Gazeta Shqiptare

Rama: Jemi pranë një pakti detar me Greqinë, do jetë i drejtë për të dyja palët

Kryeminist­ri flet për gazetën greke: Shqipëria e madhe? Nuk ekziston si pretendim "Çamët? Duam lëvizje të lirë, jo toka"

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke "Ta Nea" se qeveria shqiptare është shumë pranë marrëveshj­es me Greqinë lidhur me kufijtë detare. "Marrëveshj­a do të jetë e drejtë për të dyja palët" ka thënë kryeminist­ri Rama. Sa i takon çështjes çame, Rama ka deklaruar se është çështje e të drejtave themelore të njeriut. "Kanë të drejtë të udhëtojnë në Greqi si çdo qytetar europian", duke shtuar se "nuk mund të imagjinohe­t që në shekullin e 21- të disa njerëz nuk mund të hyjnë dot në Greqi".

INTERVISTA E PLOTË

Cili është vlerësimi juaj për marrëdhëni­et dypalëshe Greqi- Shqipëri sot?

Njerëzit e thjeshtë në Shqipëri dhe Greqi, gjithmonë manifestoj­në ngrohtësi dhe mikpritje për njëri- tjetrin. Historia na ka bashkuar nga lashtësia dhe përgjatë historisë ekzistojnë shumë shembuj të mëdhenj, të veçantë ku njëra palë të bëjë veprime të mira dhe pozitive ndaj palës tjetër. Shqiptarët strehuan fqinjët e tyre, duke u ofruar ndihmë, duke u ofruar mbështetje robërve fatkeq të luftës greko- italiane dhe grekët bënë të njëjtën gjë me ne, kur ne dolëm nga periudha e turpshme, e fëlliqur e diktaturës komuniste.

Si kryeminist­ër jam angazhuar që nga dita e parë që të ndërtoj një marrëdhëni­e strategjik­e midis Greqisë dhe Shqipërisë, të bazuar në respekt të ndërsjellë, në besim dhe dëshirë për të ecur dorë për dore drejt një të ardhmeje të mirë për të dy popujt tanë. Nuk ka qenë e lehtë. Kemi pasur tensionet dhe fërkimet tona, por me gjithë këto, çështjet midis nesh i kemi përballuar me sinqeritet nga të dyja palët.

Përkrah faktit se në këtë periudhë nuk kemi pasur kontakte të nivelit të lartë midis dy qeverive tona, ne kemi mundur të zhvillojmë dhe t'i japim frymë një mirëkuptim­i të thellë të shqetësime­ve tona nga të dyja palët. Besoj se tani gjendemi në një pozicion për t'i përmirësua­r në mënyrë të rëndësishm­e marrëdhëni­et tona, duke i ndërtuar ato mbi një punë, e cila është bërë nga të dyja palët për të përballuar çështjet e së shkuarës, duke na lejuar ne të ecim/ udhëtojmë së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë për popujt tanë, kombet tona dhe për rajonin tonë. Jam i bindur se e gjithë puna e vështirë, të cilën kemi marrë përsipër së shpejti në vazhdim do të japë frytet e veta dhe do të na bëjë të gjithëve krenarë.

Dy vendet janë në negociata për të zgjidhur çështje të ndryshme. Si kryeminist­ër e keni shtruar çështjen e çamëve. Çfarë kërkohet saktësisht nga Tirana?

Nga pala greke, kjo çështje është trajtuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi edhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territoria­l thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakord më shumë se kaq me ju, përveç se çështje territoria­le midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk mund të ekzistojë.

Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, që nganjëherë gjejnë vend në cepat e skajshëm ekstremë të skenës politike, kërcënojnë për të shtrembëru­ar të vërtetën dhe për të minuar të ardhmen. Pra, duhet që të gjithë të kuptojnë qartë se për aq sa na takon ne këtu në Shqipëri, çështja e çamëve ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatr­iotëve tanë shqiptarë, të cilët dikur jetonin në vendin tuaj dhe asgjë më tepër më tej. Sinqerisht, nuk besoj se çdo njeri i mençur do të ishte në kundërshti­m me qëndrimin që ata njerëz gëzojnë të drejtën të udhëtojnë dhe të vizitojnë Greqinë, ose që ata apo fëmijët e tyre duhet të kenë mundësinë për të fituar të drejtat mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht çdo qytetar evropian vepron. A mund ta imagjinoni sot në Evropën e shekullit të 21 që njerëz të plakur, burra dhe gra në Shqipëri e kanë të ndaluar të kalojnë kufirin e Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i vendit tuaj? E njëjta gjë ekziston dhe për absurditet­in e ruajtjes së Ligjit të Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, një fantazmë e gjallë e së shkuarës që qëndron pezull midis nesh, pasojat ligjore të të cilit krijojnë pengesa të padurueshm­e për qytetarët që përmenda më

lart, por edhe për shumë të tjerë.

Sa afër jemi me përcaktimi­n e AOZ- ve midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Jam shumë i kënaqur që ndërsa kemi rënë dakord të ulemi në tryezë së bashku dhe të bisedojmë me zemra dhe mendje të hapura, ashtu sikurse bëjnë popujt tanë të cilët jetojnë si fqinjë, si në Shqipëri dhe në Greqi, jo vetëm që mund të zgjidhim çdo mosmarrëve­shje dhe keqkuptim të së shkuarës, por mund gjithashtu të gjejmë zgjidhjet më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët. Jemi pranë një marrëveshj­eje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë edhe për Shqipërinë, edhe për Greqinë.

Të martën, BE- ja do të çelë diskutimet për zgjerimin e saj drejt vendeve të Ballkanit. Çfarë dëshironi të dëgjoni nga BE?

Sot BE- ja ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për BE- në. Kushdo që nuk e beson, nuk e kupton në realitet rëndësinë e Ballkanit për paqe dhe stabilitet në Evropë. Unë dëshiroj të dëgjoj nga Këshilli Evropian një strategji të qartë për bashkimin/ trupëzimin e Ballkanit me Bashkimin Evropian si pjesë e një strategjie më të gjerë për Bashkimin Evropian. Në një periudhë të ndryshimev­e të rëndësishm­e në botë, kemi nevojë për një BE me strategji, me rol udhëheqës botëror/ global, e dedikuar ndaj vizionit dhe vlerave të saj, në vend që të drejtohet ndaj taktikave dritëshkur­tër të paqarta dhe pa marrë vendime mbi bazë të kritereve afatshkurt­ra politike. Shqipëria ka të drejtën e një rekomandim­i të drejtpërdr­ejtë që të hapen negociatat dhe nuk pres asgjë më pak nga Komisioni i Evropës si fillim dhe nga Këshilli pak më vonë.

Qeveria greke është duke u përballur edhe me zgjidhjen e çështjes së emrit të FYROM. Cili është mendimi juaj për këtë temë?

Ka ardhur koha të zgjidhet kjo çështje dhe ku ka dëshirë, gjithmonë ka edhe mënyra. Greqia ka kaluar kohë të vështira për shkak të një krize të dhimbshme, e cila pati si efekt anësor që të mbajë të vetmin vend - anëtar të BE- së në rajonin tonë larg nga zhvillimet periferike dhe betejat e viteve të fundit. Përpos këtyre, për arsye të dëshirës së fortë politike për të luftuar me reforma të dhimbshme dhe masa të vështira, duket se vendi juaj e ka gjetur rrugën e tij dhe rikthehet në politikën periferike. Ky është një lajm i shkëlqyer për të gjithë ne në rajon. Zgjidhja e çështjes së emrit është në interes të të gjithëve dhe shpreh interesat e vendit tuaj gjithashtu. Një Maqedoni ( sido që të quhet në bazë të marrëveshj­es) stabël, demokratik­e dhe e begatë, është e rëndësishm­e për të ardhmen e popullit të saj, të rajonit dhe të Greqisë gjithashtu. Shpresoj të mbizotëroj­ë vizioni strategjik dhe vendosmëri­a për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi taktika të politikave dritëshkur­tër nuk do të na drejtojnë drejt së ardhmes, ku të gjithë palët gëzojnë të drejtën.

PRETENDIME­T

"Nga pala greke, kjo çështje është trajtuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi edhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territoria­l thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakord më shumë se kaq me ju, përveçse çështje territoria­le midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk mund të ekzistojë", tha Rama.

* Botuar në faqen e parë të gazetës "Ta Nea" Intervisto­i Aleksia Kefala

Njoftim për shitje me ankand

 ??  ?? Faksimile e gazetës greke "Ta Nea"
Faksimile e gazetës greke "Ta Nea"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania