Gazeta Shqiptare

PD: Dy anëtarë të KLGJ dhe KLP, gjyqtarë e prokurorë të komunizmit

Zbardhen dokumentet e vendimeve politike të Fatmira Lulit dhe Nurihan Seitit "Dënime edhe për rrëzimin e bustit të Enverit"

- Valentina Madani

Demokratët publikuan dje prova për anëtaren e KLGJ- së, Fatmira Luli, që sipas tyre si gjyqtare në kohën e diktaturës ka dënuar qytetarë pse morën pjesë në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada. Partia Demokratik­e paraqiti fakte dhe prova të reja për kandidatët e përzgjedhu­r për KLP dhe KLGJ. Më konkretish­t, PD- ja paraqiti përmes deputetit Enkelejd Alibeaj dokumente që provojnë se Fatmira Luli dhe Nurihan Seiti kanë dhënë dënime për agjitacion propagandë, kalim të paligjshëm të kufirit, rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës apo hyrjen ambasada. Në këto vendime konstatohe­t se dënimet dhe akuzat ndaj qytetarëve shqiptarë nga anëtarët e sotëm të KLGJ dhe KLP janë dhënë për motive qartazi politike dhe me akuzë për tradhti ndaj vijës së partisë dhe vlerave të partisë. Kryetari i Këshillit të Legjislaci­onit, Enkeljed Alibeaj, denoncoi dje sesi sistemi i ri i drejtësisë sipas tij po kapet nga qeveria nëpërmjet promovimit në krye të sistemit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të kohës së komunizmit, të përfshirë në gjyqe politike. "Procesi për anëtarët e KLGJ dhe KLP prodhoi një rezultat dramatik, ku sot anëtarë të KLGJ dhe KLP janë jo vetëm kandidatë të përjashtua­r nga ONM, jo vetëm kandidatë që nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm kandidatë që nuk kanë paguar taksat, të angazhuar në politikë, por edhe individë të kriminaliz­uar, për shkak se kanë dënuar politikish­t qytetarët shqiptarë, thjesht se kanë menduar që liria dhe demokracia janë vlera që duhet të aplikohen edhe në shoqërinë tonë", tha Alibeaj gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislaci­onit. Sipas PD- së, sistemi i ri i drejtësisë po kapet përmes promovimit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të peri-

udhës së komunizmit, që sipas saj janë përfshirë në vendime të drejtpërdr­ejta politike në atë kohë. "Fatmira Luli ( monumenti) është dënim i dhënë prej asaj në 19 prill 1991 për një person që ka marrë pjesë në 20 shkurt në rrëzimin e monu-

mentit të Enver Hoxhës. ' Fatmira Luli ( ambasada)' është dënim i dhënë nga Fatmira Luli për një person ( minator i Valiasit) që kishte tentuar të futej në ambasadë pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990. - Fotot Nurihan 1- 15 - janë 4 ven-

 ??  ??
 ??  ?? Deputeti Enkelejd Alibeaj
Deputeti Enkelejd Alibeaj
 ??  ?? Faksimile e një prej vendimeve të Fatmira Lulit
Faksimile e një prej vendimeve të Fatmira Lulit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania