Gazeta Shqiptare

Gjyqi i Shullazit, avokati: Besim Hajdarmata­j kërcënoi Beqjan që të dëshmojë kundër të akuzuarit

Sinan Topi: Beqja më mori 180 mijë euro dhe nuk m'i ktheu më

-

seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme të Krimet e Rënda ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, kanë dalë përpara trupit gjykues për të dëshmuar dy ish- avokatët e të arrestuarv­e, Nexhdet Kambo dhe Alban Qafo. Gjatë seancës avokati Kambo ka treguar për takimin e kryer me Ylvi Beqajn, duke lëshuar akuza të forta për prokurorin Besim Hajdarmata­j, i cili sipas tij i ka bërë presion dëshmitari­t të mbrojtur Ylvi Beqja që të dëshmojë kundër të aku-

AVOKATI

Në një nga takimet më deklaroi se ishte kërcënuar nga disa persona, mes tyre dhe kreu i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, se nëse nuk dëshmonte në favor të shtetit kundër Emiliano Shullazit atëherë prokuroria do e arrestonte dhe atë për financim të grupit kriminal",- dëshmoi avokati Nexhdet Kambo.

zuarit. Ai u shpreh se teksa takonte biznesmeni­n si mik të Shullazit, Beqja ka deklaruar se është kërcënuar nga Hajdarmata­j se nëse nuk dëshmon kundër Shullazit, do arrestohej edhe ai. "Ylvi Beqajn e kam njohur pasi u arres-

tua Shullazi dhe Dani, pasi isha avokat i tyre gjatë seancës së masave. Beqaj me deklaroi se Shullazin e kishte mik se e kishte ndihmuar për regjistrim­in e hotel Vollgës si pronë. E kam takuar disa herë pasi më vinte në zyrë. Në një nga takimet më deklaroi se ishte kërcënuar nga disa persona, mes tyre dhe kreu i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, se nëse nuk dëshmonte në favor të shtetit kundër Emiliano Shullazit atëherë prokuroria do e arrestonte dhe atë për financim të grupit kriminal", tha Kambo. Kjo dëshmi është konfirmuar edhe nga avokati tjetër, Alban Qafo. Më tej Kambo shtoi së Ylvi i kishte kërkuar lekë, pasi donte të largohet jashtë vendit, me arsyes se kishte frikë për jetën. "Ylviu më kërkoi që t'i them çunave se do lekë pasi do ikte jashtë vendit se ka frikë për jetën. Më kërkoi borxh dhe mua, por e përzura dhe nga ai moment s'kam më kontakt", u shpreh Kambo gjatë dëshmisë. Ndërkohë një tjetër dëshmi e dhënë dje, është ajo e biznesmeni­t Sinan Topi. Ai ka deklaruar se ka njohje me Beqajn, i cili sipas tij i ka marrë 180 mijë euro dhe nuk ia ka kthyer më. "Beqja më ka mashtruar, prej dy vitesh s'më ka kthyer asnjë lek", dëshmoi Sinan Topi. Në seancën e së martës ka munguar dëshmitari tjetër i kërkuar nga prokuroria, Jani Zaka i cili ndodhet prej dy vitesh në arrati.

 ??  ?? Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania