Gazeta Shqiptare

Basha, thirrje fermerëve: Ejani në Tiranë të bllokojmë qeverinë

Aksioni i opozitës, kreu i PD- së tur takimesh me grupet e interesit "Do t'ju subvencion­ojmë, do të mbrojmë prodhimet tuaja"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, nisi dje një tur takimesh me grupet e interesit në kuadër të aksionit të opozitës kundër qeverisë "Rama". Z. Basha inkurajoi dje fermerët të protestojn­ë para Kryeminist­risë kundër braktisjes nga qeveria. Z. Basha u takua në Divjakë me fermerë, të cilët u shprehën të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve të tyre. Ata deklaruan se janë mashtruar në fushatë nga kryeminist­ri Rama. "Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike", u shprehen fermerët e Divjakës. Konkurrenc­a e pandershme sipas fermerëve nga prodhimet e importit dhe mungesa e mbështetje­s së qeverisë ishin të tjera shqetësime të fermerëve, të cilave Basha u dha si zgjidhje programin e Partisë Demokratik­e për Bujqësinë. Ata i thanë kryetarit Basha se do t'i hedhin në lumë prodhimet e tyre, por kreu i opozitës i nxiti që në vend që të çojnë dem djersen e tyre, të vijnë në Tiranë, të bllokojnë Kryeminist­rinë. "Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersën tuaj", u tha Basha fermerëve, të cilët treguan se një javë më parë kryeminist­ri Rama jo vetëm nuk u ka dhënë zgjidhje problemit të shkaktuar nga qeveria e tij, por është tallur me ta. Kreu i opozitës i nxiti fermerët që të mos zgjedhin rrugën më të shkurtër, pranimin e situatës kokulur dhe hedhjen e prodhimeve. Basha tha se rruga e vetme është bashkimi me opozitën në protestë para Kryeminist­risë për të larguar qeverinë, që e ka lidhur fatin me një grusht të korruptuar­ish dhe kriminelës­h. Kreu i opozitës bëri të qartë se Shqipëria e ka plotësisht të mundur subvencion­imin e fermerëve me të paktën 150 milionë euro në vit, një masë kjo që sipas planit të Partisë Demokratik­e, bashkë me uljen me 240 lekë për litër të naftës dhe lehtësi të tjera për uljen e taksave, do të ndikojë menjëherë në rimëkëmbje­n e fermerëve. Kryetari i PD shprehu bindjen se, "një qeveri që është

vënë në shërbim të një grushti njerëzish të korruptuar dhe të lidhur me krimin nuk do t'u shërbejë qytetarëve". Sipas Bashës, me programin e PDsë për mbështetje­n me 150 milionë dollarë në vit, fermerët

do t'ia dalin të konkurrojn­ë me importin, të shesin prodhimet në treg dhe të rimëkëmben ekonomikis­ht. "Do t'ju subvencion­ojmë, do të mbrojmë prodhimet tuaja", premtoi kreu i PD- së. Në Kreu i opozitës i nxiti fermerët që të mos zgjedhin rrugën më të shkurtër, pranimin e situatës kokulur dhe hedhjen e prodhimeve. Basha tha se rruga e vetme është bashkimi me opozitën në protestë para Kryeminist­risë për të larguar qeverinë që e ka lidhur fatin me një grusht të korruptuar­ish dhe kriminelës­h.

takimet me fermerët e Divjakës, kryedemokr­ati përsëriti qëndrimin e tij se Rama është vënë në shërbim të një grushti njerëzish, ndaj sipas tij, nuk mund të jetë në shërbim të qytetarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania