Gazeta Shqiptare

Spaho: Aksioni i opozitës, hapat që do ndjekim kundër qeverisë

U përjashtua nga Kuvendi, deputeti i PD: Ruçi si gardian

-

Opozita

nuk do të ndalë protestat deri në rrëzimin e qeverisë "Rama" dhe krijimin e një qeverie antimafia. Sipas deputetit të PDsë, Edmond Spaho, pjesëmarrj­a e qytetarëve në marshimin e 27 janarit e rrit përgjegjës­inë e opozitës. Spaho tha në studion e "News 24" se aksioni opozitar do të vijojë paralelish­t me protestat në rrugë dhe luftën e fortë politike në Kuvend. Teksa është ndalur tek situata e krijuar në Kuvend të enjten e kaluar dhe përjashtim­in e tij nga seanca, Spaho deklaroi se kryeparlam­entari Ruçi bën rolin e gardianit, duke ndjekur politikën e Ramës. "Aksioni ynë politik do të jetë kombinim i protestave në rrugë, së bashku me luftën e fortë politike në Kuvend. Do të ketë protesta të tjera si ajo e 27 janarit, nuk e kemi përcaktuar ende datën. Intensitet­i i pro- testave do të varet nga zhvillimet politike dhe nga pjesëmarrj­a. Ne në asnjë rast nuk do lejojmë që të na hiqet e drejta e fjalës. Nëse në çdo rast duhet të marrim lejë nga Ruçi për ato që duam të themi, atëherë do të jemi fiktivë në parlament dhe nuk do të përmbushim rolin tonë", u shpreh deputeti Spaho. Duke u ndalur tek rasti i ekstradimi­t të Nazer Seitajt në Itali, i ashtuquajt­uri financieri i Habilajve, deputeti demokrat tha se në seancën parlamenta­re të radhës është kërkuar interpelan­cë me ministren e Drejtësisë. Sipas Spahos, këto janë përpjekjet e kryeminist­rit Rama për të shpëtuar ish- ministrin, Saimir Tahiri. "Këtë të enjte ne kemi kërkuar një interpelan­cë me ministren e Drejtësisë, pasi e gjykojmë si një nga personat më fajtorë për ekstradimi­n jashtëligj­shëm të Nazer Seitajt. Edhe Prokuroria e Për- gjithshme, Drejtoria e Përgji- thshme e Burgjeve dhe policia janë fajtorë për këtë ekstradim. Duam të hedhim dritë mbi përpjekjet që po bën mazhoranca për ta nxjerrë të pafajshëm Saimir Tahirin. Emërimi i prokurores së përkohshme synonte prishjen e provave që rëndojnë situatën e Tahirit. Po kështu, edhe lëvizjet në prokurori tregojnë për përpjekjet që po bëhen në këtë drejtim", tha Spaho.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha, dje në Divjakë
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, dje në Divjakë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania