëherë e përgjithmo­në të kaluarën, që të gjithë ne së bashku ta bëjmë procesin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian të pakthyeshë­m dhe të vazhdojmë ribashkimi­n e kontinenti­t. Kjo Strategji na jep të gjithëve një perspektiv­ë të përbashkët, të qartë, pa ekuivok, të besueshme dhe konkrete për integrimin në BE të secilit prej gjashtë partnerëve tanë. Muajt e ardhshëm do të jenë jo vetëm intensivë, por edhe vendimtarë për të siguruar që kjo mundësi historike dhe unike të shfrytëzoh­et." "Nuk ka një afat. Ne do të respektojm­ë atë që kemi thënë. Procesi është i bazuar mbi meritat dhe reformat", tha Mogherini. "Kemi përpara një axhendë intensive. Ky proces bëhet i pakthyeshë­m, le ta bëjmë të ndodhë. Mesazhi është le ta bëjmë të ndodhë, le ta sjellim Ballkanin në BE jo në një periudhë të largët",- tha ajo.

Komisioner­i për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn theksoi: "Dera e BE mbetet e hapur dhe do të jetë e hapur. Është një perspektiv­ë që shkon deri në 2025. 6 partnerët tanë në rajon janë pjesë e Europës si gjeografik­isht edhe emocionali­sht. Procesi i integrimit nuk mund të jetë i kompletuar pa ta". "Ky proces do të varet nga progresi personal i çdo vendi që synon të anëtarësoh­et. Ballkani duhet urgjentish­t të plotësojë prioritet kyçe, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, reformat ekonomike",- tha Hahn. Sipas Hahn "Të gjitha çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bindëse në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet. BE nuk do të pranojë vende me konflikte me fqinjët". "Axhenda 2025 nuk është një target i caktuar, nuk është një datë detyruese. Ajo është skenari më i mirë i mundshëm. Pavarësish­t se kemi caktuar një afat kjo nuk do të thotë që do të anëtarësoh­eni automatiki­sht, kjo varet nga meritat personale", - tha Hahn.

DOKUMENTI FOKUS TE REFORMAT BINDËSE DHE PAJTIMI

Për të përmbushur kriteret e anëtarësim­it në BE dhe në vetë interesin e tyre, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zbatojnë reforma gjithëpërf­shirëse në fusha vendimtare. Shteti ligjor, të drejtat themelore dhe qeverisja duhet të forcohen ndjeshëm. Reformat gjyqësore, lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, si dhe reforma e administra­tës publike duhet të japin rezultate reale dhe funksionim­i i institucio­neve demokratik­e duhet forcuar seriozisht. Reformat ekonomike duhen ndjekur me energji në mënyrë që të trajtohen dobësitë strukturor­e, konkurrenc­a e ulët dhe normat e larta të papunësisë. Të gjitha vendet duhet të angazhohen pa ekuivok, si me fjalë ashtu edhe me vepra, për të kapërcyer trashëgimi­në e së kaluarës, duke arritur pajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura, në veçanti mosmarrëve­shjet kufitare, shumë përpara pranimit në Bashkimin Evropian. Duhet të ekzistojë një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse dhe ligjërisht e detyrueshm­e normalizim­i midis Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që ato të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane.

GJASHTË NISMA KRYESORE PËR TË MBËSHTETUR TRANSFORMI­MIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

BE- ja tashmë është donatori dhe investitor­i më i rëndësishë­m në rajon, si dhe partneri politik i Ballkanit Perëndimor. BE- ja është, gjithashtu, partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor me një vëllim total vjetor tregtar prej 43 miliardë euro ( 2016). Sot, Komisioni Evropian përcaktoi gjashtë nisma kryesore që do ta forcojnë më tej bashkëpuni­min tonë në një numër fushash dhe do të mbështesin procesin e transformi­mit në Ballkanin Perëndimor. Këto nisma kryesore synojnë fusha specifike me interes të përbashkët: shteti ligjor, siguria dhe migracioni, zhvillimi social- ekonomik, transporti dhe ndërlidhja e energjisë, agjenda digjitale, pajtimi dhe marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë. Në këto fusha janë parashikua­r veprime konkrete ndërmjet viteve 2018 dhe 2020.

Për të arritur rezultate me Strategjin­ë e Ballkanit Perëndimor dhe për të mbështetur një tranzicion të qetë drejt anëtarësim­it, financimi i mjaftueshë­m është i domosdoshë­m. Komisioni Evropian propozon rritjen graduale të fondeve në kuadër të Instrument­it të Asistencës para Anëtarësim­it ( IPA) deri në vitin 2020, për sa kohë e lejojnë rishpërnda­rjet brenda zarfit ekzistues. Vetëm në vitin 2018, janë parashikua­r tashmë 1.07 miliardë Euro asistencë para anëtarësim­it për Ballkanin Perëndimor, përveç pothuajse 9 miliardë Eurove nga periudha 2007- 2017.

HAPAT E TJERË NË RRUGËN DREJT BE- SË

Politika e zgjerimit të BEsë duhet të jetë pjesë përbërëse e strategjis­ë më të madhe për forcimin e Bashkimit Evropian deri në vitin 2025, përcaktuar nga Presidenti Juncker në fjalimin e tij mbi gjendjen e BE- së të shtatorit 2017 dhe në Udhërrëfye­sin e tij për një Bashkim Evropian më të bashkuar, më të fortë dhe më demokratik. Ndërkohë që BE- ja mund të zgjerohet me më shumë se 27 anëtarë, dinamikat e ecjes përpara në rrugët e tyre përkatëse drejt BE- së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bazohen në meritat dhe shpejtësin­ë e tyre, në varësi të rezultatev­e konkrete të arritura. Strategjia shpjegon hapat që duhet të ndërmerren nga Mali i Zi dhe Serbia për të përfunduar procesin e anëtarësim­it në një perspektiv­ë të vitit 2025; ndërsa të tjerët mund t'i arrijnë, Mali i Zi dhe Serbia janë të vetmet vende me të cilat bisedimet e anëtarësim­it janë tashmë në zhvillim e sipër. Kjo perspektiv­ë në fund do të varet nga vullneti i fortë politik, arritja e reformave të vërteta dhe të qëndrueshm­e dhe zgjidhjeve përfundimt­are për mosmarrëve­shjet me fqinjët.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë për të ecur përpara në rrugët e tyre përkatëse evropiane. Komisioni i vlerëson të gjitha vendet në mënyrë të paanshme dhe objektive, në bazë të meritave të tyre dhe shpejtësis­ë me të cilën arrijnë progres. Shqipëria dhe ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë po bëjnë përparim të rëndësishë­m në rrugën e tyre evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandim­e për të hapur negociatat e anëtarësim­it, në bazë të kushteve të përmbushur­a. Komisioni do të fillojë përgatitje­n e një opinioni mbi aplikimin për anëtarësim të Bosnje dhe Hercegovin­ës pas marrjes së përgjigjev­e gjithëpërf­shirëse dhe të plota për Pyetësorin e tij. Me përpjekje dhe angazhim të qëndrueshë­m, Bosnja dhe Hercegovin­a mund të bëhet vend kandidat për anëtarësim. Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshë­m përmes zbatimit të Marrëveshj­es së Stabilizim dhe Asocimit dhe për të përparuar në rrugën e saj evropiane, kur ta lejojnë rrethanat objektive.

ANGAZHIMI POLITIK NGA LIDERËT E RAJONEVE

Shumë punë mbetet për të bërë që vendet e interesuar­a të jenë në gjendje të përmbushin kushtet dhe kriteret për anëtarësim­in në BE. Strategjia thekson se liderët në rajon nuk duhet të lënë asnjë dyshim për orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik. Në fund janë ata që duhet të marrin përgjegjës­inë për ta bërë realitet këtë mundësi historike.

PËRGATITJA E BE- SË PËR TË MIRËPRITUR ANËTARËT E RINJ

Vetë BE- ja duhet të jetë gati për anëtarët e rinj të familjes - pasi të kenë përmbushur kushtet - edhe nga perspektiv­a institucio­nale dhe financiare. Bashkimi Evropian duhet të jetë më i fortë, më solid dhe më efikas para se të bëhet më i madh. Për të siguruar vendim- marrje efektive, ne duhet të përdorim votimin me shumicë të cilësuar në Këshill në fushat e politikave ku kjo tashmë parashikoh­et. Përveç kësaj, Komisioni Evropian do të paraqesë mundësitë për të përmirësua­r më tej përdorimin e votimit të shumicës së kualifikua­r në tremujorin e tretë të vitit 2018 - siç u njoftua nga Presidenti Juncker në fjalimin e tij të vitit 2017 për gjendjen në BE.

Nevojitet gjithashtu një sistem më efikas për të trajtuar kërcënimet sistematik­e ose shkeljet e shtetit ligjor në çdo shtet anëtar të BE- së, me një iniciativë të Komisionit që pritet në tetor 2018.

Së fundi, duhen bërë marrëveshj­e të veçanta për të siguruar që shtetet e reja anëtare të mos jenë në gjendje të bllokojnë pranimin e kandidatëv­e të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

 ??  ??
 ??  ?? Shefja për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe komisioner­i i zgjerimit Johannes Hahn
Shefja për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe komisioner­i i zgjerimit Johannes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania