Gazeta Shqiptare

1230 pallate, Lame: Ja si do pajisen banorët me tapi

Kreu ALUIZNI- t, thirrje banorëve: Bashkëpuno­ni për të përfunduar procesin Marrin certifikat­ë pronësie 4 kulla nga 11- katëshe

-

Drejtori i ALUIZNI- t, Artan Lame, ka shpërndare dje lejet e para të legalizime­ve për pallatet që janë ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit. Lame ka bërë të ditur procedurat që do të ndiqen për pajisen me leje legalizimi dhe më pas me certifikat­ë pronësie për banorët e pallateve kur ndërtuesi ka lënë pa kryer procesin e regjistrim­it në hipotekë. Kreu i ALUIZNI- t pasi ka shpjeguar tri raste për tre ndërtues, që kanë njohur rrugën e zgjidhjes, u ka bërë thirrje banorëve të pallateve pa leje që të bashkëpuno­jnë për pajisjen me tapi të pronave të tyre. Nga vendimi i qeverisë që parashikon legalizimi­n e 1230 pallateve përfitojnë 30 mijë familje.

TAKIMI

Drejtori i Përgjithsh­ëm i ALUIZNI- t, Artan Lame së bashku me drejtoresh­ën e ' Tirana 2', Orjeta Myzeqari u dorëzuan lejet e legalizime­ve banorëve të pallatit që përfituan nga VKM nr. 19, e cila ka si qëllim hipotekimi­n e pallateve, që janë të braktisur nga pronarët apo kanë shkelur lejen e ndërtimit. Drejtoria ' Tirana 2' ka emetuar rreth 40 leje për këto ndërtime, nga ku në emër të banorëve janë 16 pallate dhe në emër të subjekteve janë 24 pallate. Në proces janë edhe 20 pallate. Ndërsa, në total janë 210 kërkesa për përfshirje në procesin e legalizimi­t. "Problemati­ka e pallateve ka qenë përherë në vëmendjen tonë. Në Bashkinë Tiranë ( këtu flas vetëm për drejtorinë ' Tirana- 2'), administro­hen sot rreth 210 kërkesa për legalizim ndërtimesh mbi 5 kate, me leje ndërtimi të shkelura. Përfshijmë këtu deklarime të bëra nga vetë subjektet, si dhe nga banorët e këtyre pallateve. Drejtoria ' Tirana2' ka emetuar rreth 40 leje për këto ndërtime, mes të cilave ndajmë si kategori: 1. Leje të emetuara në emër të banorëve janë 16 pallate. 2. Leje të emetuara në emër të subjekteve ndërtues, 24 pallate. Gjithashtu, në proces pranë drejtorisë janë edhe rreth 20 pallate të tjera, që do të thotë se janë njoftuar subjektet ndërtues dhe jemi në pritje të reagimit të tyre, ose procedura për ta ka kaluar afatet e njoftimit dhe tanimë u takon banorëve për të vijuar", deklaroi Lame.

KREU I ALUIZNI- T, ARTAN LAME TREGON TRI RASTE QË JANË ZGJIDHUR

RASTI 1. "Pallati poshtë të cilit jemi mbledhur i takon rastit të emetimit të lejes për banorët. Ndërtimi i deklaruar për legalizim si fillim është pajisur me leje ndërtimi sipas Vendimit nr. 10, datë 15.12.2001, të KRRT Bashkia Tiranë, në favor të firmës, për ' Objekt 7 kate me 1 kat parkim nëntokë'. Duke qenë se kontrata e sipërmarrj­es ndërmjet firmës nuk është realizuar për mungesë fondesh, ndërtimi është kryer nga investimi i përbashkët dhe periodik i gjithë banorëve posedues të njësive përkatëse, bashkë me përfaqësue­sin e tyre, Aleksandër Culli, të cilët nuk e kanë respektuar projektin fillestar të miratuar dhe ndër vite kanë kryer shkelje. Me përcaktimi­n e një përfaqësue­si nga banorët, u realizua prej tij mbledhja dhe administri­mi i dokumentac­ionit të kërkuar nga ligji. Gjithashtu, u përpilua dhe aktekspert­iza e qëndrueshm­ërisë së objektit, përcaktuar në VKM 19, si dokument i detyruar për dorëzim prej banorëve. Vlen të theksoj se ky është një prej pak dokumentev­e, i cili është detyrim ligjor të realizohet prej banorëve, por të cilin shumë pallate të tjera nuk kanë arritur ta prodhojnë, duke dështuar në bashkëpuni­min mes vetë banorëve. Pas një pune dhe bashkëpuni­mi disamujor, u arrit të mbyllej procedura dhe të emetohej leja e legalizimi­t për këtë ndërtim dhe banorët që e posedojnë atë. Rasti është dërguar për regjistrim në ZVRPP, e cila po procedon për regjistrim. Së shpejti, banorët do të kenë në duar certifikat­at e pronës për banesat apo njësitë që posedojnë. Me këtë proces, këtij subjekti iu legalizuan dhe i bëhen të regjistrue­shme për hipotekë rreth 2600 m2 ndërtim". RASTI 2. "Rasti i dytë është rasti kur vetë subjekti ndërtues ka shprehur interes si dhe ka ndjekur procedurën për legalizim të godinës, subjekti ' TIRHINO'. Subjekti ndërtues është pajisur nga Bashkia Tiranë me leje ndërtimi nr. 867, datë 25.12.1998, për ndërtimin e ' Kompleks banimi me 4 kulla, 11 kate' në Selitën e Vogël, në pronë të familjes Kika. Në vijim, duke qenë se ky subjekt ka kryer shkelje të projektit të miratuar, ka aplikuar pranë Bashkisë Tiranë për legalizim. Në bashkëpuni­m me ZVRPP, për sqarimin e rastit lidhur me marrëdhëni­et mes pronarëve të truallit dhe subjektit ndërtues, u arrit më në fund zgjidhja. Pas evidentimi­t në terren nga specialist­ët e caktuar, u gjenerua materiali tekniko- ligjor dhe u emetua leja e legalizimi­t në favor të subjektit për kullat ' A& C', 12 kate + 2 kate parkim. Dokumentac­ioni përkatës është dërguar në Zyrën Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e për regjistrim­in e pasurisë së legalizuar. Këtij subjekti iu legalizuan dhe iu bëhen të regjistrue­shme në hipotekë rreth 17.200 m2 ndërtim, ose 90 apartament­e banimi, 30 njësi tregtare, 2 kate parkim me 30 poste parkimi". RASTI 3 "Ngjitur me pallatin tuaj është ndërtimi i një subjekti ndërtues ' EDAL', i cili rezulton të jetë tepër problemati­k. Në këtë rast, janë pronaret e truallit që kanë bllokuar me proces gjyqësor firmën ndërtuese për procedimin me legalizim, pasi firma i ka shitur apartament­et më shumë se një herë. Edhe një tjetër firmë, me të cilën jemi gjithashtu në proces gjyqësor, për të njëjtën arsye si më lart, punuam me drejtim legalizimi­n e pallateve në emër të firmës që ka marrë lejen dhe në fund pasi ata nuk arritën të paguajnë faturat, na bllokuan me gjyq. Në këtë rast, sepse kjo firmë ka disa raste të tjera për të cilat do të punohet në vazhdim, mbahen peng rreth 50.000 m2 ndërtim, që mund të kishin filluar të regjistroh­eshin në ZVRPP, nëse do kish pasur bashkëpuni­m të mirë. Ne kemi filluar procedurën me njoftim edhe për rreth 20 objekte të tjera, për të cilat ende nuk kemi reagim nga firmat, një pjesë e të cilave sot ende bashkia i pajis me leje ndërtimi. Jemi duke bashkëpunu­ar ndërkohe me bashkinë, për saktësimin e këtyre subjekteve, të cilat rrezikojnë të mos marrin më leje ndërtimi deri në përfundim të procedurav­e të legalizime­ve të objekteve të ndërtuara më herët".

PROBLEMATI­KA

"Ajo që vëmë re në procesin tonë, në shumë raste është mungesa e bashkëpuni­mit me banorët. Dëshira për t'u pajisur me certifikat­ë pronësie, ky është i vetmi qëllim, nuk krahasohet me nivelin e bashkëpuni­mit që duhet të kishin mes tyre, detyrim i përcaktuar nga jeta komunitare dhe qëllimi i përbashkët. Vërtet kanë blerë prona, por gabimi i tyre bashkohet me gabimin e ndërtuesve deri në mospërmbyl­lje me certifikat­a pasurie. Mbase ky përfundim nuk është niveli i përgjithsh­ëm i rasteve, por nga këto raste që kemi punuar, kjo gjendje ekziston. Rastet kur ndërtuesit spekulojnë dhe u kërkojnë lekë banorëve për t'u vazhduar procesin e legalizimi­t. Rastet kur banorët nuk merren vesh me njëri- tjetrin, apo me ndërtuesin, apo me pronarët e tokës", - thotë Lame.

 ??  ?? Drejtori i ALUZINI- t Artan Lame, gjatë takimit të djeshëm me banorët
Drejtori i ALUZINI- t Artan Lame, gjatë takimit të djeshëm me banorët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania