Gazeta Shqiptare

Administra­ta, 1.073 vende vakante për mësues, inxhinierë, ekonomistë

DAP: Procedurat për t'u bërë pjesë e administra­tës publike

-

Në administra­tën pub like do të punësohen 1.073 persona gjatë këtij viti. Lista me vendet vakante është publikuar në Fletoren Zyrtarë, ku përcaktohe­n institucio­net që kanë vende bosh, pozicioni, orët e punës dhe kohëzgjatj­a e kontratës. Janë 1.073 vende në administra­tën shtetërore, të cilat qeveria mendon t'i plotësojë me rekrutime të reja gjatë këtij viti. Në një vendim të marrë dje, Këshilli i Ministrave deklaron se numri i vendeve vakante të planifikua­ra për rekrutim gjatë vitit 2018 në institucio­net e administra­tës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1.073. Sipas kate- gorive, 20 vende vakante janë në kuadrin e Trupës së Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues ( TND), ku përfshihen drejtorë të përgjithsh­ëm të institucio­neve kombëtare. Për kategorinë e mesme drejtuese shpallen 83 vende bosh, për kategorinë e ulët drejtuese 305 dhe për kat- egorinë ekzekutive, 665 vende. Në kategorinë ekzekutive do të kërkohen profesioni­stë nga sektorët si më poshtë: shkenca juridike, shkenca kompjuteri­ke, audit i brendshëm, shkenca ekonomike, shkenca ekonomike/ juridike, shkenca shoqërore, shkenca sociale, histori- filologji, shkenca mjekësore, veterinari, agronomi, shkenca biologjike dhe të ngjashme me to, kimi, shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatsh­me, shkenca inxhinieri­ke, arkitektur­ë, arkeologji dhe restaurime, artet e bukura, gjeodezi, shkenca ekzakte, shkenca edukimi, mësuesi dhe arsim i lartë ush- tarak/ policor. Do të jetë Departamen­ti i Administra­tës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjës­e, institucio­ni i ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi. Aplikimet për vendet e lira në shërbimin civil, për pozicionet e lira në institucio­net e administra­tës shtetërore, pra në Kryeminist­ri, minis- tritë e linjës dhe institucio­net e tyre të varësisë bëhen online nëpërmjet faqes zyrtare të Departamen­tit të Administra­tës Publike, "www. dap. gov. al". Për të aplikuar, duhet të krijosh një llogari personale dhe të ngarkosh të gjithë dokumentac­ionin që kërkohet. http:// hrm. gov. al/ Regjistroh­u. aspx

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania